Kosova shënon histori, filmi “Shok” nominohet për OSCAR

Arfenilla

Themelues i Forumit
Themelues

thumbs_b_c_99f8e01a6beae2ac68a7a85c7762e52c-620x330.jpg


Kosova sot feston nominimin e saj të parë në Akademinë OSCAR, gjë që shënon suksesin më të madh të industrisë së filmit kosovar deri më tani, raporton Anadolu Agency (AA).
Kjo është hera e parë në histori që Kosova hyn në “Academy of Motion Pictures Arts and Science” me filmin “Shok”, bashkëprodhim ky mes Kosovës dhe Anglisë. Filmi është me skenar dhe regji të Jamie Donoughue, dhe ai sapo u nominua bashkë me 4 filma të tjerë për çmimin ‘Best Live Action Short Film’ në edicionin e 88-të të OSCAR.
Ngjarja e filmit është vendosur në periudhën e luftës në Kosovë, kur vendi ishte nën okupimin e Serbisë. Në film sprovohen kufijtë e miqësisë mes dy fëmijëve të cilët luftojnë për të mbijetuar gjatë luftës në Kosovë.
Filmi “Shok” është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës me producent Eshref Durmishin dhe Harvey Ascott. Kjo është arritja më e madhe e kinematografisë kosovare deri më tani dhe “Shok” tashmë ia ka hapur dyert filmave kosovarë që të jenë të pranishëm në ngjarjet më të mëdha të filmit.B lajmi
 
Top