LeVoyageur
RDM 33 NSOE
-
- Anëtarësuar më
- Jul 12, 2011
-
- Mesazhe
- 24,652
-
- Reagimet e mara
- 20,737
-
- Vendndodhja
- Me kembe te ngulura mire....mbi re😁
Kosova merr vendimin! Do të ofrojë transportin urban falas deri në mars, qytetarët do të udhëtojnë pa pagesë
Ky vendim do jetë i vlefshëm deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ndërsa propozimi u bë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Transporti publik në Kosovë do të ofrohet falas. Sipas mediave të Kosovës bëhet e ditur se Komuna e Prishtinës ka marrë vendimin që të gjithë qytetarët e kryeqytetit të kenë mundësi të udhëtojnë me urban falas gjatë muajve të dimrit.
Sakaq, ky vendim do jetë i vlefshëm deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ndërsa propozimi u bë nga Partia Demokratike e Kosovës.
Video e marrë nga KLAN KOSOVA:
Ndërkohë, argumenti për këtë vendim, i cili u miratua më 11 nëntor nga Asambleja e Komunës, ka të bëjë me faktin se kjo ky vendim do të sjell një lehtësim të trafikut dhe do të ulet ndotje e ajrit, pasi qytetarët ndoshta nuk do t’i përdorin shumë automjetet private.
(k.a/dosja.al)