Kosova ofron transportin urban falas per qytetaret deri ne mars

LeVoyageur

Once upon a time...

Kosova merr vendimin! Do të ofrojë transportin urban falas deri në mars, qytetarët do të udhëtojnë pa pagesë​


Ky vendim do jetë i vlefshëm deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ndërsa propozimi u bë nga Partia Demokratike e Kosovës.


Transporti publik në Kosovë do të ofrohet falas. Sipas mediave të Kosovës bëhet e ditur se Komuna e Prishtinës ka marrë vendimin që të gjithë qytetarët e kryeqytetit të kenë mundësi të udhëtojnë me urban falas gjatë muajve të dimrit.

Sakaq, ky vendim do jetë i vlefshëm deri në muajin mars të vitit të ardhshëm, ndërsa propozimi u bë nga Partia Demokratike e Kosovës.

Video e marrë nga KLAN KOSOVA:

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


Ndërkohë, argumenti për këtë vendim, i cili u miratua më 11 nëntor nga Asambleja e Komunës, ka të bëjë me faktin se kjo ky vendim do të sjell një lehtësim të trafikut dhe do të ulet ndotje e ajrit, pasi qytetarët ndoshta nuk do t’i përdorin shumë automjetet private.

(k.a/dosja.al)
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Se mos frymzonjet ene Ramazoni ene na nderton tramvaj deri ne mars ene jep abone falas te shoqerume me pace pilaf. :D
 
  • Haha
Reactions: Ivy
Back
Top