Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kosova nuk arrin të marrë Mitrovicën e Veriut

Stërzgjatet saga e hapjes së urës mbi lumin Ibër
Analisti Adlum Ramadani vlerëson se, vonesa e hapjes së urës mbi lumin Ibër dhe mos zbatimi i marrëveshjeve bilaterale të arritura në Bruksel mes grupeve negociuese padyshim se vjen në sajë të tolerimit që bëhet nga institucionet vendore karshi përgjegjësive që kanë palët me nënshkrimin e marrëveshjes.

U mbyll tërësisht me beton në vitin 2011, për të vazhduar me mbjelljen e të ashtuquajturit “Parku i Paqes”, por saga e hapjes së urës mbi lumin Ibër po vazhdon të stërzgjatet. Ura mbi Lumin Ibër, po vazhdon të jetë e bllokuar, duke penguar kështu qarkullimin e lirë të qytetarëve, derisa hapja e saj ka qenë projekt i bashkimit Evropian në një marrëveshje të arritur më Bruksel. Pavarësisht përpjekjeve të cilat i ka bërë vazhdimisht, Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, nuk ka arritur ta mbaj premtimin e dhënë për hapjen e urës mbi lumin Ibër në fund të muajit qershor. Ndërkaq, as institucionet nuk janë duke bërë hapa në drejtim të hapjes së urës. Në një përgjigje për gazetën “Bota sot”, zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës Hysni Syla, ka thënë se çështja e hapjes së urës kryesore mbi lumin Ibër, nuk është përgjegjësi e komunës, por është përgjegjësi e institucioneve më të larta të vendit dhe atyre ndërkombëtare. “Edhe rivitalizimi i urës ka qenë një projekt i BE-së, për realizimin e të cilit ishte dhënë afati deri në fund të muajit qershor të ktij viti. Marrëveshja për këtë ishte arritur në Bruksel”, ka thënë Syla. Mirëpo, sipas tij, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka qenë shumë i angazhuar dhe i përkushtuar që rivitalizimi të përfundoj brenda afatit të përcaktuar kohor, andaj edhe disa herë ka bërë apel tek përfaqësuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës dhe tek përfaqësuesit e BE-së, që premtimi të realizohet dhe ura të lëshohet për qarkullim e lëvizje të lirë të njerëzve dhe mallrave deri në fund të muajit qershor të këtij viti, gjë që nuk ndodhi.

“Dështimi” i Bahtirit

“Kryetari Bahtiri i ka kundërshtuar fuqishëm të gjitha përpjekjet e palës serbe që rivitalizimi i urës të ndërlidhet, përkatësisht të kushtëzohet me bisedime të reja ndërmjet komunës në pjesën jugore dhe asaj në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, me përcaktimin e ri të kufijve administrativ ndërmjet dy komunave. Për këtë arsye, kryetari Bahtiri ka patur disa herë biseda me përfaqësuesit e institucioneve më të larta të vendit dhe atyre ndërkombëtare në Prishtinë, lidhur me këtë çështje, duke ua bërë të ditur qëndrimin dhe vendosmërinë e tij për të respektuar plotësisht kufirin administrativ ndërmjet dy komunave, ashtu sikur është paraparë me pakon e Ahtisarit, kufi të cilin e kanë pranuar edhe vetë serbët, por që tani kanë ndryshuar mendjen dhe duan të përfitojnë në dëm të komunës, të së cilës i kanë takuar edhe vet deri tash”, ka potencuar zëdhënësi i Komunës së Mitrovicës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të Enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)
auto_me1469025817.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back