Kosova deri sot!

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Kosova deri sot!

Venhar Ramadani

‘’If Miloshevic doesn’t want to make peace,we will limit his abilities to make war”
-ishte citat nga fjalimi i Bill Clinton,pasi dështuan përpjekjet diplomatike për të ndalur luftën Sërbi-UاK
Javier Solana që atëher ishte përfaqësues i Kombeve të Bashkuara tha mes tjerash tha “It’s time for war”
_Këto janë fjalime historike të cilat rënjësisht kanë kthyer drejtimin e politikës në Ballkan duke i marë ingerencat Sërbisë me shkëputjen e Kosovës dhe pavarsinë e saj.
Pavarsia e Kosovës ishte akti i fundit i tragjedisë që i ndodhi Jugosllavisë.Kosova ishte teritor i vetëm për të cilin thonin se e kanë trashigim nga J.B Tito por edhe kjo j’u iki prej duarve.
E mbaj mend para 11 viteve,kur me krenari të madhe përshëndetnim avionët e NATO-s që pa ndërprerë sulmonin teritorin e Sërbisë.UاK e Kosovës mori edhe një krah që duhej.
Në atë kohë thurja e elozheve për ushtrinë e parë shqiptare ishte pak,pasi UاK ishte muhabeti kudo në sofër,rrugë,klasë por edhe kur binim të flejm.UاK dhe NATO ishte binomi i pandarë i gjith shqiptarëve në Maqedoni.
Bashk me refugjatët që ishin në familjen time,rinim në ballkon dhe shikonim fuqinë e shprehur,shiqonim grushtin e Europës për padrejtësitë sërbe,shikonim se si mposhtet ushtria dhe industria e sërbëve.
-10 Qershorë 1999,çlirohet Kosova!
Sot pash imazhet e regjistruara nga mediat si CNN,BBC dhe media tjera,se si përshëndeteshin autoblindat e NATO-s,si hudhnin lule mbi ta dhe si populli kosovar puth’te duart e ushtarëve të NATO-s.Këto imazhe më bëjnë të mendoj shumë e shumë për të shikuar diferencën 11 vjeçre në krijimin e politikave në relacionin Kosovë-Europë-ShBA.Sot Europa participon në mbajtjen e rendit në Republikën e Kosovës por gjithashtu Kosova ka edhe policinë e sajë,kur them policinë nuk këmbëngul aq shum në atë çka e them,pasi FSK(Forcat e Sigurisë të Kosovës)janë vetëm formalitet dhe një shkallë shumë më e dobët se UاK që nëpërmjet TMK u shëndruan në FSK,që sot shërbejn si mikpritës të delegacioneve diplomatike dhe në teren kanë të drejta të kufizuara.
Europa sot ka bërë mutacion në shoqërinë Kosovare duke larguar shqiptarët e Kosovës sadopak nga indentiteti fetar,duke barbarizuar gjuhën dhe zakonet,duke zbehur aftësitë e shumta që një shqiptar/e i/e Kosovës i ka pas më herët.
Sot Kosova ka një imazh të ri gjë që me të madhe reklamohet nëpër mediume botërore,flas për video projektin ,,Young Europians’’
Sot Kosova shumë ndryshon nga vëllezërit shqiptar në Shqipëri dhe Maqedoni.Shqiptarët e Shqipërisë janë më të fortë në aspektin kombëtar përderisa shqiptarët e Kosovës hamenden se çfar identiteti kombëtar do shfaqin,atë KOSOVAR apo SHQIPTAR,shqiptarët e Shqipris e kanë të zgjidhur veçse problemin e identitetit kombëtar-ata thonë:Ne jemi Shqiptar!
Shqiptarët e Kosovës ngatërojn kombin me shtetin,flamurin me kombin,himnin me kombin…
Ne këtu ne Maqedoni jemi të vendosur edhe në identitetin fetar por edhe në identitetin kombëtar edhe përkundër shkeljeve të padrejtësive.Identiteti jonë fetar këtu në Maqedoni është shum i avancuar duke pasur parasysh respektimin e riteve fetare.Tetova dhe Gostivari janë dirigjues të religjionit në pjesën shqiptare në Ballkan.
Sot në Kosovë vërehet tendenca e ,,Amerikanizimit’’ dhe ,,Europjanizimit’’.
-Ekonomia,Arsimi,Shëndetësia,Arti,Kultura,Shkenca janë në nivel të njejtë në gjithë shtetet e Ballkanit përfshirë këtu edhe Kosovën.

Mitrovica,Vetvendosja dhe Albin Kurti
Qeveria e Kosovës sot tregon inferioritet në shumë nivele por më shumë në përfaqësimin adekuat të politikave qeveritare dhe regullimin ligjor në gjithë teritorin e Kosovës.Pikat problematike janë vendet ku ka përzieje të etniteteve siç është Mitrovica ku kemi qeverisje paralele.
Sot presion të madh kanë shqiptarët e Mitrovicës që janë të detyruar të leshojnë vendet e tyre,kurse të vetmit që ndërhyn janë pjestar të sektorit civil dhe Organizatat Joqeveritare,por përher aty për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve është VETVENDOSJA.
Udhëheqësi i tyre,Albin Kurti sot nuk duhet të kërkohet për burgim por duhet të shpallet qytetar nderi pasi aj ka në dorë fatin e shqiptarëve të Kosovës,pasi aj është njeriu më i besuar në mes popullit Kosovar.

Shpirti,mendja dhe zemra më bëjnë të besoj se ky popull kaq i vjtër por i ndarë padrejtësisht në disa shtete do bëj një hap për artikulim të Idesë për Shqipëri Natyrale ku nuk do të kishte komb i quajtur Kosovar dhe fe tjetër pos shqiptarizmit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top