Korrupsioni ne Shqiperi

Si mendoni per situaten e luftes ndaj korrupsionin ne Shqiperi : Eshte ky fenomen drejt uljes, apo drejt ngritjes ?

Si e gjykoni situaten e korrupsionit ne vend ?? Jane denuar njerezit e korruptuar dhe jane zbardhur dosjet e korrupsionit ?

Mendoni se lufta ndaj korrpusionit ka dhene rezultatet e saj, sot ?
 
Last edited by a moderator:
Korrupsioni tani per tani ne Shqiperi eshte k=n*

Lufta ndaj Korrupsionit do japi rezultatet e saja!

* n = numer natyror cfaredo
 
Korrupsioni gjate 3 viteve te fundit,ka pesuar ulje te ndjeshem megjithese nuk eshte zhdukur dhe besoj se kjo nuk do te ndodhe kurre,cilado parti te jete ne krye. Eshte punuar per luften kunder korrupsionit,dhe kjo pune ka patur rezultat frytdhenes!
 
pse eshte bere lufte kunder korrupsinoit?????????.....ppppfffffffffffff
nuk mendoj....

e sa per shkallen e korrupsionit mendoj se eshte gjithmone e ne ngritje dhe do jete keshtu dhe per sh kohe them une.....
 
Ku e shikon ti luften ktu spo behet lufte fare ndaj korrupsionit !!! Edhe nje perosn qe denoncoi korrupsionin Kosta Trebicka u eleminua .
 
Korrupsioni gjate 3 viteve te fundit,ka pesuar ulje te ndjeshem megjithese nuk eshte zhdukur dhe besoj se kjo nuk do te ndodhe kurre,cilado parti te jete ne krye. Eshte punuar per luften kunder korrupsionit,dhe kjo pune ka patur rezultat frytdhenes!

Ku e shikon edhe ti kuften ??? cfar ka bere qeveria per ta ulur se shum po flitet ??? Akoma ekziston se me kte moto fitoi Berisha votat e popullit po spo ben asgje ..
 
Eshte veshtire per te thene sidomos per mua pasi nuk jetoj atje, por nje gje do ta thoja me plot siguri qe nese me perpara aferat korruptive kane qene kryetema e kafeneve, e restoranteve dhe zyrat administrative kane qene gjithmone te gatshme per t'iu ofruar ndihme atyre me qellime korruptive per qellimi perfitimi. Tani ndodh dicka tjeter, gjera te tilla ndodhin jashte vemendjes se pergjithshme te publikut. Kam pershtpyjen se eshte ne ulje, per disa arsye, mbase me kryesorja eshte se zyrat kryesore te Tiranes jane kunder saj dhe media patjeter qe lot nje rol te madh, duke i vene theksin tek emisione te tilla si "FIKS FARE."

Situata e shqiperise persa i perket korrupsionit eshte vertete shqetesuese, gjithmone kemi qene vendi ku te huajt kane patrur arsye plot per te na treguar me gisht si vend i korruptuar. Korrupsioni eshte nje mur ndares me evropen dhe boten perendimore pasi ato gjejne arsye per te na ndaluar mbarevajtjen e lire ne vendet e tyre. Shqetesuse pasi ka ndikim te madh ne fusha te ndryshme si ato ekonomike, politike dhe ne reputacionin e vendit tone jashte.

Ka dhene rezultate ne shume raste, mbase rezultatet jane shume te vogla nga ato qe do duhej te ishin.
 
Ku e shikon ti luften ktu spo behet lufte fare ndaj korrupsionit !!! Edhe nje perosn qe denoncoi korrupsionin Kosta Trebicka u eleminua .

Me fal... e di c'ke??? Here tjeter hap temat pergjigju vete se nuk te pelqejne pergjigjet tona!

Nese e hap debatin me pyetje, prano pergjigjet e mos kundershto, ne te kundert shtjello pergjigjen tende e lutem:)
 
Shtjelloje ti pra se ti the qe po perparohet . Tani ku i shikon ti rezultatet e luftes ndaj korrupsionit . Kete me thuaj ti e jemi dakort bashk .
 
i bashkohem ketij mendimi,skam koment tjeter..
respekte albstud!
 
po te mos kishte korrupsion ne shqiperi sot do ishim ne evrope dhe nuk do shkruanim nga cdo cepe te botes por do ishim ne vendin tone
d m th ka pasur ka dhe me shpresa te vdekura themi te mos kete kaqe shume
 
DRA ka nxjerrë sot të dhënat për korrupsionin në 2008. Ambasadori amerikan ne Tirane tha se korrupsioni nuk eshte loje, por lufte

Orjeta Zhupa
Mer, 07 Maj 2008 15:24:00

Korrupsioni 13% më i lartë se në vitin 2006

Shoqata IDRA ka nxjerrë sot të dhënat për korrupsionin në vitin 2008 pas bërjes së një sondazhi në 1176 qytetarë mbi 18 vjeç dhe 568 punonjës të sektorit publik.

Nga ky sondazh rezultoi se në vitin 2008, korrupsioni është 13% më i lartë krahasuar me vitin 2006. Më të korruptuar janë doganierët, mjekët, punonjësit e taksave, deputetët dhe ministrat, të cilët krahasuar me vitin 2006, janë shumë më të korruptuar. Ndërsa më pak të prekur nga korrupsioni janë drejtuesit fetar, ushtarakët, media, presidenti, mësuesit dhe drejtuesit e OJF-ve.

Ryshfeti më i përhapur ishte në mjekësi por edhe në polici.

Sipas ambasadorit amerikan në Shqipëri, John Whithers korrupsionin e ka dënuar vetëm media pasi organet e drejtësisë nuk kanë bërë asgjë për të dënuar të korruptuarit.

Whithers ka prezantuar të dhënat e sondazhit dhe fakte rreth korrupsionit në Shqipëri. Ai dha disa zgjidhje se si duhet luftuar korrupsioni ndërkohë që dënoi elitën politike që nuk bën asgjë në këtë aspekt. Po ashtu Whithers i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve që të denoncojnë rastet e korrupsionit sepse vetëm kështu mund të fitohet kjo luftë

Korrupsioni në Shqipëri, 13% më i lartë se në vitin 2006

Gerdeci eshte korrupsioni qeveritar, cfare tjeter mbetet per te folur me ?
 
Shtjelloje ti pra se ti the qe po perparohet . Tani ku i shikon ti rezultatet e luftes ndaj korrupsionit . Kete me thuaj ti e jemi dakort bashk .

Ne rradhe te pare shko jepi nje sy ekuacjoneve te gradit te pare se nuk di ti lexosh!

Ne rradhe te dyte te keshilloj me gjithe shpirt ti japesh dhe nje te lexuar librit te GJUHES SHQIPE per te kuptuar se si shtrohen fjalite.

K=n do te thote qe per mendimin tim korrupsioni eshte kostant! (e para kjo)

E dyta, ti me pyet "Mendoni se lufta ndaj korrpusionit ka dhene rezultaet e saj sot" (dmth ne pyetjen tende eshte e qarte qe sipas teje lufta ndaj korrupsionit ka filluar, ajo qe nuk te eshte e qarte eshte a ka dhene rezultate apo jo) dhe une tu pergjigja (nese lufta sipas teje ka filluar) ajo do te kete rezultate me vone!
 
edhe arsimi eshte goxha i korruptuar ketu....tek ai artikulli qe postoi Nostra, mesuesit duhet te viheshin ne radhet e te korruptuarve....
 
Ne rradhe te pare shko jepi nje sy ekuacjoneve te gradit te pare se nuk di ti lexosh!

Ne rradhe te dyte te keshilloj me gjithe shpirt ti japesh dhe nje te lexuar librit te GJUHES SHQIPE per te kuptuar se si shtrohen fjalite.

K=n do te thote qe per mendimin tim korrupsioni eshte kostant! (e para kjo)

E dyta, ti me pyet "Mendoni se lufta ndaj korrpusionit ka dhene rezultaet e saj sot" (dmth ne pyetjen tende eshte e qarte qe sipas teje lufta ndaj korrupsionit ka filluar, ajo qe nuk te eshte e qarte eshte a ka dhene rezultate apo jo) dhe une tu pergjigja (nese lufta sipas teje ka filluar) ajo do te kete rezultate me vone!

E pasek nisur me radh ti Jozefina . Pyetja ime ishte cilat jan rezultatet e ksaj lufte qe mendon se ka nisur qeveria nqs do pergjigju ksaj pyetjeje nqs sdo mos shkurj fare me mir skam nevoj per mendimin tend .. Jozefina
 
Si mendoni per korrupsionin ne Shqiperi : Eshte drejt uljes apo drejt rritjes ?

Si e gjykoni situaten e korrupsionit ne vend ??

Mendoni se lufta ndaj korrpusionit ka dhene rezultaet e saj sot ?

Korrupsioni ka rrenje te thella dhe sado i priten deget rrenjet jane perseri dhe do lulezojne gjithmone.
Lufta eshte e vogel per nje korrupsion kaq te madh sic ka vendi yne.
Korrupsioni ka kapur institucionet me te rendesishme.

Behet dicka por rezultatet nuk duken.
 
Dhe me interesantja mes gjithe cmendurive qe ndodhin ne memedheun tone te dashur ishte se para se te te rrjepin nga leket te kontrollojne koke e kembe mos ke fshehur ndonje kamer, mos je ndonje nga ata te fiksit,,,pastaj flasin ...kuptohet pas cdo shifre eshte shtuar te pakten nje ose dy zero...
Nostra nje pyetje kisha: pervec policeve dhe mjekeve mos kane harruar pa perfshire ne sondazh petagoget dhe dekanet e fakulteteve???
 
Jo se keto sektore nuk jane te korruptuar, por ne raport me doganat, sektorin publik te shendetesise apo administratave te ndryshme, korrupsioni eshte me pak i ndjeshem.

Edhe roja ketu tek puna ime psh, ze gjithe parkingjet , te cilat nuk i perkasin askujt dhe nxjerr leke me to, por kjo nuk vlen per tu permendur.

Ne Shqiperi korrupsioni eshte bere me fakultet, te gjithe behen pjese e tij, aktive apo pasive.
Ky eshte tamam shthurrja e nje shoqerie te tere, korrupsioni eshte nje dragua qe djeg te gjithe meritokracine dhe te ardhmen e nje vendi.

Dhe ne pyetemi ne kete teme per rezultatet e tij ...

Me thoni kush nga politikanet eshte denuar deri me sot ?
Nuk eshte denim ndaj korrupsionit te heqesh nga puna 2 police qe marrin nga nje 1000 lekesh, te cilet thithin 50 kg pluhur ne vit per nje rroge 20 mije lekesh.
Koka e korrupsionit eshte shume me lart, qe ben pazar me taksat tona, me te ardhmen tone.
 
Si mendoni per korrupsionin ne Shqiperi : Eshte drejt uljes apo drejt rritjes ?

Dje kur po degjoja lajmet pashe se korrupsioni ishte 2 here me i larte se vitin e kaluar,pra po shkon drejt rritjes pa dyshim.

Si e gjykoni situaten e korrupsionit ne vend ??

Situata eshte sa skandaloze aq edhe per te ardhur keq,me keq nuk ka ku te shkoje :(

Mendoni se lufta ndaj korrpusionit ka dhene rezultaet e saj sot ?

Pse ka nje lufte kunder tij???
 
Si mendoni per korrupsionin ne Shqiperi : Eshte drejt uljes apo drejt rritjes ?
Duan te na mbushin mendjen qe eshte drejt uljes,por mjafton te shkosh neper zyra e shikohet dukshem qe nuk eshte aspak keshtu.

Si e gjykoni situaten e korrupsionit ne vend ?? Sipas meje eshte e renduar...

Mendoni se lufta ndaj korrpusionit ka dhene rezultaet e saj sot ?

Pse ka nje lufte te tille???? E paskemi humbur atehere. Une kete vere qe isha ne Shqiperi po kerkoja material per temen e diplomes,dhe aty ku u interesova une me thane haptas nese njeh njeri te japim ne te kundert as mos u lodh fare.Edhe pse ishin informacione qe jo vetem une,por çdo qytetar po te shkoje duhet t'ia japin,kjo ishte pergjigja qe mora.
 
Une nuk e di ku jetoni dhe punoni ju qe po shkruani dhe ai qe ka hapur temen ?
Une per vete jetoj dhe punoj ne Tr
Po u jap nje shembull personal , pyetjes ja gjeni vete pergjigjen
Une kam nje pune me nje rroge shume te kenaqshme , kam dhe nje biznes te vogel timin
Lodhem e stermundohem gjithe diten e Zotit te madh .Punoj gati 16 ore ne dite . Jam prej 16 vitesh me qera ne Tirane .
Para dy ditesh vajta te paguaja ca fatura dhe m'u desh te terhiqja leke ne banke Futa karten dhe ............. perfundimi s'kisha kokerr leku ne banke
Tani, pse une ( dhe si une ka sa te duash ne tr qe punojne sa ngordhin) duhet te jem pa shtepi kur punoj kaq shume dhe me ore te zgjatura ? Pse llogaria ime ( qe duhet te ishte plot) eshte BOSH ................???????????????
 
Probleme me banken????
 
JO e dashur Eshte korrupsioni ai qe s'na le te kursejme
Une e dija qe kisha leke ( po harrova tjeteren qe kredite e mia kishin afatin per t'u shlyer po ato dite dhe banka i kishte terhequr ) s'eshte faji i bankes PO i atyre qe na drejtojne ne qe na vjedhin ne cdo cm te rruges qe bejme ne , Na marrin shpirtin per dite dhe s'na ngelet nje leke me teper. Puno shume dhe fito apak i thone kesaj tones
 
Dmth qenke dhe ti e te njejtes mendje me mua... Se si kishe filluar shkrimin me lart dukej sikur ne qe jetojne jashte te kishim folur kot.
Ja po sjell dhe nje rast tjeter korrupsioni. Mami im ka mbushur moshen per te dale ne pension te parakoshem meqe jemi dhe femije shume.Kishte te gjitha vitet e punes,vetem se nderrmarrja ku ka pas punuar mami ishte trasferuar ne Durres. Punonjesit e sigurimeve shoqerore qe duhet te kontrollonin nese mami i ka apo jo vitet e punes,e kthenin dokumentacionin gjithmone mbrapsht me shpresen qe prinderit e mi te merziteshin me keto gjera dhe te paguanin lek per te marre pensionin qe i takon mamit.Normalisht nuk u nxorr asnje kryq leku nga portofoli i shtepise tone.Babai mori ate pergjegjis e sigurimeve shoqerore te Shqiperise,i parashtroj problemin dhe te nesermen direkt e moren punonjesit ne tel per ti thene se ka dale pensioni dhe qe nuk ishte nevoja te ngrinte zerin deri tek shefi me i larte.Sipas ketyre punonjesve per te marre nje pension prej 5000 lek ne muaj,duhet te paguhesin 100000 lek. Nese nuk i thone kurrupsion gjeri tek yjet ketij,kujt i thone korrupsion???
 
Ne cdo sekonde dhe cdo hap qe hedhim ne ketu ka korrupsion
Na mori frymen
 
Ne cdo sekonde dhe cdo hap qe hedhim ne ketu ka korrupsion
Na mori frymen

Mua nuk me shqeteson ajo e marra e frymes por perse vazhdojme ende te lejojme te na marrin frymen ,kemi rene ne gjume letargjik si popull:nxef:
 
Mua nuk me shqeteson ajo e marra e frymes por perse vazhdojme ende te lejojme te na marrin frymen ,kemi rene ne gjume letargjik si popull:nxef:

Ka plot 18 vjet te themi,per te mos llogaritur periudhen e xhaxhit...Thyejm rekord.
 
Mua nuk me shqeteson ajo e marra e frymes por perse vazhdojme ende te lejojme te na marrin frymen ,kemi rene ne gjume letargjik si popull

E vertet eshte qe kemi rene ne gjume letargjik si popull , po me thua ku , ne c'pikpamje shoqerore ne s'jemi ne gjume?
Me duket se na pelqen edhe vete neve te rrime ne kete marrje fryme
PO te shikosh shqipot kur kane nje hall per te zgjidhur dhe kur ua zgjidh hallin te japin ndonje leke poshte dores per te pire nje kafe .Ai ose ajo mund te kete kalamjate pa buke dhe jep ryshfet, sepse u eshte ngulitur ne koke ajo thenia e vjeter , " po s'u lye rrota nuk ecen qerrja"
 
Aman se le ata neper institucionet e larta qe i korruptojne po vijne te korruptojne dhe ty qe nuk je e korruptuar LOL LOL sa fare jane aman.
Njehere ketu tek puna ime erdhi dikush per te marre nje material qe kushtonte 500 leke (te rinj)
Zoteria shprehu deshiren se donte te behej nje pune e mire per materialin qe kerkonte dhe tha une do te jap 1000 leke(te rinj) vetem ma bej.

E i thashe ore zoteri keshtu i korruptoni njerezit juve edhe kerkoni drejtesi pastaj ,ngelet duke u ankuar ,mua kaq me ben puna ,keshtu qe faleminderit per zemergjeresine tuaj.

Ngeli duke me pa :eek:hh:
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top