Korçë, “viktimat” e para të akullit, Kukësi, trashësia e borës kalon 1 meter ..

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
[video=youtube;-FBM-leOgDs]https://www.youtube.com/watch?v=-FBM-leOgDs[/video]

Prej disa orësh rajoni juglindor ndodhet nën pushtetin e akullit, i cili solli edhe gjymtimet e para për banorët.

Gjashtë persona janë dëmtuar si pasojë e rrëshqitjes, ndërkohë që çdo cep i qytetit të Korçës është thuajse i padukshëm pasi është mbuluar nga një shtresë akulli dhe kurrkund nuk duket nga bashkia që hedh kripë.

Të dëmtuarit nga frakturat e ngricave nuk kanë munguar as një vit në qytetin e Korçës dhe në ditën e parë të ngricës të moshuarit dhe fëmijët janë viktimat e para të humbjes së ekuilibrit dhe pasojave të tij.

Por qytetarët e Korçës, të cilët në këto ditë acari janë më të predispozuar për të pasur edhe probleme shëndetësore. Shërbimi i urgjencës mbetet shpresa e vetme. Sipas mjekëve, në pak ditë këtu janë regjistrua 964 vizita ambulatore dhe në pak orë edhe 6 persona kanë kërkuar ndihmën e ortopedit pas rrëzimit në akull.

“Për sa i përket ndryshimit të klimës, mund të them se në këto dy tre ditët e fundit, me fillimin e reshjeve të dëborës, ka pasur raste të lënduarish, kryesisht mbi 65 vjeç. Këta persona kanë ardhur me dëmtime të lehta e deri në fraktura, por rastet e deritanishme kanë qenë të menaxhueshme”, është shprehur mjeku Kujtim Shabani.

Sipas të dhënave, pastrimi i qytetit nga bora dhe akulli është pjesë e buxhetit të bashkisë së qytetit me vlerën 60 milionë lekë dhe që realizohet nga një firmë kontraktore. /


Shënohet viktima e dytë nga moti i keq, temperatura deri në -10 gradë
Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e ditës së sotme pranë shkollës “Ismail Qemali” në qytetin e Korçës.

Identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur, ndërsa mendohet të ketë ndërruar jetë si pasoje e temperaturave të ulëta.

Ndërkohë mbrëmjen e së hënës një tjetër person është gjetur i pajetë në fshatin Brecanj të Korçës, ku sipas policisë kishte ndërruar jetë nga i ftohti i acartë.

Dita e sotme do të jetë një nga ditët më të ftohta të vitit 2014 që po mbaron. Temperaturat kanë zbritur në disa zona deri në -10 gradë, ndërsa në kryeqytet deri në -8.

Reshjet e dëborës janë ndërprerë dhe moti është i kthjellët, por sërish ka pasur probleme për shkak të akullit dhe dëborës së ngrirë. Për këtë arsye Autoriteti Rrugor Shtetëror i kërkon drejtuesve të bëjnë kujdes me lëvizjen, të evitojnë shpejtësinë dhe të përdorin zinxhirët në zonat ku ka akull, duhet të shmangen parakalimet në rrugët e ngushta.

Megjithëse në disa rrugë nacionale po hidhet kripë në mënyrë që të shkrijë akulli, sërish situata nuk është optimale. Rrugë me prani akulli janë ato që shkojnë drejt Korçës, veçanërisht në zonën e quajtur “Kthesa e Murashit”, në Qafë-Thanë dhe në Qafë-Plloçë. Pothuajse të gjitha rrugët e Qarkut Korçë janë me akull, por këto probleme janë më të mëdha në Qarkun e Kukësit dhe të Dibrës. Vetëm në “Rrugën e Kombit” situata është diçka më e mirë, por edhe atje kërkohet të bëhet kujdes për shkak të ngricave.

Zonat e tjera të akseve nacionale që kanë akull janë: Qafa e Muzinës në rrugën Gjirokastër-Sarandë dhe Llogoraja.


Kukësi, trashësia e borës në zonat rurale shkon në 1 metër

Qarku i Kukësit ka dhe numrin më të madh të banorëve të bllokuar nga dëbora.

Ndërprerja e reshjeve në gjithë qarkun është shoqëruar më erëra të forta që sërish mbledhin dëborën dhe bllokojnë rrugët, por edhe kanë krijuar ngrica të rrezikshme. Në këtë gjendje janë të gjitha rrugët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës.

Pastrimi i rrugëve nga dëbora ka vijuar duke hapur kalimet në qendrat e komunave Malzi, Kolsh, Bicaj, Bushtricë, Tërthore, Shtiqën, Shishtavec, Grykë Cajë , Ujmisht, Topojan, Zapod, Kalis e Surroj. Nuk është hapur, ende, rruga për në qendrën e komunës Arrën, për shkak të largësisë dhe terrenit të thyer malor, zonë në të cilën trashësia e borës shkon deri në 1 metër.

Vështirësinë e qarkullimit në këto akse e pranojnë edhe vetë banorët dhe drejtuesit vendor.

Situata e rrugëve të brendshme në të tre bashkitë e Qarkut Kukës, Krumë e Bajram Curri vazhdon të jetë problematike.

Këto rrugë nuk janë hapur si duhet me mjetet borë pastruese dhe nuk është hedhur thuajse në pjesën kryesore të tyre kripë. / Top Channel

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.


 
Titulli: Korçë, “viktimat” e para të akullit, Kukësi, trashësia e borës kalon 1 meter

Auuu edhe kta të top chennell veç me na i hap rrugët kan menduar çdo her,,
Ama kqyri sot,,të bllokuara me bor
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top