Korçë, pesë viktima femra në dy aksidente

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Një emigrante 23 vjeçe dhe dy kunata nga fshati Novoselë gjetën vdekje. Dy të tjera u plagosën rëndë

Tre femra kanë vdekur ndërsa dy të tjera janë plagosur rëndë në dy aksidente rrugore të ndodhura dje në juglindje të vendit.

Aksidenti i parë ka ndodhur rreth orës 12:30, kur një mjet, ku po udhëtonin katër persona që vinin nga Greqia, ka dalë nga rruga dhe si pasojë ka gjetur vdekjen një nga pasagjerët. Viktima është 23-vjeçarja Xhensila Rulo. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit اiflig të Rrethit të Korçës, kur drejtuesi i mjetit, Andrea Maliqi, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanalin anësor. Si pasojë e përplasjes së fortë të mjetit tip "Mercedes Benz" me targa KO7766B, 23-vjeçarja ka gjetur vdekjen e menjëhershme, ndërsa janë plagosur rëndë Zhaneta Nake, 58 vjeçe, dhe Alketa Palaskos. Të plagosurit janë transportuar drejt spitalit civil të qytetit të Korçës, ku pas ndërhyrjes së mjekëve janë jashtë rrezikut për jetën, pavarësisht nga plagët dhe frakturat e shumta. Ndërkohë policia ka arrestuar si shkaktar të këtij aksidenti shoferin 30-vjeçar, Andrea Maliqi, i cili është plagosur lehtë.

Aksidenti tjetër i rëndë ka ndodhur rreth orës 20:00 të mbrëmjes së djeshme në rrugën e re të Plloçës, që është në ndërtim e sipër. Dy kunata, Tefta dhe Aishe Xhemollari të cilat udhëtonin nga fshati i tyre, Novoselë, në drejtim të qytetit të Korçës, kanë gjetur vdekjen pasi makina e tyre është përplasur me një nga mjetet e rënda që punojnë për ndërtimin e rrugës. Policia lokale bëri të ditur dje se dy gratë kanë gjetur vdekjen e menjëhershme në aksidentin që ndodhi në territorin e fshatit Lumalas, ku kalon rruga e re Korçë-Plloçë. Dy gratë udhëtonin me një veturë tip "Mercedes Benz", me targë KO 4643B, në drejtim të qytetit të Korçës, ku shkonin për një rast vdekjeje. Për shkak të shpejtësisë së madhe dhe mungesës së ndriçimit në rrugë, makina është përplasur me një fadromë dhe për pasojë dy gratë kanë pësuar dëmtime të rënda që u kanë marrë jetën. Policia e Korçës njoftoi se ka arrestuar shoferin e makinës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur, dhe e akuzon atë për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasoja të rënda.

Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top