Korçë, numërohen 2 kuti, 49 vota për të majtën, 32 për të djathtën

WxP

Staf në FV.AL
TIRANE-Sapo jane dorezuar kutite, ne Korca ka qene nder te parat qe ka nisur numerimin e votave bashke me Hasin.
Në Korcë në KZAZ numër 76 ka përfunduar numërimi në 2 QV 40 43 dhe 40 25. Nga numërimi i 2 kutive në QV 4043 mësohet se 49 vota mori ASHE dhe 32 për AMPI.

Kutite e votimit, policia: Shoqerimi normal pa probleme
Policia e Shtetit, me mbylljen e procesit të votimit, ka kaluar në një fazë tjetër të rëndësishme të detyrave që i ngarkon ligji në kuadër të procesit zgjedhor, që është shoqërimi i kutive të votimit me materialet zgjedhore nga Qendrat e Votimit në Vendet e Numërimit të Votave.

Sipas zëdhënësit të Policisë së Shtetit, Tefik Sulejmani, punonjësit e policisë në të gjithë vendin sipas kërkesës së Komisioneve të Qendrave të Votimit janë afruar në pritje për të bërë shoqërimin e kutive të votimit me materiale zgjedhore.

Ky proces ka filluar pas orës 19.00’ dhe aktualisht po ecën normalisht pa pasur asnjë incident. Deri në këto momente nga punonjësit e policisë janë shoqëruar dhe kanë mbërritur në Vendet e Numërimit të Votave 4.895 kuti votimi, përkatësisht: Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë 1.010 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër 180 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë 431 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës 437 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Elbasan 467 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Korçë 443 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Kukës 156 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Dibër 254 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër 363 kuti votimi, Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier ka përfunduar procesi i shoqërimit të matreialeve zgjedhore për të gjithë qarkun, në total kanë mbërritur në VNV 576 kuti votimi. Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Berat ka përfunduar procesi i shoqërimit të matreialeve zgjedhore për të gjithë qarkun, në total kanë mbërritur në VNV 303 kuti votimi.

Po ashtu dhe nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Lezhë ka përfunduar procesi i shoqërimit të matreialeve zgjedhore për të gjithë qarkun, në total kanë mbërritur në VNV 258 kuti votimi. Janë në proces shoqërimi materialet zgjedhore dhe për 613 qendra votimi.
Po ashtu nga Policia e Shtetit janë marrë masa për ruajtjen e ambienteve të Vendit të Numërimit të Votave, në total 89, të cilat janë marrë në ruajtje nga ora 18.00’ e ditës së sotme.

Policia e Shtetit garanton opinionin publik se po vazhdon me seriozitet dhe angazhim maksimal këtë proces dhe do të vazhdojë me të njëjtin përkushtim deri në përfundim të tij.
Gjatë gjithë ditës së sotme Policia e Shtetit është angazhuar maksimalisht si në drejtim të ruajtjes së objekteve zgjedhore deri në çeljen e votim.

BallkanWeb
 

Attachments

  • 000.jpg
    000.jpg
    24.9 KB · Shikime: 28
Titulli: Korçë, numërohen 2 kuti, 49 vota për të majtën, 32 për të djathtën

Mblidhet KQZ: Procesi vijon normalisht. Ka nisur numërimi në 7 KZAZ të ndryshme
kqz111-300x140.jpg

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve zhvilloi një mbledhje rutinë pas mesnate.
Administrata e KQZ-së bëri me dije se, procesi i transportit të kutive drejt Vendeve të Numërimit të Votave ka vazhduar normalisht dhe pa asnjë problem. Procesi i numërimit të votave ka nisur në 7 KZAZ të ndryshme.
Përfaqësuesi i PS-së, Genci Gjonçaj shprehu shqetësim lidhur me mungesën e një shifre zyrtare nga KQZ për pjesëmarrjen në zgjedhjet e së dielës.
Kryetarja e KQZ-së, Lefterie Lleshi tha se të dhënat po përpunohen dhe në momentin që do të jenë gati do të bëhen publike. Ajo shtoi se, ka qenë e vështirë të merren të dhënat, pasi komisionerët dhe sekretarët, nga ku janë marrë të dhënat, nuk i kanë dhënë në kohë shifrat.
/Panorama
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top