Korçë, dhunohet kandidati i PS-së dhe kreu i forumit rinor të PD-së

WxP

Staf në FV.AL
Dy incidente kanë ndodhur në Korçë ku dy persona janë dhunuar për arsye politike. Mësohet se në incidentin e parë është dhunuar kreu i forumit rinor të Partisë Demokratike nga persona të paidentifikuar.


Bëhet me dije se kreu i forumit rinor Armando Cenolli ndodhet në spital, ku po merr ndihmën e nevojshme. Ndërkaq policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.


Ndërsa në incidentin e dytë është dhunuar kandidati i PS-së në Korçë, Ilirjan Pendavinji. Ky i fundit denoncoi dhunën e ushtruar ndaj tij nga një simpatizant i PD-së. Pendavini tha se ishte goditur nga simpatizanti i PD-së, jashtë një qendre votimi në qytetin e Korçës.


“Një simpatizant i PD-së po debatonte me disa djem simpatizantë të PS-së. Unë u afrova për ti ndarë, u thashë nuk duhet të bëni debate para zgjedhjeve dhe ai më goditi. Ishim jashtë qendrës së votimit. Tani jam në komisariat duke bërë denoncimin e duhur”,- deklaroi Pendavinji.


Sipas kandidatit të PS-së, përfaqësuesit e PD-së po ushtrojnë dhunë psikologjike ndaj votuesve në qendrat e votimit.


/Shekulli Online/ Përgatiti: E.L/
 

Attachments

  • image.jpg
    image.jpg
    20.9 KB · Shikime: 27

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top