Korçë, bëhet gati sistemi i ri i adresave

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Bashkia emërton të gjitha rrugët dhe sheshet. Pritet regjistrimi i popullsisë

Krijohet sistemi i adresave në qytetin e Korçës. Bashkia e këtij qyteti ka përfunduar procesin e regjistrimit dhe evidentimit të adresave, si dhe numërimit të familjeve në këtë qytet, duke arritur në një tregues të qartë dhe real të gjendjes së popullsisë të prekur nga migracioni, e ndërkaq ka emërtuar të gjitha rrugët e qytetit. Arjan Bejko, nënkryetar i Bashkisë së Korçës, thotë se ka përfunduar procesi i emërtimit të rrugëve dhe shesheve në qytet, duke bërë të mundur krijimin e sistemit të adresave. Janë 290 rrugë të qytetit të Korçës që tashmë kanë emrat e tyre, si dhe pesë sheshet kryesorë të këtij qyteti, që për herë të parë janë emërtuar gjatë procesit të evidentimit të adresave. Një pjesë e mirë e rrugëve të qytetit të Korçës vazhdojnë të mbajnë emërtimet e trashëguara prej vitesh, por bashkia ka vendosur që jo pak rrugë të tjera të mbajnë emrat e personaliteteve të njohura të Korçës, apo që kanë dhënë kontribute të shquara për këtë qytet. Figura të artit si aktori Pandi Raidhi, regjisori Pirro Mani, gjuhëtarja Andromaqi Gjergji, Muzakajt, e figura historike janë zgjedhur për të emërtuar rrugët e qytetit të Korçës. Bashkia ka emërtuar së fundi 14 rrugë të reja me emra personalitetesh të artit, kulturës dhe historisë, duke plotësuar emërtimin për të gjitha rrugët e qytetit. Nënkryetari Arjan Bejko shton se janë emërtuar edhe pesë sheshet kryesore të qytetit me emrat: "اajupi", "Liria", "Sheshi i Demonstratave", "Rinia" dhe "Korça". Sipas tij, një punë e gjatë është kryer edhe për numërimin e familjeve të qytetit të Korçës. Në këtë qytet rezultojnë 24 mijë familje që janë hedhur për regjistrim në Zyrën e Gjendjes Civile për krijimin e sistemit të adresave. Me përfundimin e procesit të krijimit të adresave, Bashkia e Korçës është gati që të fillojë nga regjistrimi i popullsisë. "Ky është një tjetër proces i rëndësishëm që bazohet në sistemin e adresave dhe që do të fillojë së shpejti sipas udhëzimeve të Ministrisë së Punëve të Brendshme", sqaron nënkryetari i Bashkisë së Korçës.

Gazeta Shqip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top