Korça, qytet 520-vjeçar

Violetta

>> KS- AL. etnike <<
Korça, qytet 520-vjeçar

Ja çfarë thonë dokumentet historike


Gjithmonë më ka mahnitur ky qytet i magjishëm. Ky qytet që ka bërë emër të madh në historinë e Shqipërisë. Një qytet elitar, kryeqytet i dijes, arsimit,civilizimit, intelektualëve dhe patriotëve. Qyteti që ka hyrë në historinë e Shqipërisë për kontributet e mëdha intelektuale dhe përparimtare.


Po cila është historia e këtij qyteti të mahnitshëm si Korça?

Nga të dhënat historike mbi Korçën (Korça news) thuhet se në vitin 1496, në fshatin Peskopje që ishtë në varësi të Korçës përfundoi ndërtimi i Xhamisë së madhe që përbën sot ndërtesën më të vjetër të qytetit të Korçës. Ndërtesa ishte në fakt një kompleks ndërtimesh ku hynte dhe tyrbja, hamami me ujësjellës, një imaret dhe Medreseja. Nga të dhënat që jep Korça news tregohet se imareti, hamami me ujësjellës nuk ekzistojnë më dhe në mënyrë krejt të pashpjegueshme është prishur dhe Medreseja që është shkolla e parë e qytetit.

Ndërtimet në fshatin Peskopje u kryen nga Ilia Panariti, i biri i një prifti i cili pas një karrere të suksesshme në Orient u myslimanizua dhe hyri në histori me emrin Iljaz Bej Mirahori. Mirahori ishte pjesëmarrës në pushtimin e Kostandinopojës në vitin 1453 dhe u shpërblye me prona të shumta në Stamboll. Vite më pas ai do emërohej si vali i Vilajetit të Janinës dhe zuri poste të tjera të rëndësishme. Ai i shërbeu sulltanit në shumë drejtime dhe për ta shpërblyer ai i dha pronë fshatrat Panarit, Treskë dhe Trebickë.


Duke qenë se kushtet gjeografike të këtyre fshatrave nuk lejonin krijimin e një qendre qytetare dhe administrative ai zbriti në fushën e Korçës dhe përcaktoi për qëllimet e tij fshatin Peskopje.

“Duke parë se kushtet gjeografike të këtyre fshatrave nuk lejonin krijimin dhe zhvillimin e një qendre qytetare dhe administrative, Iljaz Bej Mirahori, filloi të pregatitej të zbriste në fushën e Korçës, ku përcaktoi të përshtatshëm për qëllimet e tij fshatin Peskopje. Këtu ai bleu një kishë me emrin “Shën e Premte”, të cilën e bëri së pari teqe, më pas xhami dhe kjo sot është Xhamia e Madhe”, shkruan Nuçi Naçi në librin “Korça dhe katundet e qarkut”, botuar në vitin 1923.

“ Xhamia përfundoi në vitin 1496 dhe po në këtë vit sulltan Bajaziti II, me kërkesë të Iljaz Bej Mirahorit, nxjerr dekretin sipas të cilit: “Dy fshatrat Panarit e Treskë, pronë personale e tij të shkëmbehen me fshatin Peskopje, në vartësi të Korçës, që ka dy pjesë…edhe unë ia dhuroj të lartpërmëndurit, të dy pjesët në fjalë” (S. Ramo, Ilia Panariti dhe Korça, fq.123).


Me këto veprime Iljaz Bej Mirahori hodhi themelet e qytetit të Korçës (S. Frashëri, Enciklopedia turke).

Të njëjtin mendim shprehin shumë studiues që janë marrë me historinë e themelimit të Korçës, “Për Korçën, Themeltar është Iljaz Beu – Mirahor e Veli, i bir i ati prifti Panaritit i emëruar më parë Ilo, edhe si Themeltar duhet të quhet i pari mirëbërës i saj” (Nuçi Naçi, fq.64)

“Korça deri në ardhjen këtu të Koxha Mirahorit, atdhetarit të kryer në fenë islame…ishte një fshat i vogël që quhej Peskopi…, që kur ky vendosi ndejen e tij këtu si princ i vogël, që atëherë gradualisht Korça shkoi përpara…Prej këtij llogaritet dhe kronologjia e Korçës” (Thimi Mitko, vepra Tiranë 1981, fq.547).


Por a është vërtet Iljaz Bej Mirahori themelues i qytetit të Korçës së sotme?


Përgjigjen e japin dy historianët e mëdhenj Nuçi Naçi dhe Thimi Mitko, të cilët dokumente të vjetra që fshiheshin në familjen Myteveli, pasardhësja e Iljaz Bej Mirahorit. Këto dokumenta për fat të mirë, Myftar Grabocka që shërbente si Kryetar i Komitetit Ekzekutiv në Korçë, djalë nga zona e Vakëfeve, në vitin 1962, duke shfrytëzuar miqësinë me familjen e Mytevelijve, veçanërisht me zonjën e nderuar Jalldëz Myteveliu, nëna e dëshmores së Luftës Antifashiste Nacional اlirimtare, Floresha Myteveliu, i mori dokumentat origjinalë që ruante kjo familje. Këto dokumenta u dorëzuan në Arkivin e Shtetit në Tiranë dhe sot ato janë materialet dokumentare më të vjetra që ka ky arkiv për periudhën e pushtimit turk.



Po çfarë fshehin këto dokumente?

Dokumenti i parë i shkruar mbi qytetin e Korçës është regjistri turk i Korçës dhe Përmetit, hartuar në vitin 1431, pas pushtimit Osman.
Në regjistrin turk të vitit 1431 thuhet për Korçën, në faqen 69: “Vetë Korça, të pafetë që banojnë brenda në kështjellë: shtëpi 26, të reja 5, beqare 3, të ardhurat 1965.”


Korça në këtë regjistër jepet si një kala e fortifikuar, ndaj dhe fakti që ai kishte një kala bëri që në të të vendosej administrate turke. Pra është e thjeshtë të kuptohet se aty jetonin të pafetë, pra krishterët çka tregon se ajo ka ekzistuar para pushtimit turk që ndodhi në fakt në fund të shekullit XIV.

Fakt është se mungojnë të dhënat dokumentuese të ndërtimit të kësaj kalaje. Emri sllav Gorica me të cilën e quan defteri turk tregon se ajo ka një histori ekzistence shumë më të lashtë. Dokumenti që e vërteton këtë fakt tërthorazi është “Gjenealogjia e Muzakajve”, ndoshta vepra më e rëndësishme dokumentare e Shqipërisë mesjetare. Megjithëse e shkruar në vitin 1510, nga Gjon Muzaka, i emigruar në Itali mbas pushtimit turk të Shqipërisë, ai duke folur për parardhësin e tij, princin Andrea Muzaka, që arriti titullin e lartë Sebastokrator në vitin 1280-1281, duke përmenduar pronat që zotëronte ky princ shkruan: “Gjithashtu zotëroi dhe sundoi qytetin e Korçës deri në fshatin e quajtur Savojan, ku përfshihet edhe vendbanimi Viola, në të cilin mund të zihen peshq të mëdhenj e ngjala gjigande” dhe më poshtë vazhdon, “Ty, Don Andriani…po të le edhe vendet e Devollit të madh me qytetin e Korçës dhe katundin Sovjan”, (shih “Nga Paleologët tek Muzakajt”, fq.428 – 444).

Ky dokument e çon ekzistencën e Korçës në shekullin e XIII, kur sundonte princi Andrea Muzaka, dhe e paraqet me fizionominë e një qyteti, pra themelimi i tij mund të jetë edhe përpara këtij shekulli. ثshtë e qartë se turqit e gjetën Korçën me një kala të konsoliduar sepse përmendet shpesh në regjistrin turk të vitin 1431, nëpërmjet pronave të rojeve të kësaj kalaje. Por, kemi të paqartë vendin se ku ndodhej kalaja, pra qyteti i Korçës, për të cilin shkruan Muzaka dhe flet regjistri turk i vitit 1431.

Mbi këtë argument ka mendime të ndryshme por nuk ka dokumente që dëshmojnë ekzistencën e saj përveç disa emra toponimesh që kanë mbetur deri në ditët tona.



Arlinda Canaj
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top