Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Konvertohen” në katolikë për të fituar azilin

Nora është shtrënguar të zgjedhë ndërmjet familjes dhe të dashurit. Kishte besuar se dashuria nuk i njeh dallimet etnike, racore apo fetare. Familja ia sfidoi vazhdimisht lidhjen me Liridonin.

Nora ishte para dilemës së madhe. Shpresonte se familja nuk do ta çonte deri në fund kërkesën për të sakrifikuar dashurinë për shkak të dallimeve fetare.

“Unë jam rritur në një familje myslimane që beson në mënyrë absolute e dogmatike në rëndësinë e bindjes fetare”, u ka thënë Nora autoriteteve gjermane, të cilët i kërkonin të shpjegonte arsyet e largimit nga Kosova në fund të vitit të kaluar.

“Kam sakrifikuar shumë gjatë viteve rinore që të mos e humbja familjen dhe njëkohësisht të mbaja afër vetes njeriun që e dashuroja”.

Nora e dinte fort mirë se familja nuk do ta lejonte në asnjë mënyrë që lidhja të kurorëzohej me një djalosh të besimit katolik.

“Erdhi një moment kur ua thashë në sy prindërve se nuk do të ndahesha me asnjë çmim prej Liridonit. Dhe ju nuk mund ta merrni me mend reagimin e tyre”, u ka thënë Nora zyrtarëve të shtetit gjerman. Dëshmia e saj është mbështetur edhe prej të dashurit, raporton Koha Ditore.

dita
 
Titulli: “Konvertohen” në katolikë për të fituar azilin

I lumte,ama familja se ka kuptuar vendimin e saj,si mund te sakrifikosh dashurin e jetes sepse familja e dashka mysliman.
 
Titulli: “Konvertohen” në katolikë për të fituar azilin

Se besoj lajmin si të vërtet, në fakt është arsye e mirë për të fituar azil sepse azili për çeshtje ekonomike nuk jepet sot, dhe hajde të gjejmë arsyetim tjetër.
 
Titulli: “Konvertohen” në katolikë për të fituar azilin

Veton me lejo te shtoj dicka nga ana personale ,une ne femiri kam jetuar ne veri,dhe po ta them me sinqeritet qe ka familje dhe po te them edhe kete me koficent te larte shkollimi e formimi,dhe ishte ne forme te prere ne qofte se vajza do dashuronte nje mysliman nuk do ja pranonte familja asnjehere ,e per tu realizuar kjo lidhje femra duhej te hiqte dore nga familja.
Kam njohur e nga afer te tilla raste.
Dhe anasjelltas po te dashuronte djali myslimane do i behej hasha nuses se djalit e djalit.
Kete e them me baza sepse ishte zona e tille qe kishte mysliman e katolik.
Jo te gjithe por kishte plot te tille.
E njejta gje ndodhte e me shumicen e myslimanve kur dashuroheshin me djem ,vajza nga religjioni katolik.
Ndaj te tilla ide absurde e konceptime jasht llogjikes ka sa te duash neper zonat e Shqiperis.
Po thuaj ti do zoti e dikur te zgjohen keta qe jan kaq ekstremist,te kuptojne njehere e mire qe besimi eshte relik e gjithesecilit,dhe dicka tejet personale qe te kushtezoje ne vendime jete.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: “Konvertohen” në katolikë për të fituar azilin

Ka të tilla raste që përmend, por unë kam bindjen se jo në rastin e artikullit për të cilin po flasim. Unë mendoj se nuk duhet të kushtezohet njeriu në të tilla forma që përmend, gjerat ndodhin natyrshëm dhe nuk mund të largosh dike vetëm pse dashuron.
 
Titulli: “Konvertohen” në katolikë për të fituar azilin

Nora e dinte fort mirë se familja nuk do ta lejonte në asnjë mënyrë që lidhja të kurorëzohej me një djalosh të besimit katolik.
dhe cfar beri ne kete raste? teme e javese asgje tjeter.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back