Konsullata e Janinës, si abuzojnë diplomatët tanë

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
Biseda midis konsullit, kreut të PD-së dhe një punonjësi

Dy punonjës të konsullatës shqiptare në Selanik (Greqi) dhe kryetari i degës së Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në këtë qytet, i tregojnë njëri-tjetrit të gjitha abuzimet që bëhen nga diplomatët shqiptarë të kësaj konsullate. "Fiks Fare" transmetoi dje pjesë nga një bisedë mes konsullit të Përgjithshëm në Selanik, zotit Thoma Nini, punonjësit të kësaj konsullate, i cili njihet me emrin Hajri dhe kreut të degës së PD-së, Urim Gjata. Gjatë bisedës, personat zbulojnë abuzimet që bëhen me emigrantët shqiptarë, të cilët presin në radhë me orë të tëra për të marrë një prokurë, apo për të legalizuar qoftë edhe një certifikatë. Gjithashtu, gjatë bisedës zbardhen abuzimet dhe allishverishet që bëjnë diplomatët shqiptarë në Selanik; vjedhje e hapur e fondeve të shtetit, duke ndërruar goma makinash për të përfituar goma të reja, e që më pas i shesin. Personi që lakohet më shumë në këtë bisedë është sekretari i konsullatës, Astrit Shehu. Sipas bashkëbiseduesve, sekretari i konsullatës hyn e del nga Greqia në mënyrë të paligjshme, luan në kazino, humbet shuma marramendëse, që kërkon t‘i kompensojë duke kërkuar ryshfet nga emigrantët hallexhinj, u bën prokura për t‘u pajisur me pasaportë personave të shpallur në kërkim... Vetë konsulli, zoti Nini, i pohon gjatë bisedës të gjitha këto abuzime. Gjithashtu, vetë konsulli tregon skemën e emërimeve politike në konsullatat shqiptare nëpër botë. Tregon se si emërohen konsujt edhe për ndere personale.


Biseda

Midis Thoma Ninit, konsull i Përgjithshëm në Selanik;

Urim Gjata, kryetar i PD-së në Selanik;

Dhe një personi, të cilit i përmendet vetëm emri, Hajri.


Urim Gjata: Iku në Bullgari me një oficer të policisë dhe me një femër...

Hajriu: Polic...

Urim Gjata: Nuk është polic te ju ai?

Hajriu: Një i gjatë... unë nuk e di, se një herë kam ardhur... Astriti apo Fredi...

Urim Gjata: Një i gjatë, Astriti, unë për Astritin po flas (e kanë fjalën për Astrit Shehun, sekretari i Konsullatës shqiptare në Selanik). Po kur kanë ikur ata?

Hajriu: Ka 3-4 muaj. Në fund të shtatorit, mund të ketë pasur një kohë të lirë apo mund të ketë pasur një shërbim diplomatik, dhe mund të ketë ikur. Ishte Astriti, një polic grek, një femër avokate, bullgare ishte ajo femra...

Hajriu: Një e shëndoshë...

Urim Gjata: Po polici grek iku me Fredin apo me Astritin?

Hajriu: Bashkë ishin, por nuk e di se çfarë kompromisi kishin bërë...

Urim Gjata: Po si tha Fredi, që u hapen të tërë trarët e doganave?

Hajriu: E, po. Shkon në kazino ai, po hajde... Aty te kazinoja mes dy doganave.

Urim Gjata: Po, tek ajo kazinoja aty shkon ai... aty ku e pashë unë. Po. Po me Fredin sa ditë iku në Bullgari ai?

Hajriu: Tri ditë iku. Një ditë në Sofje dhe një ditë afër vijës bregdetare dhe u kthyen.

Urim Gjata: Kishte edhe ca dibranë ai njëherë dhe po i gënjente, po ata nuk e qasin më atë tani...

Hajriu: Ore, nuk e kuptoj, çfarë ka me ata dibranët ai, pse i gënjen ata ai?

Urim Gjata: Mirë, mo mirë, po e keqja është se ata janë të lidhur keq me Stavri Dajën, me tërë mafien shqiptare... Sa ju kërkoi ju për makinën e vjedhur?

Hajriu: 1200 euro.

Urim Gjata: Po ju me sa e gjetët?

Hajriu: Me 800.

Urim Gjata: Deri në Dibër?

Hajriu: Jo bre, deri në kufi.

Urim Gjata: Bravo! Ai i përdor këta dhe i përdor keq. A e di pse i përdor ai? Në konsullatën e vjetër, ai bënte ligjin. Vjen një herë një letër në Konsullatën shqiptare në Maqedoni, Stavri Dajo thoshte në Konsullatën shqiptare në Selanik. ا‘punë ka ai në konsullatën shqiptare? Se kështu i bënte ai, Stavri Dajo, pranë konsullatës shqiptare në Selanik. Ai, më mirë ta bënte në konsullatën shqiptare... Stavri, sikur ishte ambasada shqiptare dhe këtë e përdorte ai. Ia preu këmbët Niko Dhamo dhe i dyti ia preu duart Thoma Nini. Ky ia preu me një stil të ëmbël, ia hoqi konsullatën. E di si tha ky? Kur të më dalin leshtë e kokës mua, atëherë ti do jesh në konsullatë, këtu, i tha Thoma Nini.

Urim Gjata: Astrit Shehu thotë: Unë kam ardhur, se dua të bëj lekë. Imagjino, ai vodhi gomën e makinës te servisi i ‘Volswagen"-it dhe për çfarë? Ia dha shefes së Financës, Idës, në Tiranë...

Hajriu: Po sa pagoi vetë?

Urim Gjata: 400 euro dhe e çmontoi vetë. Bashkë me Ronin, një jevg nga Elbasani, vodhi gomën e makinës. I bëri prokurë një krimineli dhe thotë ‘nuk e rruaj fare, se nuk punoj për 10 euro‘. Shiko, tregonte njëri. Dëgjo se ishte për të qarë. Vjen një emigrant nga Miçilini, se i ikte trageti. Donte të bënte një prokurë i shkreti. 30 euro bënte prokura dhe i dha edhe 10 euro i shkreti. Na, i tha, t‘i kesh për kafe. Po nuk ta vë vulën për 10 euro unë, jo. Atij të shkretit i ikte trageti dhe a e di pse? Se numri i tij është përjashta...se thotë aty: kush abuzon me emigrantët, Thoma Nini dhe ata vijnë kërkojnë Thoma Ninin, konsullin e Përgjithshëm dhe Iliriani u thotë se nuk ka njeri, nuk pret njeri...

Hajriu: Kush është ky Iliriani? Po ku ka bأ¢â‚¬آ¦ njeri të kërkojë konsullin e Përgjithshëm dhe ai t‘i thotë nuk është...

Urim Gjata: Ata janë bërë një grup...

Hajriu: Fajet i kemi ne, që ua zgjasim atyre...

Thoma Nini: Jo, i Spartakut, se Spartaku është konsulli ynë i Përgjithshëm në Milano, dhe i tha që i priste në Athinë, Rodos dhe Selanik. Atje është i vëllai i Jozefinës.

Urim Gjata: Po mirë mo mirë, po dëgjo këtu. Ishalla, mos qoftë e vërtetë, po Astriti, pra sekretari i Konsullatës ikin tri ditë me një polic grek dhe me një bullgare, shkojnë nga Selaniku në Bullgari.

Hajriu: Po nuk ka ndonjë gjë...

Urim Gjata: Po mirë, mo mirë, o Hajri. Më dëgjo, ata mund të jenë miq, po si mund të iki sekretari i Konsullatës bashkë me Fredin, me një polic grek dhe me një femër bullgare tri ditë në Bullgari?

E di kush e kishte Thoma Nini? Stavri tha, ajo i paguan. E shoqja e Astritit është nga i njëjti fshat a nga diku aty afër... I thoshte Gjergjit: "Për çdo certifikatë që më sjell nga lart poshtë ke 2 euro" Këtë gjë, ai e bën edhe me... Ti e di se çfarë u bë sot në konsullatë? Certifikatat e përkthyera nga Ollga Vasiliu, Astrit Shehu u thotë: shko dhe përktheji në vend tjetër dhe ai nuk i vë vulën... اfarë t‘i bësh?

Thoma Nini: Kur erdhi Jozefina në Korçë, pesë minuta, sa e kam takuar, kuptohet, ç‘kemi, si je, e ç‘thotë konsullata? Mirë, i thashë. Keni gjetur ndihmë nga shteti? Po, i thashë. Duhet të ndihmoni njëri-tjetrin, më tha.

Urim Gjata: Për Xhovalinin, shoferin të tha.

Thoma Nini: Po.

Urim Gjata: I çuan çantën me 30 milionë Xhovalinit në fushatë. Vetëm të mos bënte fushatë kundër atij deputetit të PS-së.

Thoma Nini: Ajo që është politike është politike.

Urim Gjata: Të ishe ti, shkuarjen e atij Shehut me një polic grek e me një avokate bullgare në Bullgari, në mendjen tënde si e...

Hajriu: Si, një diplomat shqiptar, me një polic grek, me një femër bullgare, agjente dhe ajo...

... Mirëpo Astrit Shehu ka një hall të madh, miqtë e mi, ka 200 milionë lekë borxh. Ai do t‘i lajë, por nuk lahen kështu lekët ore Hajri. Astrit Shehun nuk njeh njeri në PD, nuk ka mik në PD, ka një njeri që i ka dhënë shtëpinë pa lekë në Tiranë. اon çdo muaj në Tiranë djathë edhe ca gjëra të tjera. Vajti e vodhi gomën e makinës, turpi më i madh, sepse dhe vajti dhe u përplas. Bën rolin e kriminelit. U kërkon lekë shqiptarëve dhe u thotë se unë nuk dua të di për njeri në botë. E vodhi gomën e makinës, e vodhi, o Maqo. E vodhi dhe ia dha asaj shefes së Financës në Ministrinë e Jashtme. Bënte 700 euro goma.

Urim Gjata: Këtë histori e tregoi vetë ai, sepse isha dhe unë aty.

Thoma Nini: Se e tregoi vetë, vajta mora Romin tha, hoqi atë gomën e makinës, i hoqëm gomën e asaj dhe ia vumë makinës. Dhe vajti u përplas. Sepse i ndërroi gomën para.

Urim Gjata: Po, gomën e parë dhe u përplas.

... Thoma Nini erdhi i dërguar i Sali Berishës në Selanik, është mëkëmbësi i tij, është person i tij, i ardhur në Selanik. Ka disa ambasadorë dhe konsuj që i vendos Kryeministri, konsuj politikë.

Kthehemi te Thoma Nini Nini. Unë Thoma Ninin nuk e njoha në Selanik, por e njoha në Korçë. Veja në Korçë, pinim ndonjë shishe uzo, rrinim për qejf dhe Thoma Nini ishte burrë që nuk bënte certifikata false, po isha unë. Apo jo Thoma Nini?

Ore, unë do vija, për çfarë do më duhej Thoma Nini mua, shkoja, por më thoshte: të lutem Urim, mos më hajde më. Bëje si certifikatë, nuk dua lekë, por të lutem mos me hajde më në zyrë. Unë nuk e njoh paranë? E njeh Keli që mbron Astrit Shehun?! E njeh ai!

Thoma Nini: Unë, me Urim Gjatën njihem prej vitesh që më përpara se të vija në ambasadë.

Urim Gjata: Ka të tjerë që e bëjnë? Cili?

Hajriu: Po ja, ata që punojnë aty. Pjesa tjetër që punon në ambasadë e bën. Astriti!

Urim Gjata: Astriti! Unë nuk e di.

Hajriu: Por lekë ka marrë ai nga shqiptarët. I ka marrë, e sigurt? Sepse Astrit Shehu thotë kështu: Unë kam dibranët dhe nuk pyes për njeri këtu.

Urim Gjata: I thotë Ndreçkës, hajde se do bëjmë pazar dhe më sill nga dogana kaq steka me cigare. Zotëri, i tha ai, po mua më fut në burg. Sepse nuk lejohet në Greqi të fusësh një stekë, ky më thotë të fus 10 steka. Do të them një gjë edhe Maqka vetë nuk ka se ç‘bën pa ne. Apo e kam gabim, o shef Maqo?

Personi 1: Tashti, atë që e ka bërë Thoma Nini, nuk e ka bërë kush.

Thoma Nini: Mua më thanë: organizo punën. Më thanë: hiqe andej, e hoqa. Më thanë: do fusësh lek në bankë dhe i futa. Më thanë të tëra mënyrat që duhet të organizoja punën. U thashë: në cilën bankë i doni? Këtu. Më thanë: Do t‘i bësh me pagesa, do bësh pagesën në bankë dhe do të sjellin dhe mandatin. Aq mund të bëja unë. Stafi nuk varej nga unë, stafin ma dërgonin ata.

Shqip
 
Titulli: Konsullata e Janinës, si abuzojnë diplomatët tanë

eheeeeeeeee e degjova dje.po ku ska vajt shqiptari dhe ska ber remuj?
 
Titulli: Konsullata e Janinës, si abuzojnë diplomatët tanë

hej cbehet ketej,ta dinit.
Para 1 viti shoferi i ambasadorit,ne athine i mori 2600 euro kunatit tim per te vulosur 6 certifikata fallco.
Ai,i biri a i nipi i te madhit Kadri Roshit qe eshte nenpunes ne ambasade ketu ka bere lek me thase nga emigrantet.
 
Titulli: Konsullata e Janinës, si abuzojnë diplomatët tanë

hej cbehet ketej,ta dinit.
Para 1 viti shoferi i ambasadorit,ne athine i mori 2600 euro kunatit tim per te vulosur 6 certifikata fallco.
Ai,i biri a i nipi i te madhit Kadri Roshit qe eshte nenpunes ne ambasade ketu ka bere lek me thase nga emigrantet.

eh cme kujtove me kete copen te birin e Kadri Rroshit (ishte ai me duket se i ngjante shume) sdeshte te me lejonte te hyja ne ambasade por une isha me nje punonjse te larte ne presidences sa i tregoi karten nuk u futa nga dera qe futeshin te gjithe por nga dera qendrore ai ngeli si statuje.....eh lek qe kane bere ata njerez me vuajtjet dhe rradhet tona....prandaj urrej amabasaden tone sa here kaloj i bej ate shenjen me gishtin e mezit....me ate ndertese jam KRENAR se shikoj dykrenarshen qe valvitet ne mes te Athines dhe me mbush me gezim se gje tjeter nuk me prek ne ate ndertese.....
 
Titulli: Konsullata e Janinës, si abuzojnë diplomatët tanë

pale duan dhe te votojme
he mjere ju te greqise keqe me grekun e me keqe me shqipetarin
kur kame vajtur ne ambasaden shqipetare ne londer per nje leje kalimi 30 ero ishte d m th stampa nuk patem te tilla problemi si shikojme ne greqi
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top