Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Konkursi - 570 policë ngelin në testimin për gradat
Oficerët e Policisë së Shtetit nuk kalojnë dot provimin e gradave. Nga 630 punonjës policie që u testuan për të fituar gradën "inspektor" dhe "kryeinspektor", deri të martën, vetëm 60 prej këtyre kaluan testin.
E enjte, 04 Dhjetor 2008 11:14
Testimi ka alarmuar Drejtorinë e Arsimit Policor, për nivelin e dobët të kuadrove që i përkasin nivelit të mesëm të policisë. Ndërsa të ngelurit kanë akuzuar përgatitësit e testeve se ishin shumë teknike dhe në fusha që nuk kanë dhe aq lidhje me policinë, siç është matematika.
Të mërkurën ka pasur një tjetër testim, por rezultatet nuk janë bërë publike. Të pyetur për nivelin e dobët të treguar nga oficerët e policisë dhe numrin e pakët të fituesve, burimet zyrtare të policisë kanë komentuar se gjithçka është bërë në kuadër të një vendimi, që ka përcaktuar edhe numrin e gradave për të cilat janë vënë në garë 630 punonjësit e policisë me gradë më të ulët.
Burime konfidenciale janë shprehur se numri i pakët i fituesve erdhi nga niveli i dobët i konkurrenteve, të ndikuara këto edhe nga pyetjet e konsideruara të vështira dhe teknike.
Oficerët e testuar vinin nga të gjitha drejtoritë e qarqeve.
Sistemi i ri i shkollimit të kuadrove të policisë ndryshoi kryekëput me sistemin e mëparshëm pas vitit 2005. Pas shkollimit bazë 40-javor, oficerët e policisë testohen sa herë paraqesin kërkesë për gradë më të lartë dhe i nënshtrohen një tjetër kualifikimi në Akademinë e Policisë "Arben Zylyftari".
Testimi i së martës kryhej për të përzgjedhur grupin e oficerëve që do të trajnoheshin për gradat "Inspektor" dhe "Kryeinspektor". /Balkanweb/