Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

AnGeLiC

VIP
V.I.P
PicMonkey-Collage68-620x524.jpg
Nga Anila Dushi

Një ngjarje që mund të kishte pasoja të rënda, pse jo fatale, nga ato që vetëm para pak ditësh jo vetëm tronditën vendin tonë po bënë edhe xhiron e botës, ka ndodhur mesnatën e kaluar në fshatin Stajkë të bashkisë Vau Dejës. Akti, që për fatin e madh të asaj familjeje nuk është realizuar, ka ndodhur në banesën e shtetasit Lul Palushi ndërsa autore, ndonëse në tentativë, është Ela Palushi, një e re, nënë e dy fëmijëve, e cila në një moment tronditjeje të rëndë ka tentuar të djegë për së gjalli vjehrrën dhe kunatën. Në fakt është një konflikt mirëfilli shqiptar, që ndodh kudo dhe kurdo, kur nuk zbatohen asnjë nga ligjet që rregullon bashkëjetesën e njerëzve të një familjeje. Ela Palushi nuk ka arritur dot të kryejë aktin, ndërsa është shoqëruar në polici rreth dy orë pas ngjarjes në kushtet e tronditjes së rëndë psikologjike. Ai ka shpjeguar shumë orë më vonë për atë që kishte ndodhur në familjen e saj, ndërsa duket se marrëdhëniet në shtëpi janë acaruar pas divorcit të kunatës së saj, e cila është kthyer në shtëpinë e prindërve, duke rënduar edhe situatën deri në pikën kur nusja e shtëpisë ka tentuar t`i djegë të gjallë kunatën dhe vjehrrën e saj.

Ngjarja

Rreth orës 02.30, Ela ka spërkatur me benzinë vjehrrën dhe kunatën e saj. Era e benzinës ka sjellë reagimin e dy grave dhe të bashkëshortit të saj, të cilët kanë bërë të mundur izolimin e autores duke mos lejuar që ajo t`i vinte zjarrin dy pjesëtareve të tjera të familjes. Ngjarja ka përfunduar pa pasoja, ndërsa policia ka shoqëruar Ela Palushin, duke i marrë edhe deklarimet. Në shtëpinë ku dhe ndodhi ngjarja ndodhet vetëm vjehrra e Elës, që sipas policisë ka qenë dhe objekt i sulmit. Angjelina, ka mbrojtur nusen e vetme të saj ndërsa nuk ka treguar asgjë në lidhje me shkaqet e zënkës. Mirëpo janë burimet e policisë që saktësojnë gjithçka ka ndodhur mes palëve. Ka qenë debati mes Elës dhe vajzës së divorcuar në lidhje me pronësinë e shtëpisë së familjes, ku kunata e saj ka pretenduar se ka pjesë ajo dhe nëna e saj. Sipas të dhënave që vijnë nga Stajkat, zonë në të cilën banon familja Palushi, bëhet me dije se çifti Luli dhe Ela Palushi, të cilët janë të martuar prej 8 vitesh kanë punuar në Greqi për 7 vite me radhë duke ndërtuar atë shtëpi. Ato janë kthyer nga Greqia dhe kanë filluar jetesën në tokën e tyre, ndërsa Luli mësohet se punon bojaxhi në Shkodër dhe në Malin e Zi.

Vjehrra mbron nusen

Angjelina Palushi mohon të ketë ndodhur ndonjë gjë e rëndë dhe është e habitur nga sa ka parë dhe dëgjuar në televizor. Ajo nuk pranon se nusja ka dashur t`i vrasë, por ka pranuar se ka patur një konflikt siç ndodh në çdo familje. Vjehrra nuk ka dhënë asnjë informacion mbi atë çfarë ka ndodhur në banesë, ndërsa thotë se nuk e kanë lajmëruar ato policinë. Angjelina ka treguar se Ela nuk ka dashur t`iu bëjë keq, por që ka qenë jo mirë nga ana e gjendjes shëndetësore kohëve të fundit. “Ndodhi çka ndodhi, po ne nuk na gjeti gjë. Ne nuk u dogjëm dhe nuk e di se kujt i duhet të merret me hallet tona”. Megjithatë ende policia nuk ka bërë me dije se çfarë mase është marrë për gruan e re. Priten dëshmitë e pjesëtarëve të tjerë të familjes për të sqaruar rrethanat.
Shekulli
 
Attachments

  • PicMonkey-Collage68-620x524.jpg
    PicMonkey-Collage68-620x524.jpg
    76.9 KB · Shikime: 0
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Me mir eshte te shuhen disa tema nganjeher, as mos te shfaqen.... ((kur sjan per mir)).
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Ta rrisin cmimim e benzines se keshtj sdo e bleje cdo person.
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Nick edhe me ta rrisin mi??? Makinave le ti hedhin vajgur pastaj lol
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Atehere le te rrisim shkrepesat e cakmaket i zgjidhje duhet ketu.

Ose max te duroje robi deri ne dimer...i rruge e dy pune.
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Alternativa dyte aprovohet...kundra ska, abstenim jo....u kalua

Ajo e cakmakve hidhet poshte se jemi sensitive ne duhanpiresit
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Keshtu behen punet me mend. Tak tak.
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Kjo ja paska hedh paqe..njoh njeren,e vrau vjerren fare,edhe e hodhi tek nje koder..
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Zgjidhja me e mire dhe me e thjeshte eshte nje Investim nga Qeveria ne Psikiatri me moderne bashkohore se shume njerez keto vite qe jetojm cdo dite degjojm raste te reja depresioni,semuarish mendor/e ne rritje.
Ndoshta duke kuruar njerzit ose duke parandaluar skamjen ne 90% te Shqiperise sdo degjonim me kshu rastesh. Ndoshta nusja do shkonte ne pune,sdo kishte kohe as nerva te meret me vjehrren.
Parazitizmi te VRET!
 
Sa idealist....thua ka shprese ?
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Sa idealist....thua ka shprese ?

Brezi im ka shprese,une besoj!

Kete Europian kuptova qe Shqiptaret din te jen te bashkuar,pas 10 vitesh do ket revolucion te madh duke zhdukur cdo qelize te cdo Nard Ndoke te ketyre 25 viteve.

Nese do te shpjegoja si kurohen njerezit me depresion apo me probleme mendore ne Gjermani do habiteshe shume...
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Mos merr shtyse nga nje event futbollistike
Dikur nje pedagog amerikan dha nje detyre kursi dhe ndau ne grupe studentet
Grupi ishte miks dhe per thjeshtesi (u mendua si teze) grupi permbante vetem shqiptare.
Ne fund te dorezimit te temes ,puna ishte skandal. Gjithsecili kishte punuar individualisht.
Ath profesori shpjegoi se me kete ndarje kish bere edhe nje test.
Tekstualisht tha- ju shqiptaret jeni shume te zotet dhe te zgjuar por keni problemin e Unit. Doni te jeni te gjithe lider dhe kjo ju pengon te bashkpunoni.....
Pra per aq kohe sa edhe brezi ri po rritet me egoizmin e te qenurit i pari....une dyshoj fort

Sa per pjesen si kurohen ne gjermani i kam pare edhe ata dhe kam do rezerva te miat edhe nga ajo ane lol
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Ndaj permenda eventin e fundit futbollistik,kjo na mungon!
Ama ne nje te ardhme te afert do jemi deshmitar te nje brezi te ri qe do deshirojn te bejn dicka te rendesishme per vendin e tyre,duke pare cunat e gocat qe mbyten me makiato e ne telefona sigurisht qe te kap pesimizmi!
Nese do filloi spastrimi i politikaneve nga te huajt do ndikoi ne moral te shum te rinjve qe te behesh dikushi ne Shqiperi sdo kesh me nevoje per aq shum para dhe miq. E para qe duhet te behet eshte eleminimi politikaneve aktual dhe duke mposhtur idene e nje trashgimie qe deshirojn te len per te ardhmen duke arsimuar femijet e tyre ne Viene apo Cambridge dhe Arsimin Shqiptar duke e rrenuar perdite.
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Ti ku po studioje the?
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Per momentin jam shtepiak ne depresion dhe hyj ne FV.
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Epo ik ne gjermani te kurohesh lol
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Kushton 50 mij euro 1 muaj,i ke borxh?
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Ti jep banka .....njoh une ca qe te japin njeren dore se tjetra i duhet te ti marrin pas me gjithe interes
 
Titulli: Konflikti për shtëpinë, nusja tenton të djegë në gjumë vjehrrën dhe kunatën

Paska rrodhur nga mendja edhe vjehrra... Ndodhi c'fare ndodhi , Por ne nuk na ndodhi gje .

U dashkan izoluar, te tere si familje .
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top