Konaku i Derrallëve do bëhet muze

legjenda

Tetova
Këto punime i kanë paraprirë iniciativës për kthimin në identitet të këtij objekti dhe shndërrimin në një muze. Një elaborat i punuar nga një grup pune i Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Nacionale të Konservimit pritet të marrë miratimin edhe nga Qeveria për themelimin e muzeut në shtëpinë që deri para pak kohësh ka qenë në funksion të Fakultetit të Mjekësisë dhe spitalit

Evis HALILI

Një njoftim në derën kryesore të shtëpisë së Halim Beut, djalit të Mehmet Pashë Derallës për transferimin e shërbimeve që kryheshin në këtë objekt qëndron prej pak kohësh, ku po ashtu kanë nisur punimet e para për rikonstruktimin dhe riadaptimin e ambientit të brendshëm. Këto punime i kanë paraprirë iniciativës për kthimin në identitet të këtij objekti dhe shndërrimin në një muze. Një elaborat i punuar nga një grup pune i Ministrisë së Kulturës dhe Qendrës Nacionale të Konservimit pritet të marrë miratimin edhe nga Qeveria për themelimin e muzeut në shtëpinë që deri para pak kohësh ka qenë në funksion të Fakultetit të Mjekësisë dhe spitalit. Bëhet fjalë për një projekt i cili gjatë vitit të ardhshëm do të vijojë në formë më dinamike, ndërsa kostoja e përgjithshme rikonstruktimit fillestar do të jetë dhjetë milionë denarë. Hollësia për elaboratin për themelimin e muzeut nuk jepen, deri në miratimin e vendimit nga Qeveria, por burimet nga grupi punues thonë se gjithçka do të realizohet konform stilit neobarok eklektik të objektit, i cili për momentin është në një gjendje të keqe. Shtëpia gjendet në afërsi të spitalit të qytetit të Tetovës dhe ka shërbyer si institucion për personat me nevoja të posaçme, por edhe për studentët e Fakultetit të Mjekësisë. Shtëpia e pasardhësve të ish ministrit të parë të Luftës së Qeverisë së Ismail Qemalit, ka pasur funksione të ndryshme, pas konfiskimit të pronës në vitet e pasluftës, por deri tani në të nuk ka pasur asnjë lloj mbishkrimi për pronarët e saj, njëherazi personalitete që kanë kontribuar në historinë shqiptare. Ish konaku i Halim Beut, ashtu siç quhet në Tetovë, nga shtëpi është shndërruar në zyrë e administratës komunale, gjyqësorit, shëndetësisë e kështu me radhë. Ajo është ndërtuar në fillim të shekullit të kaluar dhe përbëhet nga kati përdhes dhe dy kate që kryesisht kanë qenë hapësira banimi për familjarët. Në faqen zyrtare të komunës ky objekt rekomandohet si objekt historik për t'u vizituar nga turistët. Si një objekt reprezentativ i cili të magjeps me pamjen e jashtme, sinteza tradicionale e mënyrës së ndërtimit me elemente evropiane të cilat si modë nga perëndimi depërtuan në territorin e Maqedonisë në mes të shek. XIX e bëjnë këtë objekt si realizim të vetëm artistik, thuhet në përshkrimin në faqen zyrtare të komunës. Shtëpia është një ndërtim asimetrik, i përbërë nga kati përdhes, që ka shërbyer si depo dhe për shërbëtorët, si dhe dy katet e sipërme, ku kanë jetuar Derrallat. Ato u shpallën armiq të popullit, për shkak se i vëllai i Halimit, Gajuri, ishte komandant i ushtrisë së shtetit të bashkuar shqiptar me kryeministër Rexhep Mitrovicën. Prona e shtetëzuar nuk iu kthye pronarëve, pas viteve 90-të. Deri tani vazhdimisht është kërkuar nga shoqata e individë që kjo godinë të restaurohet dhe të kthehet në një objekt të trashëgimisë, jo vetëm për vlerat arkitektonike, por edhe për personalitetet që jetuan aty.
thumbnail.php
http://koha.mk/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top