Komunistët: Referendum për rivlerësimin e Enver Hoxhës

Cyber_Spartacus

Homo Homini Lupus
Komunistët kanë kërkuar referendum kombëtar për rivlerësimin e figurës së diktatorit Enver Hoxha. Kjo kërkesë është bërë publike dje në veprimtaritë promovuese që janë organizuar me rastin e 100-vjetorit të lindjes së diktatorit komunist. Kryetari i Partisë Komuniste Shqiptare, Hysni Milloshi, ka deklaruar nga qyteti i Gjirokastrës se tashmë ka ardhur koha të organizohet një referendum kombëtar për të vlerësuar figurën dhe veprën e udhëheqësit të madh shqiptar, Enver Hoxha. Ky i fundit, sipas Milloshit, ka qenë i vetmi udhëheqës shqiptar që nuk ka bërë kompromise dhe pazare politike në kurriz të kauzës kombëtare, siç mund të bëhen nga politikanët e sotëm të shitur te Perëndimi. "Mjaft baltë është hedhur mbi udhëheqësin e shqiptarëve, por ata që kanë hedhur baltë më parë kanë filluar të reflektojnë, duke u gjunjëzuar te parimet e vërteta të mbrojtjes së atdheut, e cila është detyra e çdo shtetasi shqiptar, karshi rrezikut që i kanoset nga vendet armike të kombit", tha Milloshi. Ceremonitë festive për nder të figurës së ish-udhëheqësit komunist, kanë filluar qysh në orët e para të mëngjesit të djeshëm kur dhjetëra vetë të rinj e të vjetër, me flamuj të kuq dhe portrete të diktatorit janë grumbulluar na vendin ku Enver Hoxha zhvilloi mitingun e tij të fundit në qytetin e lindjes, në tetor të vitit 1978, në sheshin "اerçiz Topulli". Altoparlantët e mëdhenj të instaluar në kënde të sheshit përcillnin këngë të tilla si "Enver Hoxha tungjatjeta", "Ligjëro udhëheqësi ynë" etj. Pas fjalimeve përshëndetëse, grumbulli i simpatizantëve komunistë, i kryesuar nga Milloshi, ka vendosur buqeta me lule në vendin ku qëndronte dikur monumenti i Hoxhës i shkatërruar në korrik të vitit 1991. Më pas, kanë shkuar në shtëpinë e lindjes së Enver Hoxhës në lagjen "Palorto", ku janë mjaftuar ta vrojtojnë nga jashtë, sepse, siç thanë vetë komunistët, nuk është lejuar hyrja e tyre brenda në shtëpi nga ana e njërit prej djemve të Enver Hoxhës. Lideri i komunistëve shqiptarë, Hysni Milloshi, ka paralajmëruar organizimin e një superveprimtarie më datën 15 tetor në kryeqytet dhe për këtë rast, ai ka ftuar si pjesëmarrës VIP edhe kreun e Bashkisë së Gjirokastrës, Flamur Bime. Në prani të dhjetëra simpatizantëve të ardhur nga i gjithë vendi, lideri i PKSH-së ka shfrytëzuar rastin për t‘iu kundërpërgjigjur reagimit të prefektit të Qarkut të Gjirokastrës, Spiro Ksera, duke e cilësuar atë si një tradhtar të ideve komuniste. "Dua të deklaroj nga qyteti i vendlindjes së udhëheqësit tonë të madh, Enver Hoxha, se prefekti i Gjirokastrës, Spiro Ksera, ka frikë nga parullat e proletariatit, pasi ai është një tradhtar i ideve komuniste", ka deklaruar Milloshi, duke u shoqëruar nga brohoritjet e shumta pas çdo frazë të mbaruar nga ai. Në fund të veprimtarive të djeshme, simpatizantët e Enver Hoxhës kanë vizituar një ekspozitë fotografike të periudhave të ndryshme të diktatorit.

Gazeta Shqip
 
Sikure ti behet nje rivleresim i drejte ai do te zhvarrosej, do te diskriminohej dhe do te njihej nga te gjithe si "dora e zeze" ne drejtim te shqiperise. Njeriu qe e ka pushtuar shqiperine nga brenda gje qe skishte ndodhur me shekuj me rralle nga pushtuesit e huaj.

Pushtuesi shqipetar i shqiperise.
 
une do kerkoja nje referendum per transplatim te materjes gri (trurit) te gjith ketyre kelyshave te kuq !!
 
ç'jane keto kerkesa te pakuptimta!!!!!!!!
ka 100000 pune me keq se kjo . Le te vija Hysa ta vleresoj ketu ne forum ate.
 
tani ne mund ta shajme sa te duame por krahasojeni pak shqiperine si ishte nga 1944-1962 dhe beni te njejten gje 1990-2008
kush ka bere me teper per popullin enveri apo keta hajdutet
enveri nuk na lejonte te emigrinim
ndesa keta nuk na lejojme te kthehemi ne vendin tone
 


Po me cuket vetja shume i ndryshem nga ju, pavaresisht se une nuk jam aspak komunist, po ithtar i asaj ideologjie.

Enver Hoxha eshte nje figure e shquar per shtetin shqiptar. Ai nuk mund te shuhet nga historia.


P.s Figurat e shquara boterore, ndahen ne figura pozitive dhe negative. Edhe E. Hoxha hyn tek figurat negative te historise.

Besoj se figures se tij i duhet dhene te gjitha vleresimet e duhura, si per meritat si per gabimet.
 
Vitk mos ngatarro evolucionin me arritjet e Enver Hoxhes.
Ai ka qene nje nga demtuesit me medhenj te ceshtjes Kombetare.Ai na futi nen obrellen e armiqve tane Histroike,psikopateve sllave.
Ai me Kosoven dhe sidomos me Camerine ka per tu kujtuar si nje nga figurat me te zeza,si nje nga njollat me te madhe ne fytyren e Kombit tone te shume peshtyre nga te huajt,fqinjet e me gjere.
 
pse kosoven e beri sala me nano
pastaj une nuk po e beje hero por nga mynyra se si ka vepruare politika e mbase viteve 1990 ENVERI merr shume pluse pastaj mos harro me te rendesishmen se akoma kemi komunistat ne krye ose bijet e tyre,se ne ate kohe nuk vinin dote pasuri se jau priste bolet ai xhaxhi dhe tani jane vete ali e vete kadi
 
Mire po bejn.
 
qkeni me komunistet or vllezer leni komunistet rehat ka gjithsekush mendimin e vet jemi ne demokraci apo jo kush se do enverin mos ta duje kush e don le ta duje
por nje gje mos harroni se jeni te gjith bije ose nipa komunistash jane te paket ata qe nuk kishin nje komunist ne familje apo fis prandaj mos na delni demokrat te flaket pytni baballaret tuaj se din me shume
 
qkeni me komunistet or vllezer leni komunistet rehat ka gjithsekush mendimin e vet jemi ne demokraci apo jo kush se do enverin mos ta duje kush e don le ta duje
por nje gje mos harroni se jeni te gjith bije ose nipa komunistash jane te paket ata qe nuk kishin nje komunist ne familje apo fis prandaj mos na delni demokrat te flaket pytni baballaret tuaj se din me shume

me ate mosh e bark ce paske ti normale ce do jesh i kenaqur me komunizmin.se kta ce kane lutuar per demokraci kane vuajtur ne komunizem e jane shume here me te vogel se te tatin.dukesh ce je komunist i thekur me kto ce thua.
nuk dua tja di se per ke lutoi ster ster ster gjyshi im.por di se per ke luftoj une.DEMOKRACINE
 
O djalosh me thuaj ku e sheh domokracine ne Shqiperi ti qe po luftoke per te?
Demokracia ty edhe mua qe jetojm jashte Shqiperise do te na heqe cdo te drejte do te na ktheje ne individa X te shoqerise do te na ktheje ne te huaj ne vendin tone.Atehere nese ti po lufton per shkaterrimin e identitetit tend keshtu vazhdo se e ke nisur mire.
 
O djalosh me thuaj ku e sheh domokracine ne Shqiperi ti qe po luftoke per te?
Demokracia ty edhe mua qe jetojm jashte Shqiperise do te na heqe cdo te drejte do te na ktheje ne individa X te shoqerise do te na ktheje ne te huaj ne vendin tone.Atehere nese ti po lufton per shkaterrimin e identitetit tend keshtu vazhdo se e ke nisur mire.

a ka demokraci ne shqiperi eshte tjeter pune.por une jam demokrat dhe nuk po them qe jam me ata qe thjesht quhen demokrate
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top