Komunistët pamundësuan komunikimin Shqipëri-Kosovë

Izolimi i veriut të Shqipërisë, gjatë viteve të komunizmit, ishte një izolim i qëllimshëm, që dëshmohet edhe me mungesën e një rruge që do të lidhte Shqipërinë me Kosovën, ka vlerësuar presidenti i Shqipërisë, Bamir Topi, në një intervistë për emisionin “Fakt” në NTV.

“Pra, nuk po bëj gjë tjetër vetëm se po ripërsëris atë që kam thënë në retrospektivë: ka qenë i qëllimshëm për të larguar sa më shumë idenë e një komunikimi të Shqipërisë me Kosovën”, ka thënë Topi.

Topi po ashtu ka thënë se, projekti i rrugës që lidh Shqipërinë me Kosovën, është një prej projekteve më të dashura për të. “Padyshim që është një nga projektet më të dashur për mua, për të cilin kam patur jo thjesht një dashamirësi direkte si person që po e jeton, por kam pasur edhe një formim në familje, përsa i përket përvojës mbi një rrugë, e cila do të lidhë shqiptarët”, ka thënë Topi, duke shtuar se kjo ka qenë një ëndërr e shqiptarëve që fatmirësisht sot po realizohet. /Telegrafi/
 
Titulli: Komunistët pamundësuan komunikimin Shqipëri-Kosovë

-----------------------------------------------------------------
mbaj mend qe ne dhoma te burrave ne veriun e shqiperise gjithmone me lahute e cifteli i kendonin kosoves dhe ajo kurre nuk ndahej nga malsia.

Bamir Topi eshte Krutan-malsor dhe i din mire punet
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top