Komandant Teli, heroi i UاK që kërkohej nga Interpoli.

Bilderberg

Anëtar i ri
Komandant Teli, heroi i UاK që kërkohej nga Interpoli.
22 qershor 2007

Artan Hoxha

Gjashtë vjetë pas ngjarjes tragjike të njohur si "tradhëtia e madhe e Gazi Babës" në Shkup, autoritetet shqiptare dhe ato të vendit fqinj s'kanë sqaruar ende jo vetëm rrethanat dhe motivet e kësaj masakre, por as statusin e njërit prej heronjëve më të njohur të Ushtrisë اlirimtare Kombëtare, Komandant Teli. Shqiptarët e Kosovës, Luginës së Preshevës dhe Maqedonisë e konsiderojnë Komandant Telin si një ndër luftëtarët më të paepur që dha jetën për çlirimin e trojeve shqiptare nga shtria sërbe dhe ajo maqedone. Ndërsa në Shqipëri emri i tij është lënë në errësirë të plotë, duke iu hequr thjeshtë një vizë e kuqe nga lista e personave më të kërkuar nga Interpoli. Po kush fshihet pas emrit të mbuluar me lavdi "Komandant Teli" dhe pse udhëheqësit e shqiptarëve në Kosovë, Maqedoni dhe në shtetin amë Shqipëri përpiqen ta shmangin sa më shumë të jetë e mundur, madje ta lënë në harresë të plotë? Më 7 gusht 2007 mbushen plotë gjashtë vjetë nga ekzekutimi i Komandant Telit dhe pesë ushtarëve të tij prej forcave speciale maqedone në lagjen اair të Shkupit. Për këtë përvjetor bashkëluftëtarët e Komandant Telit dhe banorë të trevave ku ai ka drejtuar trupat elitë të UاK-së po përgatisin një ceremoni përkujtimore. "اuditërisht" në vendlindje, Shqipëri, Komandant Teli është i vetmi dëshmorë i vrarë jashtë kufirit shtetëror për të cilin autoritetet nuk organizojnë asnjëlloj ceremonie, madje as që guxojnë tia përmendin emrin.


Heroi


"Vrasja e Komandant Telit dhe shokëve të tij është fitorja më e madhe e ushtrisë dhe policisë maqedonase gjatë tërë luftës së vitit 2001 midis ushtarëve të UاK-së dhe forcave të sigurimit maqedonas", do të shprehej pas ngjarjes ish-ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë, antishqiptari Lube Boshkovski. Por një fat jo më të mirë fati do të rezervonte dhe për njeriun e cilësuar si dora e fortë e armatës maqedone ndaj luftëtarëve shqiptarë të UاK-së, Lube Boshkovski, i cili sot ndodhet pas hekurave të burgut si një kriminel ndërkombëtar lufte. Nëse interesohesh se kush është Komandant Teli në Kosovë e Maqedoni apo në faqen e internetit të ish-luftëtarëve të UاK-së informacioni që mëson është ky:"Lefter Bicaj (Komandant Teli) ka lindur në vitin 1969 në Poliçan(Skrapar) të Beratit në Shqipëri. I martuar, baba i dy fëmijëve, një djali dhe një vajze. Ka qenë pjestarë i dalluar i njësitit për kryerjen e detyrave speciale "BRISKU" në Shqipëri, po ashtu edhe në luftërat në Kosovë dhe në Preshevë. Kulminacioni i trimërisë së tij arrihet në luftën e 2001-shit ku si komandant i njësisë speciale që mbante emrin e tij "Teli" mbetet legjendë e paharruar e kombit shqiptarë. Me strategjine dhe shkathtësinë që tregoi në luftimet nëpër betejat më të ashpra si në Sllupcan, Matec dhe Haraçinë u bë i njohur dhe i dashur për të gjitha ata që ishin bashkë me të. Më 7 gusht 2001 u vra në një tradhëti me pesë bashkëluftëtarë me të ngushtë të tij në Gazi Babë të Shkupit. U varros në vendlindje në Berat-Shqipëri".


I kërkuari


Po kush është në të vërtetë identiteti i Komandant Telit dhe pse emri i tij përbën një bezdi për autoritetet shqiptare? Nga investigimi i kryer prej "Gazetës Shqiptare" rezulton se emri i vërtetë i Komandant Telit në zyrën e gjëndjes civile të vendlindjes dhe vendbanimit të tij, nuk është Lefter Bicaj, por Lefter Goxhaj. Ai ka lindur në Novaj të Skraparit, fshat shumë pranë qytetit të Poliçanit. Lefter Goxhaj nuk ka qenë asnjëherë pjestarë i policisë shqiptare dhe ca më tepër efektiv i repartit special BRISKU. Në arshivat e Policisë së Shtetit dhe drejtësisë shqiptare rezulton se Lefter Goxhaj është një person i skeduar prej vitesh ai autor i disa krimeve të rënda, duke përfshirë grabitje me armë dhe vrasje. Goxhaj pas viteve 90 ka emigruar në Greqi ku është arrestuar për vrasje dhe është dënuar me burgim të përjetshëm. Ai u arratis nga burgu ku vuante dënimin dhe u kthye në Shqipëri gjatë trazirave të marsit 1997. Goxhaj u shfaq në vendlindjen e tij Skrapar dhe shumë shpejt krijoi një bandë të armatosur e cila do të kryente disa grabitje me armë duke shkaktuar dhe të vdekur. Viktima më i njohur i bandës së tij do të ishte intelektuali Albert Lajthia, nëndrejtor i gjimnazit "Ramiz Aranitasi" të اorovodës dhe njëkohësisht kryetar i degës së Partisë Socialdemokrate të Skraparit. Policia e Skraparit dhe e Beratit do të kryenin disa aksione të njëpasnjëshme për arrestimin e tij dhe pjestarëve të tjerë të bandës, por do të dështonin, madje duke patur dhe dy policë të plagosur. Pikërisht këto fakte kanë ndikuar që emri i tij të mos përmendet në asnjë rast në Shqipëri, as si hero për çlirimin e viseve të banuara nga shqiptarët jashtë kufirit shtetëror dhe as si një shumë i kërkuar ndërkombëtar nga Interpoli.

Komandant Teli u shit te trupat speciale maqedone

Për ekzekutimin e Komandant Telit dhe pesë ushtarëve të tij, menjëherë pas ngjarjes u akuzuan bashkëpunëtorë dhe agjentë të shërbimit sekret shqiptar(SHISH). Masakra e Gazi Babës, e njohur me emrin "tradhëtia e madhe" vazhdon të jetë një enigmë që nuk është zbardhur as sot, afro gjashtë vjetë nga mesnata e 7 gushtit 2001, kur forcat speciale maqedone të famëkeqit Lube Boshkovski, masakruan Lefter Goxhajn, Pajtim Rocin, Ndriçim Koxhajn, Adem Hasanin, Arben Bajramin dhe Abaz Beqirin. Komandant Teli kishte qenë tmerri i ushtrisë maqedone në betejat më të ashpra me trupat e UاK-së, por ai ra në duart e tyre tre ditë pasi ishte firmosur armëpushimi i 4 gushtit dhe 6 ditë përpara se të firmosej marrëveshja e Ohrit, e cila do të ishte themeli i shtetit të ardhshëm të Maqedonisë. Autoritetet maqedone e cilësuan vrasjen e tij si suksesin më të madh të gjithë luftës me guerriljet shqiptare, madje nuk ngurruan ta etiketonin si një terrorist që kishte hyrë në Shkup për të sabotuar firmosjen e marrëveshjes së Ohrit një javë më pas.


Dyshimi


Mënyra se si ndodhi ngjarja dhe kapja krejtësisht në befasi e komandantit të njësisë elitë të UاK-së dhe truprojave të tij shpjegohet me faktin se dikush i mirëinformuar për lëvizjen e Telit, e kishte shitur atë të trupat speciale maqedone. Në të vërtetë as pas gjashtë vitesh nuk është e qartë pse u tradhëtua Komandant Teli? Versionet pas ngjarjes ishin disa. Një prej tyre kishte të bënte me faktin se Goxhaj duke qenë një nga komandantët më të vendosur në luftimet në terren, kundërshtonte me forcë firmosjen e marrëveshjes së Ohrit me shtetin maqedonas, ujdi kjo e arritur me ndërhyrjen e shërbimeve sekrete amerikane. Në të vërtetë 6 ditë pas vrasjes së tij, përfaqësuesit e shqiptarëve të Maqedonisë e firmosën marrëveshjen dhe ranë dakort për çarmatimin e trupave të UاK-së në kuadër të operacionit të NATO-s me emrin e koduar "Korrje të domosdoshme".

 
Telashi


Versioni tjetër ka të bëjë me faktin se, Goxhaj ishte i dënuar me burgim të përjetshëm për krime të rënda në Greqi e Shqipëri. Emri i tij ishte në listën e kuqe të personave më të kërkuar nga Interpoli, në 178 shtete të botës. Pasi kishte marrë pjesë në luftën për çlirimin e Kosovës, në konfliktin e Luginës në Preshevës dhe në konfliktin shqiptaro-maqedonas, për Goxhajn nuk kishte alternativë tjetër veçse të kthehej në vendlindjen e tij. Kthimi i tij në atdhe, me statusin e një heroi dhe një komandanti me reputacion të padiskutueshëm do të sillte kokëçarje të mëdha për autoritetet shqiptare ndërkohë që ai kishte mbi supe dy burgime të përjetshme. Për ti paraprirë dhe një telashi të tillë, u hodh dyshimi se Goxhaj dhe ushtarët e tij u shitën nga një kombinim i shërbimit sekret shqiptar. Nga dyshimi për tradhëtinë e Gazi Babës nuk janë përjashtuar as disa prej komandantëve në terren të UاK-së. Pavarsisht akuzave të ngritura deri tani, asnjë prej tyre nuk është provuar dhe askush si andej kufirit ashtu dhe këtej kufirit nuk është i interesuar ta zbardhë "tradhëtinë e madhe të Gazi Babës", ndodhur mesnatën e 7 gushtit 2001.

Si u vranë 5 viktimat e Gazi Babës

Mesnatën e 7 gushtit 2001 Komandant Teli dhe pesë ushtarë të tij ishin duke fjetur në odën e shtëpisë së Muzafer Halimit në lagjen Gazi Babë të Shkupit. Pas vendosjes së armëpushimit me ushtrinë maqedonase më datë 4 gusht, Komandant Teli dhe njerëzit më të afërt të tij kishin udhëtuar drejt Shkupit. Për të mos rënë në sy të policisë ata kishin hyrë ilegalisht diku afër mbrëmjes dhe ishin strehuar në banesën e 67 vjeçarit Muzafer Halimi. I zoti i shtëpisë ndodhej në banesë vetëm me gruan dhe njërin prej tre djemëve Muhamerin, ndërsa dy djemtë e tjerë nuk ishin aty. Kur Komandant Teli dhe njerëzit e tij kishin rënë në gjumë, rreth orës 01.30 pas mesnate afro 400 forca speciale dhe trupa të policisë maqedonase kanë rrethuar zonën ku ndodhej banesa e familjes Halimi. Duke ditur mirë aftësitë e Telit dhe ushtarëve të tij, specialët maqedonas përdorën befasinë dhe ndërhyrë menjëherë në banesë ku hapën zjarr pa paralajmërim me të gjithë arsenalin e armëve që dispononin. Gjatë sulmit ka shpëtuar djali i të zotit të shtëpisë Muhameri, i cili nuk ndodhej në odën ku flinin njerëzit e UاK-së. Ai ka përfituar nga situata dhe është larguar. Për të mos u zbuluar specialët maqedonas nuk kanë përdorur uniforma por kanë shkuar në vendngjarje me mjete dhe veshje civile. Si rezultat i sulmit të befasishëm kanë mbetur të vrarë në vendngjarje pa mundur të bëjnë asnjëlloj rezistence, Komandant Teli (Lefter Goxhaj) 32 vjeç, Arben Bajrami nga Shkupi 24 vjeç, Ndriçim Koxhaj nga Librazhdi 30 vjeç, Abaz Beqiri shqiptar i Maqedonisë 42 vjeç dhe Pajtim Roci nga Hasi 21 vjeç. Ndërsa 22 vjeçarin Adem Hasani nga lagjja Hasanbeg e Shkupit, forcat speciale e kanë marrë me vete në gjëndje të rëndë shëndetësore. Hasani u shpall i vdekur disa muaj më vonë në rrethana krejtësisht të panjohura nga policia maqedonase. Por ka dyshime të forta se ai ka vdekur gjatë hetimit special prej torturave që janë ushtruar mbi të.


22 qershor 2007


http://www.presheva.com/press/2007/gazetashqiptare-230607.html

#
 
me kujtohen si sote kur e kan likfiduar po kush qe shpioni ken disa pleqe rethe moshes 70 65 vjecare zoti i masakrofte
 
teli1.jpg


Kush është Lefter Koxhaj - Komandant Teli?

I lindur më 22 shtator të vitit 1969, Lefteri ishte fëmija i dytë i Lutfi dhe Lirie Koxhajt. Motra e madhe e Lefterit quhet Gonxhe, ndërsa pas tij vijnë Majlinda, mësuese e martuar, Lulzimja, po ashtu e martuar, vëllai i vetëm Ardiani dhe motra e vogël Valeriana.
Ishin gjashtë fëmijë të familjes Koxhaj, ndërsa tani në shtëpi kanë mbetur vetëm vajza e vogël, 22-vjeçarja që shkurt e thërrasin Ana. Lefteri u vra në Maqedoni, ndërsa Ardiani i mërguar së bashku me të shoqen dhe djalin në Greqi.
"Ana na ka mbetur edhe djalë edhe vajzë. Kujdeset për gjithçka në shtëpi. Lefteri na u vra, e Ardiani iku për Greqi. I mori edhe fëmijët dhe të shoqen. Babai i Lefterit, ashtu siç po e shihni, mund të lëviz vetëm me shkop. E theu kofshën e këmbës para tre viteve dhe pas operacionit, mbeti të mbahet me shkop". Fillon kështu rrëfimin e historisë familjare, Lirie Koxhaj, nëna e Komandantit të UاK-së.
E informuar se vijmë nga larg, nga vendi ku e dha jetën Teli, para se të fillojë tregimin për fëmijërinë e Lefterit, zonja Lirie na ofron drekë tipike malësore. Djathë, kos, mish, patate si dhe lëng frutash shtëpie. Në dorë mbante fotografitë e fëmijëve të Telit. Kishte tre vite që nuk i kishte parë. "Djali më shkoi. Më shkuan edhe fëmijët. Kjo më dhemb më shumë". "Lefteri ishte i shkathët e i gjallë shumë. Si fëmijë ruante bagëtinë. Të gjithë fshatrat kultivonin bagëtinë. Më shumë dhi. Të famshme janë dhitë e Skraparit", thotë në gjysmë hajgare dhe ndërhyn kushëriri i Telit, Ramadani.
Në shkollë, tregon e ëma e Lefterit, nuk ishte shumë i zgjuar. Mësonte aq sa kishte kohë. "Megjithatë mirë shkoi. Më shumë kujdesej për familjen. Kishim varfëri. Në fakt, të gjitha familjet e fshatit ashtu ishin", thotë Liria.
Kodrat e Nishovës janë të vështira për të ngjitur jo vetëm njerëzit, por edhe dhitë. Thikë poshtë e lart, e ëma e Telit na tregon malet ku Teli ka kullotur bagëtinë.
"Më pastaj, pasi kreu shkollën, filloi të punojë në Kooperativën bujqësore në fshat. Ishte i ri ndër punëtorët, i zellshëm dhe fitimet i sillte në shtëpi".


Kur Teli punonte në fabrikën e armëve...

Pas kësaj, me hapjen e fabrikës së armëve në Poliçan, Teli bashkë me shumë bashkëmoshatarë arriti të punësohet në këtë fabrikë. Edhe sot e kësaj dite, anash rrugës për në Skrapar, ende ekziston gërmadhat e asaj fabrike.
"Në këtë fabrikë, që ishte ndërtuar nga kinezët në regjimin e Enver Hoxhës, Lefteri tregoi një zotësi të madhe. Shokët e tij të punës tregojnë se ishte mjeshtër i punimit të kallashnikovëve...", thotë e ëma e Komandantit. Ndërhyn Ramadani, "ishte ekspert i prodhimit të kallashnikovëve që sot njihen si 'kallash shqiptar". Ramadani tregon se aftësitë e tij për gjuajtje dhe montim të armatimit, bënë që Lefteri shërbimin ushtarak ta bënë në kufi me Greqinë, në afërsi të Mirditës.
"Në ushtri mori shumë lëvdata dhe çmime të asaj kohe. Ishte i ri, i paraqitur vullnetarë edhe pse nuk i kishte mbushur vjetët". Ushtria e Lefterit ishte ndryshe nga ushtritë tjera. Shërbimi i tij në ushtrinë shqiptare kishte zgjatur 27 muaj. Pas përfundimit, ai përsëri rifilloi punën në fabrikën e armatimit. Megjthatë, skamja e familjes Koxhaj, sikur shumë familje tjera, sa vinte e shtohej. Me rënien e sistemit komunist në Shqipëri, Lefteri si shumë të rinj shqiptarë, i drejtohet migrimit në Greqi. Këtu edhe i fillon telashet me policinë dhe Ligjet greke.
 
Teli në Greqi


Për jetën dhe punën e Lefterit në Selanik dhe Athinë të Greqisë fillon të tregojë dhëndri i tij, Eqrem Baçi, i cili edhe kishte qenë afër Telit gjithë atë kohë. "Nuk punonte kush e di sa, por më shumë se gjysma e shqiptarëve që vinin në Greqi, kërkonin ndihmën e Telit. I furnizonte me veshmbathje, ushqim dhe u jepte para. Ishte shumë i dashur te shqiptarët", thotë Eqremi, duke lënë të kuptohet se përveç punëve të krahut, Lefteri merrej edhe me krimin, kryesisht vjedhje. Ndonjëherë edhe me armë, me çka kishte qenë i dënuar edhe për vrasje. Eqremi nuk e pranon direkt krimin e Lefterit, por thotë se mbi të gjitha - i bënte për t'i ndihmuar shqiptarët. Në Greqi, Teli edhe sot e kësaj dite kërkohet për vrasje. Emri dhe fotografia e tij ende qëndron në listën e Interpolit grek. Në këtë shtet fqinj të Shqipërisë, Lefteri nuk kishte leje qëndrim të rregullt. Hynte-dilte kur të donte. E kishte mësuar vijën kufitare kur shërbente si ushtarë. "Ndihmonte edhe të tjerët të kalojnë kufirin", thotë Eqremi. Liria tregon se atëkohë, kur Teli "po punonte" në Greqi, dërgonte rregullisht të holla në shtëpi. Lefteri në qytetet e Greqisë sillet deri në vitin 1997, atëherë kur në Shqipëri plasi kryengritje e bandave dhe rrënimi i shtetit.


E vërteta e krimeve të Telit


Informatat e mediave shqiptare në Tiranë se Lefteri ishte i dënuar me mbi 100 vite burg dhe se ishte në krye të një bande të tmerrshme në Skrapar e Berat në vitet '97-'98, janë demantuar nga vet policia e Poliçanit. Në dosjen e Lefter Koxhajt është e nënvizuar vetëm "dyshimi për vrasjen e kreut të PSD-së në Skrapar, Albert Lajthia". Megjithatë, siç shpjegon kushëriri i Lefterit që njëherësh janë rritur bashkë, Fistim Koxhaj, nënkolonel i Forcave për Ndërhyrje të Shpejtë (FNSH), vrasja është kryer pikërisht nga Altin Myrtaj, që aktualisht vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e Lajthisë. Fistimi konfirmon se ngjarja është zhvilluar në kohën, siç e quan ai, të tollovive në Shqipëri në vitin 1997. "Ngjarja është zhvilluar në autobus të linjës Skrapar-Poliçan. Lefteri ka qenë i armatosur me kallashnikov, por duke e pritur vëllain e të shoqes së tij në një vendndalim të autobusit. Dhe kur i njëjti është ndalur, ka pasur krisma brenda. Brenda autobusit ka qenë Altin Myrtaj së bashku me vëllain e vet dhe Ardianin, vëllain e Lefterit", tregon ngjarjen Fistimi. Ai thotë se Lajthia u vra me dy plumba, ndërsa kur kanë filluar krismat, edhe Teli nga përpara autobusit, ka gjuajtur në drejtim të shoferit, i cili atë kohë, i frikësuar - ka qenë i shtrirë për tokë. "Teli në këtë rast, duke menduar se Lajthia ka njerëz të vet, ka dashur të paralajmëroj se dikush jashtë autobusit është ndihmë e Altinit, dhe ka gjuajtur sa për ta paralajmëruar. Dhe ekspertiza e autobusit dhe plumbave pas një kohe mjaft të gjatë, vërtetoi se Lefteri s'ka pasur mundësi të vret Albert Lajthinë nga jashtë autobusit, pasi i njëjti ka qenë ulur në karrigen e katërt", pohon nënkoloneli i FNSH-së.
Fistimi konfirmon se Lefteri mori përsipër vrasjen vetëm atëherë kur u nis në drejtim të Kosovës, për të marrë pjesë direkte në Ushtrinë اlirimtare të Kosovës.
"Duke menduar se lënda do të bie dhe se nuk do të dënohet asnjëherë, Lefteri kishte pranuar vrasjen, edhe pse nuk e kishte bërë. Me vetëdije e kishte pranuar një krim të tillë, pasi atëkohë ishte nisur në luftën e Kosovës. Megjithatë, vrasësi i vërtetë gjendet në burgim të përjetshëm, ndërsa vëllai i tij u dënua me 12 vite burg. Këtu u dënua edhe vëllai i Lefterit, Ardian Koxhaj, i cili në burgjet shqiptare vuajti burgun prej 6 vjetësh". Për këtë vrasje u dënuan katër veta, derisa asnjëherë nuk u vërtetua implikimi direkt në vrasje i Lefterit. Fisniku, edhe pse kushëri i Lefterit, si profesionist në punën e policisë, pranon se ai kishte bërë edhe "telashe" tjera në vitin 97. Para kësaj, ai thotë se problemet, Lefteri i kishte filluar në Greqi nga viti 1991, ku në dosjen e tij policore në Athinë kishte të regjistruar disa grabitje me armë, plagosje dhe krime tjera. Ishte arratisur tre herë nga burgjet greke, ndërsa shoqërohej me një fletarrest ndërkombëtar të Interpolit në më shumë se 150 shtete të botës.


Pjesëmarrja në Ushtrinë اlirimtare të Kosovës

Pas problemeve në Shqipëri dhe akuzës për "vrasje", Lefteri ik në drejtim të Kosovës. Atje ku kishte krisur pushka e çlirimtarëve. Në territorin kosovar kishte hyrë kah gjysma e vitit 98. Ishte stacionuar në Zonën e Dukagjinit. Megjithatë, askush në familje nuk dinte të tregojë se me çfarë emri ishte prezantuar në këtë luftë. "Këtë e dinë shokët e tij të luftës. E kanë njohur me një tjetër emër, por edhe me emrin Lefter", tregon nëna Liria duke shtuar se në Kosovë ai shpëtoi, ndërkohë që në Maqedoni, u vra së bashku me pesë ushtarë tjerë: Arben Bajrami, Abaz Beqiri, Pajtim Roci, Ndriçim Koxha dhe Adem Hasani.


Po nuk u shlye borxhi, sakrifica humb kuptimin


Ramadani: Teli u prezantua
si Lefter Bicaj
Lefter Koxhaj në Maqedoni kishte ardhur më 12 maj të vitit 2001, shtatë ditë pas fillimit të luftës në Sllupçan dhe Vaksincë të Kumanovës. Kishte ardhur nga Kosova, ndërsa ishte drejtuar te Shtabi i Përgjithshëm i UاK-së në Sllupçan. Aty, si çdo ushtarë tjetër, e kishte pritur shefi i mobilizimit dhe eprori i lartë ushtarak, Sead Ramadani nga Sllupçani, i cili thotë se atëkohë, Teli kishte ardhur vetëm, pa asnjë shokë tjetër.
"Si zakonisht, bënim regjistrimin e ushtarëve me gjithë biografinë e shkurtër të tyre dhe familjarëve. Megjithatë, Teli që në fillim u tregua i veçantë", fillon rrëfimin Ramadani.
Ai thotë se në fillim nuk kishte pranuar të tregojë emrin e vërtetë, megjithëse insistimin e Ramadanit dhe Komandës së UاK-së.
"Kur e pyetëm si e ke emrin, më tha shkurt: Unë jam Teli. Kërkova prapë të shënojë emrin dhe mbiemrin dhe papritur nga ana ime me tha: Mjafton vetëm Teli, ashtu më quajnë", kujtohet Ramadani. Megjithatë, edhe përkundër insistimit të Ramadanit, Teli kishte treguar drejtë vetëm emrin, ndërsa me mbiemër ishte prezantuar si Bicaj.
"Ashtu na tha. Lefter Bicaj. Më pas, filluam ta pyesim edhe për adresën e familjes dhe gjëra tjera të zakonshme për një ushtri. U tregua kooperativ dhe më tej tregoi gjysmën e historisë së tij", tregon Ramadani, duke shtuar se në dosjen e tij të UاK-së, Teli kishte thënë se ka punuar në Selanik, në Shkup dhe Kosovë.
"Në Kosovë, si duket ka punuar pas luftës në Ushtrinë اlirimtare të Kosovës, ndërsa në Shkup, sikur na tha ai, ka qëndruar rreth dy vite", përkujton bisedën me Telin ish-shefi i mobilizimit të UاK-së në Brigadën 112 "Ismet Jashari-Kumanova".
Sead Ramadani, ish-shef i mobilizimit të UاK-së në Brigadën 113 "Ismet Jashari-Kumanova" tregon se pas marrjes së të dhënave të Telit, ai është stacionuar në vijën e parë të frontit në Sllupçan.
"Shkoi në pikë të parë, atje ku ishte edhe Arbeni. Si duket, me Arbenin, Teli ishte njohur që më parë, pasi në kohën kur i merrja të dhënat, ai na tha se ka punuar edhe në Shkup. Ndoshta edhe nga lufta e Kosovës", tregon Ramadani. Këtu edhe filloi nami i Komandantit nga Shqipëria, që atje njihej me emrin "Zani i Skraparit". Këtë emër Teli në Shqipëri e kishte marrë në vitin 1997, atëherë kur edhe u tollovit shteti shqiptar.
Në Sllupçan, Teli kishte ndërmarrë disa aksione, ndërsa më i tmerrshmi, siç shpjegojnë shokët e tij të luftës, ishte kur gjatë armëpushimit, një granatë i mori jetën ushtarit më të ri të UاK-së, 13-vjeçarit Abdylmexhid Shahini. Ishte një hakmarrje e Telit ndaj forcave dhe ushtrisë maqedonase, pasi personalisht ai, e kishte njohur shumë mirë Abdylexhidin. Nga aksioni i Telit që ishte shoqëruar edhe me pesë shokë tjerë në pikën e quajtur "Bunari i Sllupçanit", më pas pasuan edhe katër armëpushime tjera.
Ndërkohë, me fillimin e krizën në Mateç, ku gjysma e fshatit mbahej peng nga ushtria dhe policia maqedonase, Shtabi i Përgjithshëm i UاK-së kishte filluar rekrutimin e më të mirëve për këtë betejë. Nga Sllupçani me shokë u nisën Teli, Komandant i poshter Sadiku dhe Bekim Dardhishta.
 
Beteja me 9 të vrarë dhe 30 të plagosur


UاK-ja arriti të marrë nën kontroll Mateçin, por pasi ranë dëshmorë nëntë ushtarë, ndërsa 30 të tjerë u plagosën. Lufta mur në mur, shtëpi në shtëpi zgjati tre ditë e tri natë.
Pas marrjes së Mateçit nga ana e UاK-së, filloi edhe formimi i Njësitit special Teli.
Me këtë rast, Teli kishte zgjedhur edhe shokët e tij të ngushtë, ku Arbeni, Pajtimi, Ndriçimi, Ademi e Abazi qëndronin në krye të listës. Në fillim qëndruan në një shtëpi në fshatin Hotël, ku edhe kishte krijuar Komandën e vet. Pas kësaj, filloi zgjerimi i luftës në Nakushtak dhe Haraçinë, fshat ky ku ishte përqendruar më shumë vëmendja e maqedonasve, pasi ishte afër Shkupit. Vëmendja te Haraçina ishte përqendruar edhe nga UاK-ja. Njëjtë sikur për në Mateç, përsëri Komandoja e përgjithshme kishte filluar rekrutimin ushtarëve më të fortë nga fshatrat e Likovës për në Haraçinë.
Njësiti i Telit pa dyshim se ishin të parët në listë. Pas më shumë se 5 ditë luftë të madhe, e tërë Haraçina kontrollohej nga UاK-ja.
Në njërën anë Teli, në tjetrën i poshter Sadiku e Bekim Dardhishta me ushtarët e Komandant Hoxhës, kishin rrethuar Haraçinën. Edhe kjo betejë kishte dëshmorët e saj. Ndërkohë, në te u plagosën rëndë i poshter Sadiku-Komandant Sllupçani (dëshmor), Bekim Dardhishta dhe të tjerë. Pas betejës së Haraçinës, Teli së bashku me Njësitin e tij u kthye përsëri në Hotël. Dhe, derisa në Ohër ishte grumbulluar elita politike shqiptare, maqedonase dhe ajo ndërkombëtare për të arritur një marrëveshje që do t'i jepte fund luftës, Teli në rrethana ende të paqarta u nis drejt Shkupit - drejt vdekjes.

Vrasja që tronditi shqiptarët dhe UاK-në


Lajmi për vrasjen e Komandantit legjendar dhe bashkëluftëtarëve të tij kishte tronditur UاK-në, por edhe gjithë shqiptarët e Maqedonisë. Edhe pse luftë kishte zhvilluar vetëm në fshatrat e Likovës dhe Haraçinë, nami i madh i Lefterit kishte përfshirë tërë Maqedoninë. Në fillim, askush s'e besoi versionin e policisë për vrasjen e Telit. Ishin kufomat ata që demantuan shqiptarët. Në xhirimet që kishte filmuar policia dhe që u transmetuan në Televizionin shtetëror maqedonas, dukeshin kufomat e shtrira në dhomën e shtëpisë së Muzafer Halimit dhe një i vrarë e i ulur në divan. Ishte trupi i Telit, Ndriçimi Goxhajt, Abaz Beqirit, Arben Bajramit dhe Pajtim Rocit. Morali i pjesëtarëve të UاK-së kishte rënë dukshëm. Ishte vrarë Komandanti më i madh i ushtrisë, edhe atë në fund të luftës.
Malli dhe dhimbja ishte shprehur gjithandej. Nga Sllupçani, aty ku kishte luftuar, e deri në Haraçinë, që më pas deri në Dibër. Megjithë versionin e MPB-së maqedonase, askush nga shqiptarët, e hiç më pak ushtarët e UاK-së, nuk e besuan. Asnjëherë policia nuk do të kishte pasur mundësi që të vrasin Komandantin e tyre. "U tradhtua". Kjo ishte fraza e vetme që ata mbanin heshtur brenda tyre. Të njohur me shkathtësitë e tij luftarake, bashkëluftëtarët e Telit e dinin se kapja në befasi e tij dhe shokëve të tij që kishte me vete ishte e pamundur. Kjo, siç kanë raportuar edhe disa herë mediat shqiptare në Tiranë, shpjegohej me faktin se dikush kishte ditur lëvizjet e Telit dhe kishte shitur informacionin. Madje, versione të shumta të mediave thoshin se ai ishte ekzekutuar para se të arrijnë mbi 400 pjesëtarë të policisë dhe njësiteve speciale ushtarake e policore që vepronin atë kohë në Maqedoni. Shtatë vite pas të ashtuquajturës "tradhtia e madhe", enigma e ekzekutimit të Telit me shokë si duket është varrosur bashkë me ta. Askush nga Maqedonia, por as nga Shqipëria deri tani nuk është interesuar të zbardhet e vërteta e ngjarjes që për një moment, mposhti krenarinë e luftës së vitit 2001.
"Pesë terroristë në krye me të ashtuquajturin "Komandant Teli" u vranë në orën 4.20 në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup. Bëhet fjalë për terroristë, të cilët të armatosur me armatim të rëndë, kishin dashur të vrasin civilë në mes të Shkupit", pati thënë ministri Boshkovski më 7 gusht të vitit 2001, kur edhe kishte shpallur "Fitoren e Madhe" kundër UاK-së



Versioni i policisë maqedonase për ekzekutimit e Telit



Pesë terroristë në krye me të ashtuquajturin "Komandant Teli" u vranë në orën 4.20 në një shtëpi në lagjen e Gazi Babës në Shkup. Bëhet fjalë për terroristë, të cilët të armatosur me armatim të rëndë, kishin dashur të vrasin civilë në mes të Shkupit. Kjo është informata e parë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, ministri i së cilës, Lube Boshkovski më 7 gusht të vitit 2001, kishte shpallur "fitoren e madhe" kundër "terroristëve shqiptarë" të UاK-së. Boshkovski, i cili në orët e hershme të mëngjesit ishte i pranishëm në vendngjarje, pati deklaruar se përveç vrasjes së "pesë terroristëve", një prej tyre është zënë i gjallë. Bëhet fjalë për bashkëluftëtarin e ngushtë të Telit, Adem Hasani nga Hasanbegu i Shkupit, i cili me të vërtetë ishte kapur i gjallë, por që ishte torturuar mizorisht nga policia maqedonase. Edhe i pse i vdekur, trupi i Ademit familjes iu dorëzua disa ditë më pas. E gjithë ngjarja kishte ndodhur në shtëpinë e Muzafer Halimit në Gazi Babë. Teli me bashkëluftëtarët e tij, pas një ndeje me disa shqiptarë të tjerë të së njëjtës lagje dhe më gjerë, kishte rënë në gjumë në orën 1.30. E vetmja informatë që kishte dalur nga MPB ishte se "terroristët nuk kishin pasur mundësi të ndeshen me policinë, pasi njësiti special kishte ndërhyrë saktësisht dhe shpejtë në ekzekutimin e tyre". Por, ata që jetojnë afër shtëpisë ku edhe u ekzekutua Komandanti i UاK-së bashkë me luftëtarët pohojnë ndryshe: "Nuk kanë dëgjuar asnjë krismë arme". Kjo konfirmohet edhe nga ata që e njohën nga afër Telin. "Po të kishte pasur aksion ose luftë nga policia, atëherë me siguri se viktima të shumta do të kishte edhe në anën e policisë maqedonase".


Hakmarrja e UاK-së dhe aksioni i "Karpallakut"


Një ditë pas ekzekutimit të grupit të Telit në Gazi Babë të Shkupit dhe shpalljes së "Fitores së madhe" nga ish-ministri i Brendshëm, Lube Boshkovski, një aksion i papritur i pjesëtarëve të UاK-së nxori hakun dhe vranë dy oficerë dhe 8 pjesëtarë të ushtrisë maqedonase. Aksioni u realizua në vendin e quajtur Karpallën, rrugës nga Shkupi për në Tetovë. Në këtë aksion, që nga UاK-ja dhe shqiptarët u konsiderua "hakmarrje për Telin", mbetën të vrarë oficerët Nane Naumovski dhe Sasho Kitanovski, si dhe ushtarët Branko Sekullovski, Goran Minoski, Marko Despotoski, Erdovan Shabanovski, Lube Grujovski, Darko Veljanovski, Pece Sekuloski dhe Vebi Rushidovski, që të gjithë nga përbërja rezerve e Kazermës së ARM-së në Prilep.
Konvoji me 13 transportierë, 15 tanke, 30 kamionë dhe dy autobusë me ushtarë rezervë që ishin nisur për në Tetovë, u sulmua në orën 9.30 më 8 gusht të vitit 2001.
Predha që goditi kamionin me dhjetë ushtarët maqedonas ishte gjuajtur nga një minahedhës, ndërsa ishte djegur edhe një veturë policie, ndërsa plumba të shumtë kishin përfunduar në njërin nga autobusët.
Në ndihmë të konvojit ushtarak maqedonas, atë moment erdhën edhe dy avionë ushtarak "Suhoi", e cila sipas pas vrasjes së ushtarëve maqedonas, pastroi terrenin përgjatë magjistrales deri në hyrje të Tetovës. Në kohën e kësaj hakmarrje të UاK-së, ministër i Mbrojtjes ishte Vllado Buçkovski




S'kemi nevojë për ndihmë, duam nderin e Telit



Përveç kushteve të vështira të familjes Koxhaj në Nishov të Skraparit, ata ballafaqohen edhe me një problem tjetër. Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë dy herë ka kërkuar të zhvarros trupin e Lefterit, për t'u bindur se ai është i vdekur. ثshtë familja ajo që ka ndaluar të nxirret trupi i djalit të tyre. Zonja e shtëpisë, Liria tregon se iniciativa e Gjykatës ka ardhur pas spekulimeve dhe deklaratave të së shoqes së Lefterit, Rabijës e cila duke u frikësuar për humbjen e fëmijëve, Regjinën 11-vjeçe dhe Ledian 10-vjeç, si dhe duke dashur lirimin e vëllait të saj, akuzon se Lefteri është gjallë, ndërsa është në varrin e tij është varrosur dikush tjetër.
"Ajo vet ka qenë në varrim dhe ka parë trupin e Lefterit. Por tani, duke e ditur se Lefteri mori përsipër vrasjen e Albert Lajthisë në vitin 1997, dëshiron që ta lirojë nga burgu i përjetshëm vëllain e saj. E dyta, ajo frikohet se nëse i marrim fëmijët e djalit, nipat tanë, do të humb ndihmat që dashamirë nga Maqedonia i ofrojnë asaj", tregon historinë e iniciativës për zhvarrosjen e trupit të Telit.
Liria mohon të marrë fëmijët e Lefterit nga nëna e tyre, Rabija, por dëshiron që ajo ndonjëherë t'i sjellë në fshat dhe të njihen me familjarët.
"Ka tre vite që nuk i kam parë fëmijët e djalit tim. Nuk do të dëshiroja asnjëherë atë ndihmë të nipave të mi. S'kemi nevojë për ndihmë, kemi nevojë për fëmijët dhe ngrohtësinë e djalit tim. Ata janë jeta jonë, janë drita që shohim çdo mëngjes", tregon dhe qan nëna derisa siguron se derisa të jetë gjallë, asnjëherë nuk do të hapet varri i djalit të saj, Lefterit. Të njëjtën e pohon edhe kushëriri i tij, nënkoloneli i Forcave për Ndërhyrje të Shpejtë, Fistim Koxhaj. Ai thotë se kishte siguruar policinë dhe përfaqësuesit e Gjykatës se në atë varr është trupi i Lefterit dhe se për këtë kishte dorëzuar dokumentacionin e morgut, Ministrisë së Jashtme dhe Ministrisë së Brendshme.
"Shqetësimet nuk kanë të ndalur, sidomos me vizitat e Gjykatës së Krimeve të Rënda, të cilët dy herë kanë pranuar nga e shoqja e divorcuar e Lefterit për zhvarrim dhe verifikim të trupit". Por, kur familja e Lefterit ka kërkuar dëmshpërblim dhe përgjegjësi nga Rabija dhe Gjykata nëse verifikohet se në varr qëndron pikërisht trupi i Lefterit, të parët janë dorëzuar. Ekipi i gazetës "KOHA" ishin të parët që kishin vizituar familjen e Lefterit. Pritja ishte e jashtëzakonshme, ashtu siç tregojnë të moshuarit tanë për pritjet e mysafirëve në Malësi. Megjithatë, revolta e lënies pas dore të të bëmave të Lefterit në luftën e Maqedonisë dallohej në fytyrat e të atit Lutfiut dhe nënës Lirie.
"Në varrimin e djalit na erdhën vetëm dy shokë - bashkëluftëtar të tij. Nga ajo kohë, vetëm ju jeni që na vizituat. Madje nuk kemi dëgjuar që ndonjëherë është mbajtur ndonjë përkujtim për Lefterin, e as nga kreu i UاK-së nuk kemi dëgjuar gjë. Nga djali amanet kemi vetëm një video-xhirim të shkurtër, edhe atë xhirimet që i kishte konfiskuar policia maqedonase", thotë i ati, Lutfiu, i indinjuar nga mospërfillja e familjes dhe veprës së Telit. Ai ka mirënjohje të jashtëzakonshme për shokët e tij të luftës dhe shqiptarët e Maqedonisë, por se porosit kreun e UاK-së dhe Shoqatën e Veteranëve të Luftës që të bëjnë atë që duhet - të intervenojnë në institucionet e Shqipërisë dhe të japin emrin e mbiemrin e Komandant Telit që i njëjti të shpallet "dëshmorë i luftërave për çlirimin e territoreve shqiptare".
"Kjo punë duhet të bëhet nga atje. Ato shoqata atje dhe kreu i UاK-së duhet të kujdeset që djali ynë të merr vendin e merituar në historinë e shqiptarëve. Ai vdiq në ndihmë të vëllezërve andej kufirit. Ne e bëmë tonën, ka mbetur puna juaj tani. Duhet kjo gjë të përfundohet dhe Lefteri të shpallet dëshmor i trojeve shqiptare në shtetin amë - Shqipëri", porosit babai i Komandant Telit. Këtu ndërhyn edhe nëna Lirie, e cila thotë se nuk kërkon asnjëfarë ndihme tjetër pos që djali të prehet në tokë ashtu siç i ka hije një luftëtari.


Teli kishte vetëm një plumb në kokë


Lefteri nuk kishte plumba nëpër trup, por ishte ekzekutuar me një plumb në kokë. Njëjtë ishte edhe kufoma e Ndriçimit, megjithëse plumbi i tij ishte shkrepur në fytyrë, konkretisht në faqe. Kështu tregon dhëndri i Lefterit, Eqrem Baçi nga Pogradeci, i cili së bashku me nënën e Lefterit, pesë muaj pas ekzekutimit në Gazi Babë, kishin ardhur në Shkup në janar të vitit 2002 për ta marrë kufomën e djalit nga morgu i Shkupit.
"Të parën herë për ta marrë kufomën në Shkup shkoi djali i axhës së Telit, por nuk arriti të kthehet me trupin e tij. Herën e dytë, të gjithë dokumentacionin e nevojshëm dhe ndihmë ofroi Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë, ajo e Brendshmja dhe Ambasada shqiptare në Shkup. Në fillim na treguan pesë kufoma, ku asnjëra nuk i përkiste Lefterit. Pastaj na treguan tri të tjera, të cilët po ashtu nuk i përkisnin atij. E mira ishte se në Shkup, për ta marrë kufomën kishin ardhur edhe familjarët e Ndriçim Koxhajt nga Kukësi, të cilët së bashku me ne, mundën ta marrim trupin e familjarit të tyre. Më pas, na treguan dy kufoma tjera, të cilët i përkisnin Lefterit dhe Ndriçimit. Unë nuk e njoha, pasi që të dytë mu dukën të njëjtë, por ishin familjarët e Ndriçimit që bënë dallimin", kujton Baçi. I vrenjtur në fytyrë, ai thotë se dëshpërimin më të madh e pati kur vërejti se Lefteri ka vetëm një plumb në kokë, që për të do të thotë se "ishte i tradhtuar". Tregimin e njëjtë për kufomën e Lefterit dhe për plumbin në kokë e thotë edhe e ëma e tij, Liria. Me lot në sy, ajo thekson se dhjetë ditë para vrasjes, ishte dëgjuar me të birin.
"Më mori në telefon dhe nuk mu duk mirë nga e folura. E kërkoi të atin të bisedojë, por Lutfiu nuk ishte në shtëpi. Insistonte të fliste me të, pasi nuk besoi se ishte mirë me shëndet. Iu betova se babain e ka shëndosh e mirë dhe se kishte dalë për t'i kullotur dhitë", kujtohet e ëma Lirie, të cilën siç tregon ajo, Lefteri e merrte në telefon çdo të shtatën ditë. "Pyeste për të gjithë, për motrat, vëllain dhe të atin. Më thoshte se është shëndosh e mirë dhe se ka shumë shokë që po luftojnë me sllavët për t'i ndihmuar vëllezërve në Maqedoni", tregon bisedat telefonike e ëma e Telit.


Porosia e Lutfi Koxhajt, babait të Telit


Në Nishovë, është hera e parë që familja e Komandantit të madh pret mysafir nga Maqedonia. Babai i tij është i lodhur me shëndetin, lëviz me shkop në dorë.
Edhe pse thotë se nuk ka nevojë për ndihmë, skamja shihet në fytyrë të tij. Thotë se do të punonte gjithçka për të përmirësuar ekonominë e familjes, megjithatë lëndimi dhe operimi i këmbës nuk e lejon të lëviz ashtu siç dëshiron.
"Faleminderit Zotit. Djali, Ardiani na sjell ndonjë lekë. Më ndihmojnë edhe dhëndurët. Pastaj edhe pensioni më vjen me rregull...", tregon Lutfiu, pensioni i të cilit arrin vetëm 40 euro. Megjithëse nuk mund ta fsheh dhimbjen e djalit të tij, i ati i Lefterit u jep ngushëllime edhe familjeve të shokëve të Telit në Maqedoni, të cilët bashkë me Komandantin, u ekzekutuan në një shtëpi në Gazi Babë të Shkupit.
"I përshëndes familjet e tyre, edhe pse nuk i njoh të gjithë. Le të qëndrojnë ballë hapur, djemtë e tyre ishin krenaria e shqiptarëve të Maqedonisë. Bënë atë që duhej bërë për vendin. Le ta kujtojnë kohën që kanë kaluar me ta, ndërsa të tjerët, të bëjnë të pamundërën që dëshmorët të mos harrohen", porosit Lutfi Koxhaj.
Ai ankohet se Shoqatat e dala nga lufta e Maqedonisë asnjëherë s'e kanë përmendur Telin, ndërsa të njëjtit nuk i kanë kushtuar as edhe një manifestim apo Akademi të vogël veprës së tij. "Djali im bashkë me shokë meriton pak më shumë. Unë e di se respekti te shqiptarët për Lefterin është në rend të parë, por vepra e tij duhet të rregullohet institucionalisht", thotë babai i Telit.
Përshëndetemi me familjen e Komandantit me shpresë se SHVL, OVL dhe Shoqata për Mbrojtjen e Vlerave të Luftës do t'i mbrojë dhe përkujdeset seriozisht për Telin dhe dëshmorët. Të respektosh veprën e tyre, ashtu siç po respektohen nga maqedonasit veprat e "branitellave" është borxhi i luftës. Borxhi duhet të kthehet, ndryshe lufta dhe sakrifica humb kuptimin.Fjalët e Lutfiut, babait të Telit, i ndërpret dhëndri i dytë i familjes Koxhaj, Eqremi, i cili për mënyrën se si u ekzekutua Komandanti ka variantin e tij.
"Teli, po të ishte gjallë, nuk do të ishte pajtuar asnjëherë me përmbajtjen e Marrëveshjes së Ohrit dhe dorëzimin e armëve nga UاK-ja. Pikërisht grupi i Telit ka qenë rreziku i palës maqedonase. Tani po shohim lajme edhe ne këtu për vëllezërit tanë në Maqedoni. Ajo marrëveshja që u nënshkrua në Ohër nuk po shkon si duhet, madje po ka edhe ankesa nga ish-ushtarët", thotë Eqremi. Në përfundim të bisedës, Eqremi thotë se po të fillojë edhe një luftë në Maqedoni, vëllezër nga Shqipëria do të mendoheshin të vijnë ose jo në ndihmë.
"Për besë do të mendoheshin mirë për të ardhur në ndihmë. Një herë erdhën pesë, dhe që të pestë janë të ekzekutuar. Atje keni pasur Tahir Sinanin, Pajtimin, Ndriçimin, Skerdillajt Llagamin-Shpendin dhe Lefterin tonë. Që të pestë, në përfundim ose pas luftës ranë dëshmorë...", thotë me mllef dhëndri i Telit, Eqrem Baçi.

gazeta KOHA/studentet.info/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top