Kolona Trojane

Lauri

Anunnak
Pikërisht më 12 maj 113 (pas Krishtit) U përurua Kolona e Trajanit, një monument që synonte të përkujtonte bëmat e Perandorit Trajan në Daça dhe kështu të lartësonte, në përfaqësimet e tij madhështore, fitoren e madhe Romake që solli një epokë të re të paqes dhe prosperitetit: e ashtuquajtura " felicitas temporum ".Dakët ishin një popull që jetonte në një territor midis Moldavisë së sotme dhe Rumanisë dhe që kontrollonin minierat e arit të këtij rajoni; romakët ishin përpjekur që nga koha e Augustit për të marrë nën kontroll këtë territor, por pa sukses. Trajani u përpoq dy herë të nënshtronte Daça, e para midis 101 e 102 pa sukses, pastaj midis 105 dhe 106 kur arriti të pushtonte kryeqytetin. Sipas historianit bizantin Giovanni Lido, pushtimi siguroi Romës 16 tonë ar, 33 ton argjend, mbi gjysmë milioni të burgosur dhe kontrollin total të nxjerrjes së minierave të arit në rajon. Asnjëherë nuk ishte vjedhur një plaçkë kaq e madhe gjatë pushtimeve.

IMG_20200904_192650.jpg

Të kthemi tek kolona. Kjo kollonë u konceptua si një gur funerali i lartë gati 30 metra, përjashtuar bazamenti. Tetë blloqe prej mermeri Luni (Carrara) përbëjnë bazën e monumentit. Brenda bazës ishte dhoma e varrimit e cila strehonte urnën e artë që përmban hirin e perandorit; fakti që hiri mbahej brenda "pomeriumit" të shenjtë ishte një nder i veçantë që Senati rezervoi ekskluzivisht për disa gjeneralë që kishin festuar triumfin e tyre në Romë. Nga fillimi i kolonës deri në majë, fillojnë skenat e luftës së parë dakiane (101-102 pas Krishtit) dhe asaj të dytë, të ndara nga një fitore me krahë e përshkruar brenda një mburoje.
Duke kurorëzuar kolonën në majë të saj, ishte statuja prej bronzi e Trajanit me shtizë në dorë, dhe më pas u zëvendësua në 1587 për t'i lënë vend statujës aktuale të Shën Pjetrit.
përmbledhje by Lauri
FB_IMG_1599156066046.jpg
640px-La_Colonna_di_Marco_Aurelio_(5966172297).jpg
99063b5f83d45aaa8be3c5fb90b72a08.jpg
7941928fc69695ad3c8814fc27efc8cc.jpg
f8f47cc2f341a3d4d332c80cb3683b58.jpg
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top