Koleksioni i rrallë fotografik i Shqipërisë së 1922

Love

βeℓℓe â๓e
foto_1.jpg

“Luftëtarë malësorë, të cilët zbritën në Tiranë, për të mbrotjur qeverinë gjatë kohës që aty ishte Elez Jusufi. Në këtë grup janë bashkuar burra nga 7 fise, të dallueshëm nga modeli i potureve”

foto_2.jpg

“Xhamia në qendër të Tiranës, ku duket muri i ulët nën të cilin gjatë gjithë ditës burrat rrinë të ulur dhe flasin për politikë”. Në fotografi shquhet edhe një femër e zbuluar dhe e veshur “europiançe”

foto_3.jpg

Ura e Kirit

foto_4.jpg

"Guida e Shalë që shoqëroi autoren nëpër Shosh nisur nga një shaka"

  • “..Nëse nuk shikon Shqipërinë, nuk ke parë gjë. Aty lart po, pikërisht aty në ato male, një ditë rruge prej këtu jetojnë njerëz si njëzet shekuj më parë, para se të njiheshin grekët, romakët ose sllavët. Ka ngulime parahistorike, legjenda të vjetra, këngë dhe zakone për të cilat nuk dihet asgjë. Asnjë i huaj s’i ka pare”

Një ditë Rozë Uajlldër Llejni (Rose Wilder Lane) ndodhej në një kamp refugjatësh në Shkodër kur pak para largimit të saj, një veprimtare tjetër e Kryqit të Kuq Amerikan, Fransis Hardi (Frances Hardy), e bindi të shkonte me të në një ekspeditë në malet e veriut të Shqipërisë, në një udhëtim për të ngritur shkolla. “Kostandinopoja s’është gjë! Të gjithë shkojnë në Kostandinopojë. Por nëse nuk shikon Shqipërinë, nuk ke parë gjë. Aty lart po, pikërisht aty në ato male, një ditë rruge prej këtu jetojnë njerëz si njëzet shekuj më parë, para se të njiheshin grekët, romakët ose sllavët. Ka ngulime parahistorike, legjenda të vjetra, këngë dhe zakone për të cilat nuk dihet asgjë. Asnjë i huaj s’i ka parë. Zoti i madh! Ti rri këtu dhe flet për Kostandinopojën!” “Por nëse nuk shkohet, si të bëjmë?” pyeta unë. “Si bëhet çdo gjë në jetë? Thjesht, bëhet! Marrim kuaj, u hipim dhe nisemi.” “Të marrim edhe pushkë me vete?” “Mos ki frikë, nuk ka rrezik. Mbase hasim në ndonjë pritë hasmërie dhe vrasin udhërrëfyesit tanë, por askush nuk vret gra. As burrat nuk vriten kur janë me gra”.

Rozë Uajlldër Llejni ndërroi planet e saj aty për aty dhe u nis me Francës dhe një grua tjetër, Margrët Aleksandër (Margaret Alexander). Bashkë me to ishte Rexh Meta, një refugjat dymbëdhjetëvjeçar nga Kosova i cili kishte humbur prindërit dhe kishte përfunduar në një kamp refugjatësh në Shkodër. Aty kishte mësuar anglisht. Gjithashtu me grupin e udhëtarëve ishte edhe Rrok Perolli, punonjës i Ministrisë së Brendshme, si përkthyes. Një vit më parë, Rroku kishte qenë i burgosur në Serbi dhe ishte dënuar me vdekje. Ai u arratis dhe arriti të kalonte kufirin për në Shqipëri. Tani kishte frikë që malësorët do ta shisnin te serbët. E frymëzuar nga udhëtimi i saj në vitin 1921, Rozë Uajlldër Llejni shkroi dhe botoi librin e saj më të njohur, Peaks of Shala, Being a Record of Certain Wanderings among the Hill-tribes of Albania (Majat e Shalës: përshkrim i disa rrugëve mes fiseve të malësisë së Shqipërisë), Londër 1922, ndihmesë e çmuar në njohjen e Shqipërisë prej amerikanëve në dhjetëvjeçarët e parë të shekullit të njëzetë. Rozë Uajlldër Llejni nuk ishte antropologe me njohuri të thella mbi Ballkanin, as analiste politike si paraardhësja e saj britanike, Edith Durham, dhe as shkrimtare e mirëfilltë udhëtimesh. Gjithsesi ajo arriti që me stil dhe thjeshtësi të bënte të kuptueshme për amerikanët botën e malësorëve të veriut të Shqipërisë.

Me gjithë temën tërësisht të panjohur, Majat e Shalës u bë libër shumë i suksesshëm. Pas tirazhit të parë u ribotua edhe tri herë dhe u lexua shumë në Amerikë dhe në Angli. Në vitin 1926, pesë vjet pas udhëtimit të saj në Dukagjin, Rozë Uajlldër Llejni u kthye në Shqipëri me mikeshën e saj Helenë Dor Bojllstën (Helen Dore Boylston, 1895-1984) dhe me shërbëtoren e tyre të tmerruar franceze, Ivonë, me qëllim që të ndërtonin një shtëpi dhe të jetonin bashkë në vendin e ëndrrave të saj. Rrëfimi i udhëtimit të tyre me një makinë të tipit Model T Ford, që i dhanë emrin Zenobia, nga Parisi në Tiranë u botua nga Uilliëm Holc (William Holtz) në librin Travels with Zenobia, Paris to Albania in a Model T Ford: A Journal by Rose Wilder Lane and Helen Dore Boylston (Udhëtime me Zenobian: nga Parisi për në Shqipëri në një Ford T. Ditar i Rozë Uajlldër Llejnit dhe i Helenë Dor Bojllstënit), Kolumbia 1983.

Për fat të keq, një vit e gjysmë më vonë ajo u detyrua të kthehej në Amerikë për arsye familjare dhe, pas kësaj, Depresioni i Madh ekonomik i vitit 1929 shkatërroi përfundimisht shpresën e saj për të jetuar në Shqipërinë që donte kaq shumë. Rozë Uajlldër Llejni vdiq në vitin 1968 në moshën 81-vjeçare, një ditë para nisjes së saj në një udhëtim rreth botës. Fotografitë e këtij koleksioni nuk janë marrë nga vetë Rozë Uajlldër Llejni gjatë ekspeditës së saj të vitit 1921. Kur shkoi në Shqipëri një vit më pas, ajo mori një fotografe, Anetë Markuis (Annette Marquis), dhe dy udhërrëfyes për të përsëritur udhëtimin e vitit 1921. Kësaj radhe, moti ishte më i mirë dhe udhëtimi më pak i lodhshëm. Pas shumë peripecive Anetë Markuisi u kthye shëndoshë e mirë. Aparati fotografik ra në ujë por, për fat, negativat nuk ishin dëmtuar.

Shkrimtarja amerikane Rozë Uajlldër Llejn (1886-1968), e bija e Llora Ingëllz Uajlldërit (Laura Ingalls ثilder, 1867-1957), autorja e librave të suksesshme,Little House on the Prairie, lindi ne Dakotën e Jugut. U rrit në Mizuri ku në moshën 17-vjeçare punoi për ثestern Union në Kanzas Siti. Në vitin 1908 u nis për në San Fransisko ku shkroi rubrikën e gruas për gazetën San Francisco Bulletin. Me tregimet e saj të shkurtra në gazetat për gruan u bë gazetarja më e paguar në Shtetet e Bashkuara. Pas botimit të librit të parë, ajo filloi punë për Kryqin e Kuq dhe Ndihmë për Lindjen e Afërt (American Red Cross and Near East Relief), duke hetuar dhe duke shkruar për kushtet në Evropë dhe në Lindjen e Afërt (përfshirë Ballkanin) për të grumbulluar fonde për ndihmë. Filloi punë në zyrën e Kryqit të Kuq në Paris dhe udhëtoi në Itali, Greqi, Jugosllavi dhe Shqipëri, vend ky që e mahniti.
Mapo
Autori :Robert Elsie


foto_5.jpg

Banditi që takuam në një guvë përgjatë lumit Shalë dhe që na këndoi këngën e Durgat Pashës. Sipas një letre që morëm nga Shqipëria, mësuam se ai ka rruar mjekrën, ka krehur flokët (kur çarmatosën malësorët, qeveria shqiptare bëri një përjashtim në rastin e tij) dhe tashmë po drejton me sukses një qendër sharrash në Mat”

foto_6.jpg

Tosk me veshje tradicionale

foto_7.jpg

“Një grup malësorësh me veshjet karakteristike. Në qendër, një grua nga Pulti”

foto_8.jpg

Rrok Perolli

foto_9.jpg

"Një bari i moshur me opinga me lëkurë dhie dhe poturet të gërshetuara sipas motivit fisnor"

foto_10.jpg

"Ruli që lëmon bulevardin e ri në Tiranë"

foto_11.jpg

“Një herë në javë ajo udhëton më këmbë rreth 15 milje nëpër shtigjet malore, për të qenë që pa gdhirë në ditën e pazarit. Kësaj jave, ajo ka sjellë vazo me kos, kunguj dhe shporta”

foto_12.jpg

Këto gra malore janë duke admiruar shamitë me thurrje e ngjyra të çuditshme dhe muslin të pazbardhur nga Evropa. Por ato do të psherëtijnë e do të mjaftohen me mëndafshe e pambuk të endura me dorën e tyre e nëse blejnë ndonjë gjë do të jetë djepi i pikturuar me ngjyra të ndezura. Një vogëlushe e pafejuar, e lidhur në këtë djep të bukur mund fare mirë të shpresojë të martohet ne Tiranë ose në Shkodër.

foto_13.jpg

"Pllaja e Thethit. Në plan të parë kisha etj. Kodrat në sfond mbahen nga serbët."






 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top