Kokëdhima jo më deputet, Kushtetuesja e konsideron të papajtueshëm mandatin

Guest2

Antarë i Respektuar
Gjykata Kushtetuese vendosi t’i heqë mandatin deputetit të Partise Socialiste Koço Kokëdhima, pasi kishte papajtueshmëri kushtetuese në bazë të nenit 131 të Kushtetutës.

Ky vendim i gjykatës Kushtetuese u mor në bazë të kërkesës së bërë nga Partia Demokratike, një vit më parë, sipas të cilës, deputeti socialist Koço Kokëdhima, kishte përfituar tendera nga fondet publike, në një kohë që kishte marrë edhe mandatin e deputetit në qarkun e Vlorës.

Sipas kërkesës së Partise Demokratike, neni 70 i Kushtetutës, përcakton që personi që zgjidhet deputet duhet të heqë dorë nga përfitimet nga fondet publike, nëpërmjet kompanive që ka.

Ende nuk dihet argumentimi i plotë ligjor i vendimit të Kushtetueses, i cili pritet të zbardhet së bashku me vendimin. Koço Kokëdhima është deputeti i dytë socialist, që i hiqet mandati për shkak të përfitimeve nga fondet publike. Më herët Gjykata Kushtetuese kishte hequr mandatin e deputetit Ilir Beqja, që sot mban postin e ministrit të Shëndetësisë.
Top Channel/
 
Titulli: Kokëdhima jo më deputet, Kushtetuesja e konsideron të papajtueshëm mandatin

Kocoja eshte ne PS dhe ne politike se nuk ben dot me biznes privat ne nje ekonomi te hapur tregu ku ka konkurrence mes bizneseve. Kocoja di vetem te beje biznes me tenderat e fondet e shtetit.
Dje ishte miku i Nanos e Mejdanit, sot eshte miku i Edi Rames.

hajduti
 
Titulli: Kokëdhima jo më deputet, Kushtetuesja e konsideron të papajtueshëm mandatin

Sa neveri kam patur per kete Kocon...shyqyr e hoqen edhe pse u hoq nga Parlamenti ,kjo sdo te thote se duart e tij do ndalen tek fondet publike.
 
Titulli: Kokëdhima jo më deputet, Kushtetuesja e konsideron të papajtueshëm mandatin

Sdo na zere gjumi... un mund te jem e majte po cka eshte e drejte eshte.... te pir.... hahaha

Po nuk ndryshon gje kjo gje thuaj, asnje sduhet te jet deputey aty...po nejse ne djall politika e les....(sa banale shkrujta hahaha)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top