Kokaina tretet ne uje

Love

βeℓℓe â๓e
thumbnail.php


Gjykata e Krimeve të Rënda ka lënë në “burg pa afat” për akuzën e trafikut ndërkombetar të drogës, biznesmenin Dhimitros Harinos si personin që ka porositur ngarkesën e 200 kilogramëve kokainë të tretur në vaj palme.
Ky vendim është marrë edhe pse zyrtarisht është e pamundur të jepet një përgjigjje nëse kjo sasi droge ishte për tregun vendas apo Shqipëria edhe kësaj radhe ishte vend trazit.

I akuzuari i tha gjykatës gjatë masës së sigurisë me dyer të mbyllura se ai ishte vetëm një porositës vaj palme që i duhej ta tregëtonte dhe jo trafikant, por “nëse ka qenë droge unë ju kërkoj falje” mësohet të ketë thënë i akuzuari.

Të njëjtin qendrim mbajti edhe avokati i tij mbrojtës Ardian Leka i cili mësohet t’i ketë thënë gjykatës së legjislacioni shqiptar njeh vetëm vlerën e ngarkesave të sekuestruara dhe nuk njeh metodën e zëvendësimit të ngarkesës siç e njeh Belgjika.

Më konkretisht ngarkesa e deklaruar si kokainë dhe që u sekuestrua në një kamion në Gjirokastër nuk ishte aspak kokainë, por ujë i pijshëm, ndërkohë që mësohet jo zyrtarisht se ngarkesa e dyshuar si drogë e porositur në Kolumbi të jetë mbajtur në Belgjikë nga autoritetet hetimore të këtij vendi.

Ajo që nuk dihet ende është fakti se përse ditën e këtij operacioni tepër të rëndësishëm ku u përfshinë tetë shtete, në momentet që ai po kryhej në Shqipëri pati rrjedhje informacioni dhe përse më pas nuk pati një njoftim dypalësh si nga Prokuroria edhe nga policia, sikurse ndodh gjithmonë në operacione të tilla të kësaj kategorie.

Ngarkesa e dyshuar si kokainë e tretur në vaj palme ka ndjekur linjën e Kolumbisë, Spanjës, Belgjikës, Austrisë, Sllovenisë, Kroacisë, Serbisë dhe Maqedonisë e më në fund në Shqipëri.

Në mjaft operacione të rëndësishme antidroge ku policia dhe prokuroria janë palë dhe bashkëpunëtore me autoritetet e huaja, çështja e besimit tek autoritetet shqiptare është një ndër problemet më të mëdha.

Në mjaft raste të huajt sinjalizojnë Shqipërinë për ngarkesën që vjen në Shqipëri në momentet e fundit.

Ndërkohë që zëvendësimi i ngarkesës me drogë me materiale të tjera nuk është hera e parë që kryhet.

Në dy operacione të tjera të rëndësishme të trafikut ndërkombëtar të drogës ku vendi ynë dyshohej si pritës dhe jo tranzit, të huajt kanë kryer të njëjtat veprime.

Ata kanë zëvendësuar ngarkesën e drogës nga frika se mos kishte rrjedhje informacioni dhe se mos droga humbiste befas sapo të mbërrinte në Shqipëri.

Argumenti i thënë në mënyrë të heshtur është sërish mosbesimi/24Ore/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top