"Kokaina", pas nipit të Hoxhës shkon 11 numri i të arrestuarve.

TIRANE - Ka shkuar në 11 numri i personave të arrestuar nga Policia e Shtetit në superoperacionin "Xibraku", zhvilluar të mërkurën që zbuloi laboratorin e parë të përpunimit të kokainës së pastër në vendin tonë, i ngritur në fshatin Xibrakë të Elbasanit. Lajmi u përhap bujshëm në media gjatë orëve të pasdites të djeshme, ndërsa sot Policia e Shtetit erdhi me një deklaratë zyrtare që zbardhi të gjithë të përfshirët në trafikun e drogës si dhe itineratin e saj. Mes të arrestuarve është edhe nipi i ish-diktatorit Enver Hoxha, Ermal Hoxha, i cili u vu në pranga pasditen e djeshme ndërsa ishte në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij, këngëtares Rezarta Shkurta. Po ashtu të arrestuar janë Saimir Batku, Fatmir Hoxha, Kastriot Imeri si dhe Ilir Hyseni i konsideruar nga hetimet si kreu i organizatës kriminale.

A1Report sjell fotot e disa prej personave të arrestuar mes tyre, Arjan e Kelmend Dalipi nga Elbasani, Egest Dankësi nipi i tyre dhe dy kolumbianët Cezar Avila dhe Walther Moreno

Sipas Policisë, dy kolumbianët e vetëm mes 9 shqiptarëve të arrestuarve, janë marrë nga organizata kriminale për përgatitjen e kokainës në laborator, aty ku dhe u arrestuan në flagrancë. Kjo zgjedhje ishte bërë nga anëtarët e bandës me qëllim përpunimin profesional të lëndës narkotike dhe përgatitjen përfundimtare të saj për treg.

Sipas policisë, droga vinte nga Amerika Latine në Ballkan, përpunohej në Shqipëri dhe më pas trafikohej në vendet e Europës Perëndimore, kryesisht Gjermani.

“Grupi kriminal siguronte lëndë me përmbajte të substancave narkotike te cilat më pas i nënshtroheshin një procesi përpunimi dhe nxjerrjes së substancës së pastër kokaine me qëllim përdorimin në tregun e brendshëm dhe atë ndërkombëtar”, thuhet në njoftimin zyrtar të policisë.

Laboratori i kokaines, deklarata zyrtare e Policise se Shtetit

Aktualisht 11 personat e prangosur në Elbasan, Durrës dhe Tiranë janë vendosur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ku pritet që të njihen me akuzën zyrtare “krijimi i grupit të strukturuar kriminal”, “trafikim ndërkombëtar narkotikësh” si dhe atë të “armëmbajtjes pa leje”.

Burime nga Prokuroria e Krimeve të Rënda thanë për A1Report se veç provave të sekuestruara në laborator ku implikohen vëllezërit Dalipi dhe nipi i tyre nga Elbasani, hetuesit kanë një provë të pakontestueshme si ajo e transkripteve të përgjimeve të kryera, ku rezulton një komunikim intensiv ndërmjet Ermal Hoxhës, nipit të ish-diktatorit Hoxha dhe kreut të kësaj organizate, Ilir Hyseni.

Ermal Hoxha u arrestua në Durrës, në banesën e familjarëve të bashkëshortes
Sipas burimeve nga Policia e Durrësit për A1 Report, Ermal Hoxha u arrestua në orën 18:00 në banesën e prindërve të bashkëshortes së tij në qytetin e Durrësit, që ndodhet në katin e pestë të një pallati. (edhe pse në njoftimin zyrtar të policisë së Durrësit eshte shenuar formalizimi i arrestimit me shkresa, qe eshte bere rreth ores 01:30 pas mensate). Poshtë pallatit është gjendur edhe automjeti i tij tip Volvo, fillimisht u dyshua se në automjetin e tij u gjetën 300 mijë euro, ende nuk ka informacion zyrtar për para të gjetura në makinën e tij. Po sipas të njëjtave burime, mësohet se Ermal Hoxha nuk ka bërë rezistencë gjatë arrestimit të tij. Ne banese ndodheshin vjehrra me vjehrin dhe kunata e tij (motra e kengetares se njohur shqiptare Rezarta Shkurta), ndersa sipas burimeve mesohet se Hoxha eshte sjelle shume natyrshem dhe nuk ka bere asnje rezistence, cka le dyshimet e nje arrestimi te pritshem nga ana e tij.

Njoftimi zyrtar i policisë së Durrësit për arrestimin e Ermal Hoxhës
Me date 14.01.2015 ora 01:30, nga ana e Specialisteve te Seksionit per Narkotiket ne Drejtorine e Policise Qarkut Durres, eshte bere kapja dhe arrestimi i shtetasit : Ermal Hoxha i biri i Ilir-it dhe i Teute-s, 40 vjec, lindur dhe banues ne Tirane , Rruga “Foto Xhavella”, Unaza e Re, me shtetesi dhe kombesi Shqiptare.

Arrestimi i ketij shtetasi eshte bere ne fuksion te Procedimit Penal Nr”334 viti 2014, te Prokurorise prane Gjykates per Krime te Renda Tirane, per vepren penale te “Trafikimit te Lendeve Narkotike” kryer ne Bashkepunim parashikuar nga neni 283/a-2 i K.Penal.

Te arrestuarit
Saimir Sadik Batku, 43 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane
Fatmir Xhemal Hoxha, 48 vje, lindur dhe banues ne Tirane
Kastriot Haxhi Imeri, 47 vjeç, lindur dhe banues ne Tirane
Gentjan Hasan Gjonaj, 43 vjeç, banues ne Vlore
Arjan Zeni Dalipi, 50 vjeç, banues në Elbasan
Kelment Zeni Dalipi,45 vjeç, banues në Elbasan
Cezar Adolfo Avila lindur ne Tunja Kolumbi, 67 vjeç
Walther Moren Juan Moreno, 42 vjeç banues ne Bucaramanga, Kolumbi
Ilir Skender Hyseni, 47 vjeç, banues në Tiranë
Ermal Ilir Hoxha, 40 vjeç, banues ne Tiranë
Egest Dankësi, 27 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan

Tahiri: Opizta te heshte. Policia me ne fund po ben detyren dhe nuk ndan parate e droges me boten e krimit
Pas superoperacionit që zbuloi laboratorin e kokainës në fshatin Xibrakë, ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri ka përgëzuar nga afër efektivët që vunë në pranga 11 persona të dyshuar si pjesë e një organizate kriminale të trafikimit të lëndës narkotike. Duke iu referuar akuzave të opozitës kundër Policisë së Shtetit, ministri tha se ky operacion është është dëshmi se efektivët nuk i ndajnë më paratë e drogës me botën e krimit.

A1 Report transmetoi Live deklaratën që ministri bëri nga laboratori i kokainës në labinot-Fushë pas takimit që pati me drejtues të Policisë së Elbasanit.

“Ky operacion flet më qartë dhe fortë se një deklaratë politike. Jam këtu për të bërë thirrje për ata që shfrytëzojnë çdo gjë që dalin e sulmojnë Policinë e Shtetit. I bëj thirrje të heshtin dhe të lënë policinë të bëjnë detyrën të qetë, që sot kanë mundësinë të dëshmojnë rezultate ekzemplare të policisë së Shtetit që deri dje nuk ndodhnin. Droga aty ka qenë, por tani ka ndryshuar puna e policisë, pastërtia e policisë që sot luftojnë krimin, dhe nuk ndajnë paratë e drogës sa me trafikantët”, tha ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri.

U bë sekuestrimi i provave materiale të lidhura me aktivitetin kriminal:
Sasia prej 19 kilograme e 416.2 grame lëndë narkotike e dyshuar Kokaine.
77.727 kg e dyshuar si lende narkotike e llojit kokaine.
19.8 kg e dyshuar si perziers i lendes narkotike kokaine.
359.400 Euro.
2.769.000 lek të reja.
4150 Dollare Amerikan.
Jane sekuestruar pese cope karta kredite dhe nje cek me vlere 4.500 dollare.
Nje arme zjarri automatik model 56.
Nje arme zjarri Revolver me mulli.
Një armë zjarri e tipit pistoletë me caliber 9 mm.
Tre arme gjahu, shotgan, cifte dhe nje teke.
174 fisheke te modeleve dhe kalibrave te ndryshme.
50 fishekë luftarake me calibër 9 mm.
Katër automjete të tipeve të ndryshme.
Një makineri vakumi e cilësisë së lartë.
Një peshore elektronike.
25 aparate telefoni celulare.
Jane sekuestruar pese ora te markave te ndryshme.
Jane sekuestruar edhe dy automjete.
Jane sekuestruar aksesore per prodhimin dhe paketimin e lendes narkotike te llojit kokaine, si presa, peshore te llojeve te ndryshme, mikrovala etj.
Jane sekuestruar sasira të konsiderueshme të substancave dhe perkursoreve, dhe perzieres qe sherbejne per prodhimin e substancave narkotike
Si dhe nje sasi e konsiderueshme dokumentash të ndryshme si mandate arkëtimi, kupona tatimore etj. të cilat hedhin drite mbi aktivitetin kriminal të shtetasve të lartëpërmendur.

(c) Shqiptarja.com
 
Titulli: "Kokaina", pas nipit të Hoxhës shkon 11 numri i të arrestuarve.

shif kur te cohet Enveri nga varri ::p
 
Titulli: "Kokaina", pas nipit të Hoxhës shkon 11 numri i të arrestuarve.

Jo vetem qe Enveri nuk do ngrihet nga varri por me kete qe ndodhi u `gropos` edhe nipi :)

ngaqe gjithmone degjoj shprehje:cohu enver ,cohu enver :p
 
Titulli: "Kokaina", pas nipit të Hoxhës shkon 11 numri i të arrestuarve.

Pale dhe kishin pasur laborin me te mire ne Ballkan , atje ne ELBASAN .
 
Titulli: "Kokaina", pas nipit të Hoxhës shkon 11 numri i të arrestuarve.

Epo te gjitha burimet e fitimeve u shterren, na mbeti kokaina me ekspert Kolumbian
 
Titulli: "Kokaina", pas nipit të Hoxhës shkon 11 numri i të arrestuarve.

Po mendoj dicka tjeter une: ku i ka investuar fitimet ky?? Ka ndonje pallat diku ne Tirane apo gjetke qe tu jepet falas qytetarve te pa strehe..)))
 
Titulli: "Kokaina", pas nipit të Hoxhës shkon 11 numri i të arrestuarve.

Ja pra Ferrari 430 per Rezin...

reza.jpg


Mos ja numroni fustanet e aksesoret Rezit se fillon koka pastaj...
Relax neper Azi... Me suite me qumesht jo me uje!

rez4.jpg



Mos u merzisni vajza,kjo kaq e pati...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top