Titulli: Koha e Xhaxhit- fushe me lule apo me fera?
Do me falni per copy paste po realisht smundem ta argumentoj dot vete asi skam shume kohe...por po jua a sjell shambllone te lexoni ca hiqnin njerzit ne ate kohe, si denoheshin....
Metodat e diktaturës ishin të shkallëzuara, synohej të krijoheshin gjithnjë psikoza [redakto]
1. Ngjallja e frikës : imperializmi, revizionizmi, armiku i klasës, sabotimi, bile u fol edhe për buburrecin amerikan.
2. Fushata e mbledhjes se floririt, tregtaret u tatuan me tatime të jashtëzakonshme. Kush nuk i paguante futej në burg. Janë të njohura torturat për t’i detyruar të paguanin. U krijua koncepti që çdo tregtar ishte njeri i poshtër.
3. Aksionet ishin të pandërprera : pune vullnetare, feste e pandërprere, mitingje të vazhdueshme. Filloi me aksionin kundër karkalecit në vitin 1945, rruga Kukës Peshkopi 1946, hekurudha Durrës-Elbasan, Durrës-Rrogozhinë, Durrës-Tirane, Shkodër-Titograd, 1947-1950, pastaj erdhën aksionet "Tu qepemi kodrave e maleve", pyllëzimet, tokat e reja etj. Kudo i porosisnin njerëzit të dalin vullnetare. Kishte shumë që shkonin vete, kishte shumë që frikësoheshin. Tregojnë se Skënder Sallakut, një humoristi të shquar i thane të dilte vullnetar. Ai rrudhi supet : -Sa për forme-, i thane, -se nuk të çojmë ty. Pasi u regjistrua e pyeten : -Ku e do ? -Ke ? -Vendin e aksionit ? –Këtu, -tha e ngriti gishtin. -Ku e pyeten prape. - E dua ne lule të ballit -tha"
4. Fushatat "Lemi i pare shtetit" ishin të zakonshme. Grumbullimi i drithit behej me detyrim.
5. Huate shtetërore. Zhvillohej një gare midis fshatareve dhe qytetareve kush jep me shume, është me i miri. Po s’e jipje vete, caktonin shumën.
6. Shpallja kulak. Fshataret me të gjalle, me te zotet, me punëtoret, me të pasur shpalleshin kulakë, shpronësoheshin, u merrej toka, bagëtia, u vihej tatim u merrej tatimi jetik.
7. U krijuan repartet e punës. "Reaksionaret" i mblidhnin veçmas. Pa arme, me kazma e lopata kryenin pune të detyruar në Ushtri, gurore, toka të reja, këneta, bonifikime.
8. Internimet politike
Të gjithë familjet e të arratisurve dhe të dyshimtëve i largonin nga kufiri i çonin ne zonat kënetore. Denoheshin ne fillim 5 vjet, pastaj 10-15, 25 dhe deri ne 40 vjet. Gjyq për ta nuk kishte, vetëm komunikim shtese intenimi. Internimi ekonomik. E pësonin njerëz që kishin bere pune private pa leje. Internim për probleme morale : internonin për kurvëri, për bizhoz, internonin priftërinj. Mbaj mend që internuan nene e bije nga Tirana ne Lushnja. Ato ishin të pafajshme dhe të dyja varen veten. Njerëzit i internonin në fshatra më të keqinj, më të varfër, më të thate. Hapeshin dosje për shumicën e popullsisë se rritur, gra e burra, djem e vajza. Spiunet ishin në numër shume të madh, me tepër se ia merr mendja cilitdo. Duheshin për të kontrolluar njeri-tjetrin. Kudo qarkullonte parulla. Ne tre vete njeri është spiun. Kjo nuk ishte e vërtete, por duhej për të krijuar pasiguri mes njerëzve. Edhe spiunet kishin kategori. Rezidentet quheshin me tallje "brigadieret që mbledhnin letra". Bazat, shtepiat e takimit, strehuesit. Ishin një rrjet i gjallë të cilit ishte e vështire ti ikje. Kishte spiune nga dëshira, spiune nga detyrimi, spiune që paguheshin 120 leke të vjetra, spiune që imponoheshin se i kishin zëne duke vjedhur, vajza ose gra që i kishin zëne ne imoralitet. Rekrutonin shume të rinj ne Ushtri, në shkollë, për të fituar burse etj. Arrestimet. Si bëheshin ? Fshehtas, natën. Ditën ne ndërmarrje, ne institucion, me ceremoni. Në mbledhje të lagjes, të frontit, me demaskim, me përgatitje demaskuesish. Kur donin të mos merrej vesh, e nisnin personin me shërbim dhe arrestonin. Shpesh i nisnin për të ikur dhe i zinin ne prite. Hetuesia, biruca. Ne fillim birucat e hetimit ishin sipas rastit. Ne Shkodër për shembull nga një burg ne vitin 1946 u bene 13 burgje. Manastire fetare, katolike, shtëpia tregtaresh, Kinema. Mbaj mend fëmije : Burgu i madh, burgu ordiner, Kuvendi Françeskan, Shtëpia e misionit Katolik, Burgu i Gestapos, Shtëpia e Ulqinakut, Shtëpia e Faslli Ademit, Shtëpia e Dr. Karamitrit, Shtëpia e Ciurcise, Policia të Murgeshat etj. Të arrestuarit vinin një nga një, dy, pese, dhjete në një dhomë, vinin ne korridore mbështjellur me rrogoz, në banjo kishte raste kur i lidhin edhe për një dru ne oborr. Në Tiranë ishin tri pale birucash : Birucat e burgut të vjetër që ishin dhoma të verteta, të mëdha, me dërrase, me dritare të mëdha. Ishin ndërtuar ne kohen e Zogut dhe nuk kishte si i bënin më të vogla. Në oborrin e burgut të vjetër ishin ndërtuar 50 biruca të vogla që quheshin birucat e Kocit. Për to kishte dhëne urdhër për t’i ndërtuar Koci Xoxe, ministri i Punëve të Brendshme, i cili kishte vuajtur edhe hetimin e vet ne ato biruca. Ato ishin 5-6 here me të vogla se të parat, nuk kishin dritare fare, vetëm ne tavan kishte një brime, të mbuluar me çimento si tunel sipër, ku thuajse nuk dukej drita.
Po ju jap përshkrimin e bere nga një bashkëvuajtës, që ishte tmerruar nga këto biruca. "Me morën me makine gaz, me një thes në koke dhe si me sollën rrotull dy ore pa e ditur ku jam me zbriten dhe me hoqën nga koka thesin e miellit që me kishte marre frymën. Në një porte të erret dy rreshta policesh me nga një hu ne dore me priten me goditje, pa me pyetur, ku me dhemb e ku me djeg. Unë vrapoja që të shpëtoja kokën dhe hyra në një korridor të ngushte, të ngushte dhe të gjate që nuk mbaronte kurrë. Majtas kishte dyer të vogla, të vogla pa mbarim. Kur mbaroi korridori i pare me doli një kthese tjetër me një korridor pa fund. Si të them, sikur të hyje te Fusha e Aviacionit dhe të përfundoje tek Spitali Civil. Krisen ca dryna, u hapen ca shula dhe u gjenda ne një biruce të erret në një pellg ujë në dysheme. Kthej kokën anash : në asnjë ane të murit nuk kishte asnjë dritare. Ngre kokën lart. Në tavan një vrime 20 cm x 30 cm me një rrjete teli dhe e mbuluar me çimento me dy kanale ajrosjeje anash. Dy tuba sigurisht uji, ishin përballe njeri-tjetrit, sigurisht për të lagur ditën dhe natën, ndryshe nga do të ishte formuar gjithë ai pellg uji ne dysheme. Dy tela elektriku vareshin po aty. Pa tjetër aty e merrnin korrentin për të torturuar. Me kontrolluan, me hoqën rripin e mesit, me hoqën llastikun e të mbathurave, pastaj nisen të me këpusin një nga një pullat e xhaketës, të pantallonave, të këmishës. Unë edhe u tmerrova edhe u çudita. Me lëne vetëm pullën lart të pantallonave. Prej aty ne hetuesi. Me ledhatuan me shkopinj ku munden. Me pyeten, me kërcënuan, me shanë, me e pakta ishte nena. Kur ankohesha me shanin nga motra, kur reagoja me fyenin me vajzën e vogël. Me akuzuan me gjera që nuk m’i merrte mendja. U tërbova. Kapa tavllën metalike, nuk lëvizte nga tryeza. Kapa karrigen nuk lëvizte as ajo, i kishte katër këmbët e ngulura në çimento, kapa tryezën e vogël edhe ajo ishte e blinduar ne dysheme. Ata qeshen. Si shpërblim me përmenden edhe gruan me të gjitha rimat e Sigurimit të Shtetit, edhe me goditen. Atë çast m’u zbërthye kopsa e vetme e pantallonave dhe përpak sa s’me ranë brekët. I mbajta me njërën dore. Atë çast me thane se me kishin arrestuar edhe motrën time. M’u be terr e nuk mbaj mend asgjë më tepër. Me doli te fikëtit në biruce. Njëra këmbëz me ishte lagur në pellgun e ujit. Në gjysme errësire pashe sportelin që u hap. Pastaj kërciten celesat, u hapen drunjte e shulat dhe shoh policin, hetuesin dhe dy civile me nga një çante lëkure në duar : "C’pate-tha hetuesi- që në fillim, kështu ! Me shikuan zemrën, me hoqën xhaketën, me pervolen mëngën dhe njeri nxori një vegël, sigurisht vegël korrenti ishte. Me mbështollën krahun dhe puf, puf, puf, puf me frynë duke me shtrënguar fort. Unë u tmerrova : "اfarë bën more ! اfarë bën ! اfarë bëni ! Po me lëshonin korrentin dhe me ra te fiket. Uji ne pellg ishte afër, me bene qull fare dhe erdha ne vete : -E ke tensionin 5 e gjysme- me tha civili që thoshte se ishte mjek. Më vonë mora vesh se isha ne një biruce, ku stuhia kishte mbushur pellgun nga tavani. Ata dy tubat ishin tuba bergman ku kalonin dy telat e korrentit për dritën. Llampe nuk kishte atë natë. Kur e vunë me iku një pjese e frikës. "Birucat e treta të hetuesisë, janë të Burgut të Ri. Ato janë ndërtuar me dritare të mëdha, por në vitet 50 kane mbyllur tre te katërtat e me tepër dhe lanë vetëm një frëngji sa për të marrë pak frymë dhe për të njohur njeri-tjetrin ne gjysme errësire. Me rregull kishte një orë në ditë ajrosje në një kuti tullash pa tavan, por në fakt të linin dy herë në javë nga 10 min. Banje të nxehte nuk kishte kurrë, mund të laheshe një herë në gjashtë muaj me ujë të ftohtë. Hetuesia ishte e gjatë. Unë kam bere afër dy vjet, shto dy vjet të tjera izolim të plotë pas hetuesisë dhe gjyqit. Birucat e Burgut të Ri ishin me çimento. Kishte një batanije, 2 sipas dëshirës se hetuesit. Ushqimet liheshin jashtë ne korridor. Edhe tasi e luga. Pagurja lejohej brenda. Minjtë e mëdhenj shëtisnin lirshëm ne korridore dhe bënin c’te donin me ushqimet tona. Racioni zyrtarisht ishte 500 g, por ne fakt 1600-1700 g ndahej katërsh dhe një e katërta ishte racioni yt, ai që pastronte korridorin merrte një buke teprice. Merrnin edhe spiunet teprice dhe ai po të donte të jepte një pjese nga hisja jote dhe ti duhej ti thoshe faleminderit. Nuk ia jepnin hapur, por thonin se gjoja ia solli familja me një cope marmelatë. Në fushatën e patates buka zëvendësohej me patate të ziera ose me buke misri. Kjo ishte periudha me e vështire e urisë. Supe jepej ne dreke e ne darke. Ishte një spirilëng me oriz me krimba, makarona me krimba, ose fasule me miza të zeza. Nuk flas për një, dy a tre, por për qindra miza që duhej të mbyllje sytë e t’i kapërdije. Kripe kishte 5 g, vaj kishte 6,5 g, por ne fakt kurrë nuk shihej një gjurme yndyre. Kur kishte lëng fasuleje ishte ditë festë. Një herë në muaj kur kishte patate në gjelle, ajo ishte shumë e shijshme. Do t’ju them dhe një gjë : kur qëllonte që të rrihnin (se nuk të rrihnin përditë), kur ktheheshe në biruce haje bukën me aq shije sa nuk e kishte shijuar as ne dasem. Në biruce të jepnin tri cigare në ditë, një në mengjez, një ne dreke dhe një ne darke. Kuptohet po të rrije urte. Ndryshe të kapërcente rradhen e ndezjes kapteri, e ti pastaj duhej të prisje deri të nesërmen ne dreke. Në biruce vinin edhe ushqime nga familja. Një here ne muaj, sheqer, biskota, marmelate, katër kg. Po ne biruce ka edhe histori të tjera. Sa vete kane vrare veten në hetuesi ? Sa janë hedhur nga dritaret, plasur trutë ne sokak, sa janë varur me carcafe ose me këmisha të grisura ? Me e renda është : pasiguria ne biruce. Ajo ishte një front i hapur, ku sulmi mund të të vije nga çdo ane e ti nuk nuk mund të mbrohesh nga asnjë drejtim.
Torturat [redakto]
Pas kongresit të parë 1948 u tha se çfarë torturash ishin zhvilluar nga Sigurimi i Shtetit. Po japim disa dëshmi të dhëna nga të torturuarit dhe torturuesit që gjenden ne fondin e Ministrisë se Punëve të Brendshme.
Shaban Zoreci : Me është aplikuar sistemi i jelekut dhe me kane lëne 16 dite të varur për këmbesh. Me kane dhëne një letër me 11 pika për të plotësuar se isha anëtar i Organizatës Tekniko-Industriale. Në hetim kanë marre pjesë edhe tre oficere jugosllave që hynin e dilnin ne burg pa pyetur rojet.
Vango Mitrojorgji tregon për një proces fallso të bere gjoja për të burgosurin Kole Kuqali i cili kishte kohe që kishte varur veten. Ky proces i tregohej te burgosurve të tjerë si i bere nga ai vete Kole Kuqali nacionalist, demokrat, deputet i Kuvendit Popullor, baba i dëshmorit Gjike Kuqali.
Kleanthi Andoni tregon për torturat me hekurin e skuqur të bere mbi avokatin Myzafer Pipa deri ne humbjen e ndjenjave e ne prag të vdekjes.
Siri Carcani, Muco Saliu dhe Vaske Koleci kemi pasur kartabjanka për të torturuar, aq sa na kane vdekur edhe njerëz ne duar. Me kujtohet një plak me mbiemrin Shandeda, të cilin e kam rrahur unë Avokat Myzafer Pipa është torturuar keqazi nga Vaske Koleci, Zoi Themeli dhe unë. اdo i burgosur ka kaluar ne tortura. Koci Xoxe deklaron ne gjyq :
Unë kam dhëne udher t’u pakësohen ushqimet, uji dhe rrobat deri ne torturën e vdekjes. Për Veriun, ne shkurt 1945 i kam dhëne urdhër Vaske Kolecit që të vriste pa gjyq. Për vrasjet pa gjyq kam qene këshilluar dhe janë bere me urdhrin e shokut komandant Enver Hoxha. Kam pasur edhe vendim byroje për këtë.
Deklarate mbi metodat dhe llojet e torturave (Kopi Niko)
1. Rrahje me dru deri sa të bëhen plage dhe të bjere mishi.
2. Kruarje e plagëve të qelbëzuara me dru
3. C'puarje e mishit më të djegur.
4. Elektrik ne veshe.
5. Futje e kripës ne mish.
6. Lagia me ujë të ftohtë.
7. Lenia pa buke deri në vdekje.
8. Lenia pa buke për disa ore
9. Lenia zhveshur ne të ftohte.
10. Jeleku i forcës.
11. Dinamit në vehte.
12. Shtrëngimi i gishtërinjve me pinca.
13. Fekale ne goje.
14. Varje me koke poshtë.
15. Lidhje për peme.
16. Lenie ne diell.
17. Maçoku ne tumane.
18. Përgatitje varri, pushke në gojë.
19. Tentative për çnderim të vajzës.
Grupet armiqësore krijoheshin sipas situatave : Akuzat Falso, Priftërinjtë spiune te Vatikanit. Tregtaret torturoheshin për t’u nxjerre florinjte. Grupe oficeresh të Zogut Intelektuale-Shkrimtare Grupi i deputeteve Grupi Tekniko-Intelektuale i Fullcit, Imperializmi amerikan Grupi i Maliqit. Fronti i Rezistencës i sajuar nga Sigurimi Gjyqi i Koci Xoxes, Vaske Kolecit, Vango Mitrojorgjit Bedri Spahiu-Tuk Jakova Gjyqi i Teme Sejkos Liri Belishova Gjyqi i kinezeve Abdyl Kellezi, Koco Theododhosi, i poshter Balluku, Hito Cako, Petrit Dume, Memet Shehut.
Gjyqet e popullit zhvilloheshin ne kinema me autoporlant jashtë. Shoqëroheshin të lidhur në këmbe. Dy tri shamizeza dhe jevgj thirrnin : "Ne litar kriminelet !". Edhe rrugës edhe ne rreshtat e pare. Avoketerit kërcënoheshin. Myzafer Pipa avokat u arrestua në salle të gjyqit dhe doli i vdekur. Dënimet : Ngjiteshin pllakata të shtypura. Pushkatimet në mengjez pranë varrezave, gjyq ne lagje, ne fshat, ne kooperative.
Burgu i Burrelit është ndërtuar ne 1938, kur ishte kryeministër Koco Kota. U ndërtua për kriminele të posaçëm ordinere se atëherë te burgosur politike nuk kishte. Pa u mbushur dhjete vjet Koco Koten e vranë pa gjyq ne po këtë burg. E quajnë me të drejte Burgu i Tmerrshëm i Burrelit. Te porta e rende e hekurt te prisnin me parullën : "Burrel-hyn e s’del". Në të vërtete burgun e mire apo të keq e bën rregullorja dhe njerëzit që e zbatonin ishin kriminele. Burgu ishte planifikuar të ndërtohej me dy kate oshte punishte, lart fjetore. Por burgu nuk arriti të kryhej për shkak te okupacionit italian te 7 prillit. Atë vit përpara fati e desh që familja ime të gjendej në Burrel. Qendra e banimit ishte e vogël : shkolla, xhamia, zyrat e nënprefekturës, qendra shëndetësore, rrethkomanda e Xhandarmerisë ku im atë Filip Toma ishte oficer, shkolla e xhandarmerisë që pergatiste kursante dhe disa shtëpi banimi. Jashtë qytezës ne një pyll me shkurre ngrihej ndërtesa e burgut plot me skela si kantier ndërtimi. Para 7 prillit babai erdhi në shtëpi, nxori nagantin e ma vuri ne dore, kapi gishtin tim me te vetin dhe me ndihmoi te tërhiqja këmbëzën, një krisme shurdhuese u dëgjua pastaj tjetra, e tjetra. Krisen edhe arme të tjera. Mbreti Zog ishte bere me djalë. Po atë ditë një grumbull civilesh dhe ushtaresh të armatosur u nisen ne Durrës për të pritur Italinë me lufte. Bazi i Canit ishte caktuar komandant i Mbrojtjes dhe po mobilizonte njerëzit. Im atë u vendos tek aspirant Ndoc Plani, oficer artilerie që qëlloi me topa nga kodrat e Durrësit me 7 prill. Pas disa ditësh babai u kthye i lodhur, i pluhurosur e i dëshpëruar. Kishte dështuar çdo gjë. Atdheu ishte pushtuar, mbreti kishte ikur. Burgu i Burrelit mbeti ne gjysme, në katin e parë. Hekurat e zgjatur te kolonave i kam gjetur akoma në vere të vitit 1967, kur me sollën të lidhur nga kampi i Elbasanit për të vuajtur dhjetëra e dhjetëra vite dënimi. Në kohen e Italisë, burgu u përdor për disa muaj për disa të burgosur, me vone u kthye si strehim i regjimentit te Divizionit Malor të Artilerisë. Mushkat që bartnin mortajat lidheshin me zinxhirë për hallkat e mbërthyera ne mur, kur u kthyen ne burg ne vitin 1946 këto hallka te mushkave, por u përdoren për të lidhur njerëzit ditë e natë. Burgu ishte rreth 120 metër i gjatë dhe rreth 10 metër i gjere. Korridoret e gjata e të ngushta arkitekti i kishte ndërtuar nga Veriu, nga frynte era, fjetoret ishin nga jugu nga binte dielli. Dielli hynte brenda paksa ne dimer, ndërsa ne vere nuk hynte brenda se ishte lart. Oborri ishte i madh, por vit pas viti erdhën duke e kufizuar me vija anash, ku nuk mund të kaloje. Në vitet 70, oborri u nda me dysh me mur të larte, pastaj aty u ndërtuan magazinat, banjot, biblioteka e Marksizëm-leninizmit. Kështu që oborri çdo vit e zvogëlohej. Në oborr kishte një pus ku nxirrnim ujë. Uji ishte problem në Burrel. E nxirrnim me gaveta të lidhura me ushkur nyje-nyje. Kur ishin 700-800 të dënuar pat arritur një gavete të shitej me një pakete cigare partizani. Në pus që hedhur brenda për t’u mbytur kolonel Sami Koka i dënuar 25 vjet. Grindja e pare në Burrel mund të behej për vendin, minimumi i hapësirës se dyshekut ishte 38 cm, maksimumi 60 cm, pra një gjerësi gazete. Zënka e dyte behej për dritaret. 30-40 vete në një dhome 8 X 5 krijohej zagushi, ajër i mbytur, ajër i qelbur, njerëzit sëmureshin, me te diturit kërkonin të hapeshin dritaret, pleqtë e fshataret kërkonin ti mbyllnin derisa me leje te komandos njerëzit u ndanë sipas dritareve. Zënka e trete ndodhte për rradhen e nevojës, për qypat e shurrës, që gjindeshin në çdo dhome, ne qoshe. Koha e daljes për nevoje ishte shume e kufizuar. Sa dilje ne ajrosje, puna e pare do të zije rradhen e nevojës, qëllonte që gjithë koha e ajrimit të mos mjaftonte për të kryer nevojat personale; mbushje ujë, larje e dalje nevoje. Natën dera nuk hapej. Dhe kush ishte keq do të kryente nevojën në sy te 30-40 apo 50 burrave. Natën ishin aq ngushte sa nuk mund të ktheheshe ne anën tjetër pa zgjuar shokun nga gjumi. Po të ngriheshe natën për të shkuar tek qypi, mund të mbeteshe në këmbe, sepse të tjerët ishin zgjeruar dhe të kishin zëne vendin. Atëherë do të prisje sa të ngrihej një tjetër nevojtar, duhet t’i rrije gati e t’i zije vendin. Zënka e katërt mund të ndodhte për rradhen e leximit të gazetës, për rradhen e govatës për larje, për peshoren e bukës etj. Kur ishim 700-800 vete të gjithë korridoret ishin zëne me dyshekë të shtruar, ishin të zëna edhe 26 birucat ku në secilat fusnin 7 vete me gjithë plaçka. Ata rrinin si sardelet tre nga dera katër nga dritarja, me këmbe nga goja e tjetrit. Me vone kur u pakësuan të dënuarit ne 400-500 vete, birucat përdoreshin për ndëshkime të renda, ku të linin një muaj ne çimento me dritaren hapur ne dimer, të zhveshur, të lidhur me zinxhire. Ne Burgun e Burrelit kane vdekur shume njerëz që shpesh here, nuk kishte qofte edhe një aspirine. Ne kohet e vështira shume kane vdekur nga uria, veç kësaj edhe vetëvrasjet kanë qene të shpeshta, rrahje në biruca dhe tortura me hekura ishte zakonshme.
Kategoritë: Faqe pa burim informacioni
Diktatura n