Koha e keqe ne Shqiperi!

Shiu i rrëmbyeshëm bllokon Tiranën, ndërpritet edhe energjia!

Tirana është përfshirë nga një stuhi mjaft e fuqishme gjatë brëmjes së sotme ku reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë krijuar mjaft probleme.

Si pasojë e reshjeve dhe nivelit të lartë të ujit në rrugë, shumë makina janë fikur dhe kanë ngelur në rrugë, gjë ka renduar edhe më shumë trafikun.

Më problematike paraqitet zona e Don Boskos, Porcelanit, Rr. e Kavajës, Zona e Yzberishtit, etj.

Ndërkohë, pjesa më e madhe e Tiranës është pa energji elektrike.

Shihni videon amatore të bërë disa çaste më parë në Rrugën e Kavajës, në zonën e ish-parkut të autobusave.

albeu.com

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Titulli: Koha e keqe ne Shqiperi!

Përmbytjet shkaktojnë 3 viktima.


Një bilanc tragjik ka pasur në Laç, kjo referuar situtës së përmbytjeve, ku kanë humbur jetën babë e bijë. Babë e bijë humbën jetën në qendër të Laçit, kur rrjedha e shirave nxorri nga rruga makinën me të cilën ata udhëtonin, duke e përmbysur atë në një kanal.

Raportohet se 62-vjeçari Gjon Kola, drejtor shkolle në qytetin e Laçit, u nxor i pajetë mbrëmë nga automjeti, ndërsa trupi i pajetë i vajzës 23 vjeçare Dorina Kola u gjet rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm, rreth 2 km nga vendi ku makina me të cilën udhëtonin u përfshi nga rrjedha e ujit.

Në rrethin e Kurbinit ështe shembur ura në fshatin Skuraj dhe si pasojë dy shtetas kanë rënë në rrjedhën e ujit. Liman Balloku, 22 vjeç, ishte duke udhëtuar me motor së bashku me Guri Ndrecën në momentin kur u shemb ura.

Të dy kanë rënë në ujë, por Liman Balloku ende nuk është gjendur, ndërsa Ndreca ka arritur të shpëtojë. Policia po punon për gjetjen e trupit të Ballokut përgjatë rrjedhës së ujërave.

albeu
 
Titulli: Koha e keqe ne Shqiperi!

Keep safe! Ishalla po e le me kaq ky shiu.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top