Koci: Parti e re Socialiste ne vjeshte

braziljania

Anëtar i Nderuar
TIRANE - Kryetari i Levizjes per Politike Institucionale, Petro Koci, paralajmeroi dje krijimin e nje partie te re politike. Ne nje deklarate per shtypin, Koci nuk ka munguar qe te shprehet pro krijimit te subjektit politik elektoral, nderkohe qe ka refuzuar te deklaroje emrin e partise se qe qe pritet te formohet se shpejtim. "Ne kushtet e krijuara nga sistemi zgjedhor Rama-Berisha bejne te domosdoshme ndermarrjen e hapave te metejshem organizative dhe juridike per kthimin e Levizjes ne nje subjekt elektoral socialist me vete", ka deklaruar kryetari i kesaj Levizjeje, Petro Koci. Por nga ana tjeter ai ka percaktuar edhe afatin kohor te berjes publike te kesaj partie, e cila pritet te jete deri ne perfundim te vjeshtes se ketij viti. "Mendojme qe partia e re do te behet publike deri ne perfundim te vjeshtes se ketij viti. Ajo qe eshte e rendesishme, eshte fakti se kjo do te jete nje parti apo subjekt elektoral politik socialist me vete. Cka nenkupton se baza e kesaj partie do te jene socialistet e vertete", ka qene deklarata e Kocit, teksa ka sqaruar dhe detajet e formimit te kesaj partie. Por nga ana tjeter ai nuk ka munguar te shprehet dhe per perberjen e kesaj partie, strukturat organizative te saj. Duke qene se Koci vjen nga nje periudhe e gjate drejtimi te deges se PS Fier, si dhe ka qene per nje periudhe te gjate kohore sekretar organizativ i Partise Socialiste, funksionimin e strukturave ne baze e njeh mire dhe per me teper ka dhe njohje te forta ne keto struktura. Pikerisht ky do te jete per te dhe avantazhi i mireorganizimit me efikasitet dhe me shpejtesi i tere piramides funksionale te partise me te re ne spektrin e majte shqiptar. Koci ben me dije se jane disa kryetare organizatash ne te gjithe vendin, te gatshme per te kaluar ne partine e re. Njeheresh dhe disa figura kryesore, por dhe deputete te majte pritet te kalojne ne kete parti, per te qene ne nje formacion politik elektoral ne zgjedhjet e ardhshme elektorale qe zhvillohen ne qershor 2009. Paralajmerimi per nje parti te re te bere dje nga Koci pason hapin e ndermarre dy dite me pare prej tij, ne bashkimin me grupin parlamentar te LSI-se. "Levizja jone politike tashme do te kete perfaqesimin e saj institucional ne Kuvend pas formimit te Grupit te ri parlamentar 'E majta per Integrim' ne marreveshje me socialistet e LSI. Perjashtimi i mendimit ndryshe per shkak te mentalitetit berishian te lidershipit te PS, tashme parti ish socialiste e detyroi Levizjen tone institucionale te kerkoje instrumente perfaqesimi jashte grupit parlamentar te PS", deklaroi dje Koci. Ne te njejten kohe ai ka shprehur besimin se koalicioni me Meten do te sjelle dhe fitoren e te majteve ne zgjedhjet e vitit te ardhshem perballe te djathtes ne pushtet. "Ne kete rast edhe bashkepunimi ne koalicionin "E majta per Integrim' do perfitoje mundesi te reja per te garantuar fitoren e zgjedhjeve ndaj Berishes dhe bashkimin e gjithe socialisteve pas zgjedhjeve", tha ai, duke garantuar nje levizje te gjere. A.G.



gazeta koha jone
 
keto skan pune tjeter ...cdo stine nga nje parti!!!!!!!!!!kshu sic e kane nisur,do kete me shume parti sesa popull!!!!!!!!!
 
Parti te reja,fryme te reja,kandidate te rinj,vetem populli mbetet i vjeter ne zgjedhje ,zgjedh po te njejten gje cdohere
 
Parti e re,ky ehste biznesi me fitmprures deri me tani nder shqiptare.
Kemi aq shume nevoje per parti saqe nje dit do behemi cdo fis me nje parti :(
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top