Ish-shefi i shërbimit sekret shqiptar, Fatos Klosi, shprehet se Remzi Hoxha ka humbur jetën nga torturat e SHIK-ut. Sipas tij, ai është torturuar, pasi dinte shumë për lidhjet e Sali Berishës me Arkanin.
"Unë e di që i ka ngelur në dorë SHIK-ut. SHIK-u e mori Remzi Hoxhën dhe e torturoi. Me sa duket, ata që e torturuan, nuk kishin përgjegjësinë e masës dhe tani iu ngeli në dorë. Të gjithë njerëzit që kishin lidhje me këtë ngjarje, me anë të pasaportave diplomatike para '97, ikën jashtë. SHIK-u e kishte të qartë që kishte gabuar. I është dashur që ai të vdiste dhe me budallallëkun e tyre, me profesionalizmin e tyre, e kishin torturuar aq shumë saqë iu ngeli në dorë", ka thënë Klosi për Sot.
"Dinte shumë në lidhje me marrëdhëniet e Berishës me Arkanin, pastaj me Millosheviçin. Atë e akuzuan për spiun të serbëve. Besoj se ishte e kundërta. Ai dinte disa gjëra që më mirë mos t’i dinte. Ata u përpoqën ta trembnin, duke e akuzuar për agjent të serbëve, në mënyrë që të dorëzohej. Por, siç duket, ai qëndroi burrërisht dhe përfundoi ashtu siç përfundoi", vijon ai ish shefi i shërbimit sekret. /albeu.com/

Last edited by a moderator: