Gjarperesha
Anëtar i Respektuar
Titulli: KlikInf.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, në ish-zonën e pestë të TMK-së
- Ministria e Shërbimeve Publike dhe Trupat Mbrojtëse të Kosovës kanë bërë dorëzimin e objektit të Zonës së Pestë të TMK-së, në kuadër të realizimit të Memorandumit të Mirëkuptimit për kalimin e objekteve të TMK-së në menaxhim të Qeverisë së Kosovës.
Në këtë objekt, të cilin sot e ka pranuar MSHP-ja, do të vendoset fillimisht një zyrë administrative e Gjykatës Kushtetuese, e cila do t'i paraprijë funksionimit të plotë të kësaj Gjykate. Ajo do të rinovohet dhe do t'i përshtatet natyrës së kësaj Gjykate.
Ministri i MSHP-së, prof. dr. Arsim Bajrami, tha me këtë rast se Grupi Punues për themelimin e Gjykatës Kushtetuese i ka dorëzuar kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, orarin e qartë të veprimeve të duhura, në mënyrë që Parlamenti të veprojë shumë shpejt në përzgjedhjen e gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.
“Fillimisht, në këtë objekt do të hapet një zyre administrative, e cila do të pranojë shkresat e para që do t'i drejtohen kësaj Gjykate. Kjo do të mundësojë që kur të bëhet përzgjedhja e gjykatësve, puna të fillojë me kapacitet të plotë”, ka thënë ministri Bajrami, i cili ka udhëhequr me sukses punën e Grupit Punues për themelimin e kësaj Gjykate.
a.b/NOA