Klienti i preu fytin me thikë

Guest2

Antarë i Respektuar
vrasesi-i-taksistit-ne-makine-kavaje-482x350.jpg

Pak orë pasi u gjeti i pajetë anës rrugës në fshatin Greth të Kavajës, taksisti Idriz Kariqi, policia zbardh vrasjen.
Para dy ditësh në orën 09:00 të mëngjesit, autori i dyshuar Musa Saraçi ka prenotuar taksistin Idriz Karriqi për të shkuar në Rrogozhinë. Ai e ka marrë taksinë para spitalit të Kavajës, aty ku prej vitesh Karriqi kishte vendqëndrimin. Gjatë rrugës për të shkuar në Rrogozhinë, mësohet se ata janë kthyer në Kryevidh kanë ecur drejt fshatit Greth, aty ku edhe dyshohet se e ka qëlluar me thikë në fyt, për t’i grabitur sendet personale dhe lekët që mund të ketë pasur me vete taksisti.
Autori u arrit të idetifikohej vetëm nga pamjet e kamerave të sigurisë, ku duket momenti kur taksisti ka marrë në makinë klientin Musa Saraçi para Spitalit të Kavajës. Pikërisht nga kjo foto brenda makinës, policia ka rënë në gjurmët e 24-vjeçarit.
Kamerat e sigurisë janë marrë nga subjektet përreth spitalit të Kavajës, ku rezulton që klienti i fundit në taksi të ketë qenë 24-vjeçari.

“Më datë 14.12.2016, në Komisariatin e Policisë Kavajë, është bërë një kallëzim mbi largimin nga banesa e shtetasit I. K. Në orët e vona të datës 15.12.2016, ky shtetas është gjendur i pajetë i goditur me mjete prerëse, në anë të rrugës, në fshatin Greth, komuna Kryevidh. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasin:- Musa Saraçi, 24 vjeç, banues në Gosë, Rrogozhinë”,- sqaron policia.
“Shtetasi I. K., ishte marrë si shërbim taksit nga Musa Saraçi, përpara Spitalit të Kavajës dhe më pas ky shtetas ka humbur dhe kontaktet me familjarët e tij. Dyshohet se në fshatin Greth, Musa Saraçi, e ka goditur me mjete prerëse I. K., dhe më pas i ka marrë mjetin dhe është larguar. Në cilësinë e provës materiale është gjendur dhe sekuestruar automjeti tip Mercedes Benz. Materialet proceduriale i’u kaluan Prokurorisë së Rrethit Kavajë për veprën penale “Vjedhja me pasojë vdekjen”,- sqarohet më tej.
(ma.ar/BalkanWeb)
 
Titulli: Klienti i preu fytin me thikë

Dhe ia zonja e zoterinj

Musaaaaaaaaaa Samuraiiiiiiiiiiiiiii per ju!
 
Titulli: Klienti i preu fytin me thikë

Per robt si Musa,do kthyer ligji me varje

Une them se psikoligjikisht njeriu nuk pranon dot se si ne nje menyre aq makabre
vret po nje shtetas tjeter te se njejstes kombesi, per shkaqe vjedhje psh
dhe jo aq fakti i krimit qe ka ndodhur.

Se krime te tilla ka me qindra ne dite ne mbare boten.
 
Titulli: Klienti i preu fytin me thikë

Une them se psikoligjikisht njeriu nuk pranon dot se si ne nje menyre aq makabre
vret po nje shtetas tjeter te se njejstes kombesi, per shkaqe vjedhje psh
dhe jo aq fakti i krimit qe ka ndodhur.

Se krime te tilla ka me qindra ne dite ne mbare boten.

Do kete qene na nji i droguar,e spriste me
 
Titulli: Klienti i preu fytin me thikë

Eh cpo ben droga ne ate vend , se vjellje ka pas e do kete gjithmone,,, por ti merret jeta tjetrit per aq para sa mund te ket pasur nje taksist me vet , tregon se si po degradon rinija shqiptare. Do kemi meksike,Columbi apo Brazil edhe pak.
 
Titulli: Klienti i preu fytin me thikë

Une e dija qe taksixhinjt plaçkisnin pasagjeret, por ne kte rast paska ndodh e kunderta.
 
Titulli: Klienti i preu fytin me thikë

Dëshmia tronditëse e narkomanit: Taksisti mu lut disa herë që të mos e vrisja, por s’mi dha lekët

Fakte tronditëse dalin në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë në Kavajë, ku një 24-vjeçar, banues në fshatin Kardhiq, vrau me thikë një taksist, dhe më pasi i mori makinë të cilën e shiti për 30 mijë lekë. Dëshmia e vetë autorit të ngjarjes në polici, tregon sesa gjakftohtë ka qenë ai gjatë kohës kur ka kërcënuar e më pas vrarë 65-vjeccarin Idriz Karriqi.
“I thashë taksistit të më çonte në fshatin Greth. Taksistin e çova në një rrugë të ngushtë fshati. Më kërkoi më shumë lekë se ndryshova rrugën. I thashë do të vras nëse nuk më jep 30 mijë lekë. Taksisti mu lut disa herë që të mos e vrisja. U kthyem nga rruga dhe u nisëm për në Kavajë. E detyrova të zbriste nga makina, ecëm në këmbë. E qëllova disa herë me thikë në një kodër me shkurre. E lashë aty viktimën, mora makinën rashë në kanal”, rrëfen Musa Saraçi, i njohur si narkoman.
Saraçi ka rrëfyer se donte vetëm t’i grabiste taksistit paratë që mbante me vete, që sipas familjarëve kanë qenë 2 mijë lekë të reja. Pasi e ka qëlluar disa herë me thikë në pyll, 24-vjecari i ka marrë taksistit edhe sendet personale dhe automjetin.
Burime të policisë sqarojnë se gjatë lëvizjes automjeti ka rënë në një kanal.
Pas kësaj 24-vjecari ka kontaktuar një banor të fshatit Greth, pronar i një pike grumbullimi automjetesh, të cilit i ka shitur taksinë për vetëm 30 mijë lekë të reja.
Dëshmia e këtij të fundit ka ndihmuar policinë të identifikonte autorin e krimit.
Automjeti është kapur nga kamerat e sigurisë teksa linte spitalin e Kavajës, ku duket se autori i krimit qëndronte në vendin e parë të pasagjerit.
Kolegë të 65-vjeçarit Karriqi dhe dëshmitarë të tjerë rrëfyen herën e fundit që panë viktimën, i cili edhe pse në me probleme shëndetësore, punonte taksist për të siguruar të ardhura për familjen.

(el.sp/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top