Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kjo është maska natyrale që zhduk rrudhat duke ju rinuar deri në 10 vite

  • Nga Hera
  • Start date Start date
  • - Makiazhi dhe mirëmbajtja lekurës
[h=1]Kjo është maska natyrale që zhduk rrudhat duke ju rinuar deri në 10 vite[/h]
plakja-600x335.png

Në ndryshim nga pjesët e tjera të trupit, fytyra është ajo që pëson e para veprimin e radikaleve të lira, rrezeve të diellit, por edhe përbërësve toksikë që gjenden në ajër, në produktet kozmetike etj. Si rrjedhojë, me kalimin e viteve ajo humbet elasticitetin dhe shfaqen rrudhat e para në lëkurë. Për këtë arsye, ne ju propozojmë një super maskë që do vepron më shpejt se çdo trajtim Botox.

Për të përgatitur maskën me efekt shtrëngues, ju nevojiten: 1 vezë, 1 lugë gjelle vaj argani, 1 kapsulë vitaminë C ose 15 pika lëng limoni dhe 10 pika vaj esencial vaj temjani.

Përgatitja: Rrihni fillimisht vezën dhe shtoni një nga një përbërësit e tjerë. Këshillohet që vitaminë C ta lini për në fund, pasi veza dhe vajrat esencialë janë lidhur me njëri-tjetrin. Pasi ta keni përzier mirë e mirë, ruajeni në frigorifer për të paktën 24 orë. Mund ta filloni ta përdorni nga dita e nesërme. Mjafton që ta lini të pushojë jashtë frigoriferit për 30 minuta dhe më pas ta aplikoni direkt në lëkurë. I gjithë sekreti i kësaj maske qëndron tek përbërësit e saj, të cilët do t’i shpjegojmë si më poshtë.

Veza është një minierë e vërtetë vlerash ushqyese, si proteina, hekur, magnez, vitamina B2,B3,B6 dhe B12, A, D dhe E, zink dhe kalcium. Të gjithë këta përbërës ushqejnë lëkurën, nxisin prodhimin e elastinës dhe parandalojnë veprimin e radikaleve të lira, si dhe kanë efekt shtrëngues. Nga ana tjetër, vaji i arganit është i pasur me shumë antioksidantë, acide yndyrore oleine dhe linoleike, të cilat e bëjnë lëkurën më të shndritshme dhe të hidratuar.

Vitamina C, njohur ndryshe si acidi askorbik, rigjeneron lëkurën e fytyrës, eliminon qelizat e vdekura, eliminon njollat kafe dhe parandalon shfaqjen e rrudhave. Vaji i temjanit me të drejtë meriton të quhet “ Mbreti i Vajrave “. Ky vaj është përdorur që në kohët e lashta si një vaj esencial shumë i çmuar dhe i vyer për cilësitë e tij. Ai ka në përmbajtjen e tij përbërës me veti antioksiduese që rigjenerojnë lëkurën./Living
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back