Kjo eshte dhune apo jo?

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
DHUNA = Përdorimi forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik, i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë, për të kufizuar veprimet e dikujt etj.; detyrim a shtypje me anë të forcës.
s
Kur nje femer, e cila eshte e martuar me nje mashkull, nuk do te ket kontakt intim me ate, dhe ai e detyron...a nuk eshte prap DHUNE?
Femra mund ta denoncoj, por si mund ta vertetoj qe burri e saj e ka dhunuar? Pastaj ai mund te thot " eshte gruaja ime, nuk quhet dhune"
Ju si thoni? Eshte ose jo dhune, akti seksual i padeshiruar nga te dyja palet, por vetem nga njera?!
 
Po perderisa eshte e martuar normalja eshte qe te kete kontakt intim me te shoqin...
ne rast te kundert,nqs sdo kishte martese po eshte dhune...ne fakt dhe me siper prap dhune quhet...po sma mbush mendjen pse...se burri vet esht ne fund te fundit..
 
Nqs nuk do, ai ska pse ta detyroj...
Mbase ai eshte i pire, mbase ajo ka probleme ...ska pse te diskutojme pse=te dhe motivet
THJESHT NUK DO TE KET KONTAKT ME, me ca te drejte mund ta detyroj thjesht se e ka burre...e se eshte normale qe me burrin te kesh kontakt intimi?!
 
Njeriu nëse ka kontratë me dikend, kjo nuk do të thotë
se është pronë e dikujt. Si është bërë kontrata ashtu edhe
mund të prishet!
Andaj, dhuna jo vetëm në familje, por edhe në përgjithësi ndaj
njëri-tjetrit nuk guxon të përdoret!
 
Dhune quhet se s'ben ... kushedi edhe mund te mos i pelqeje gruas seksi me te shoqin,menyra se si e trajton gjate aktit apo para dhe pas aktit...etj. Arsyje gjen plot por e rendesishme eshte te gjendet nje rruge-zgjidhje per te dy palet eshte mire.
 
Si do qe te jete, asnjeri nuk ka te drejten te detyroj tjetrin te ket kontakt seksual te padeshirueshem..
Une isha kurioze se si mund te vertetohet nje gje e till, psh nje femer hedh ne gjygj burrin per dhune, por si e verteton..se eshte fjala saj kundra fjales tij...
Ju qe jeni ne juridik ndonje ide?
 
sweetzzinna :
Nqs nuk do, ai ska pse ta detyroj...
Mbase ai eshte i pire, mbase ajo ka probleme ...ska pse te diskutojme pse=te dhe motivet
THJESHT NUK DO TE KET KONTAKT ME, me ca te drejte mund ta detyroj thjesht se e ka burre...e se eshte normale qe me burrin te kesh kontakt intimi?!

dua te them diqka , Agja jem apo mixha jem me i vogel se babi im , tash 5 Vite ka marr grujen e dyt don me than i ka 2 gra nga prishtina , nuk ja mbajn shembull shpijen paster , pin birre i rre shpesh dyat ka 2 par thmi , dua te them qe ketu ne forum nuk flitet ose ska fjal qe mund ata qe e shoh un me syt e mi tek mixha jem i nje gjaku , edhe pse plot kam agjallar edhe 9 tjer , mirpo tek ky mixha jem mendoj qe do msohem edhe kurr sja baj qishtu grus per jet edhe nese vdes , Edhe femna ka nje shpirt qe mashkujt e sodit nuk e din qka osht kafsh apo ndonje gje tjeter , mirpo un kta njerz nuk i perkrahi nuk i du edhe nuk dua ti respektoj si njerz :S
 
Po sigurisht qe eshte dhune. Kohe me pare thonin kshu edhe kur e vrisnin nje pjestar te familjes. Ca i duhet shtetit ai eshte femija apo gruaja ime. Avash avash cdo gje do rregullohet. Ne fillim vrasja e pastaj dhunimi. Sa per kuriozitet ne Angli po tentove te vrasesh veten dhe nese nuk vdes te fusin ne burg.
 
pastaj qe te jete dhune,duhet te kete ndonje shenje dhune,kurse ne kete rast nuk ka.....ajo qe ishte ngelet.
 
Ndresa te dy palet jon Martuare nese Burri i dhunon Gruajen vet myre te pa deshiruare ajo mundet me quhe dhune amo jo Me krejt Fjalen Dhuna sepse dhuna eshte kur nje Burre apo Djali i ri e dhune dashure apo gruaje vet pa deshire e saj.
Me shume Rrespket Nga Qendrimi Bossi.
 
Sigurisht qe eshte dhune .

Nuk eshte e thene se nga vjen dhuna nga nje i familjes apo jasht saj ,nese ajo permban shenjat e dhunes fizike apo dhe psikologjike ka te drejte ta denoncoje .
Vertet qe martesa kerkon faktoret e saj (bashkjetesen e cila i permbledh te gjitha ) por kjo s'do te thot se moskryerja e aktit seksual perben shkak per te perdorur dhunen .
Burri mund te kerkoj divorcin ne gjykat duke nxjerr si shkak ''mungesen e deshires per jete sexuale ''
 
Po nje femer si mund ta demonstroj qe ka qen i dhunuar nga burri i saj?
Sepse me vertet mjeku legal jep rezultatin qe ka pas kontakt seksual ne 24 h e fundit, por mbase nuk gjen shenja fizike te dhunes...
Ne kete rast si e verteton femra qe ka qen e dhunuar, sepse ajo sdonte kontakt me burrin?
 
Nese e ke burre mendohet qe e do, kjo eshte normale dhe nese e do do duash te kesh maredhenie intime me te, nese jo nuk ke pse refuzon maredheniet intime me mire jepi fund marteses, nuk arri ta imagjinoj sesi nje grua nuk do doje te kete mardhenie intime me burrin e saj eshte pa llogjike,,,, gjithsesi dhune quhet sepse eshte dicka qe eshte bere pa deshiren e tjetrit, ama dhe gruaja nuk duhet ta coje veten deri ne ate pike nese nuk ka me deshire te kete kontakt intim me te shoqin te divorcohet...
 
Zina normalisht ato behen me ekspertiza mjekoligjore sic eshte psikiatri apo psikologu nese eshte dhunuar psikologjikisht dhe nga mjeku ligjor nese eshte dhunuar fizikisht ...zakonisht qe nje veprim te quhet dhune duhet te kete disa perberes te saj ( si shenjat e dukshme qe jane gervishjet ,cjerrjet , pjesa e vagines e demtuar etj etj ) dmth jane ekspertet qe i vertetojne keto gjera.
 
Elbruna, ka plot raste kur nuk je ne gjendje te kryesh mardhenie intime, ku e di une ca te ka ndodhur ne pune. Cdo njeri ka probleme, ose ai i pire, ose raste te ndrsyhme, une spo ri te diskutoj kur nusja ska qejf per burrin e saj..por vetem per rastin qe ai e detyron ate te ket mardhenje...dhe kto raste ndodhin...
 
Edhe burri mund ta denoncoje gruan per mos permbajtjen e kushteve te marteses, sdonka sex ajo kur gruja sdo sex ose ka dashnor ose osht lesbike :D
 
Nese e ke burre mendohet qe e do, kjo eshte normale dhe nese e do do duash te kesh maredhenie intime me te, nese jo nuk ke pse refuzon maredheniet intime me mire jepi fund marteses, nuk arri ta imagjinoj sesi nje grua nuk do doje te kete mardhenie intime me burrin e saj eshte pa llogjike,,,, gjithsesi dhune quhet sepse eshte dicka qe eshte bere pa deshiren e tjetrit, ama dhe gruaja nuk duhet ta coje veten deri ne ate pike nese nuk ka me deshire te kete kontakt intim me te shoqin te divorcohet...

Zonjushë, je e martuar? Ka mundësi njeriu të jetë 24 orë
i/e gatshme për sex?
Psiqika e njeriut është ajo që e drejton çdo gjë. Edhe ndjenjat më
të vogla ndikojnë në humbjen e dëshirës për sex!
Njësoj manifestohet edhe tek mashkulli: stresi më i vogël dhe cuci nuk
lëviz nga vendi!

Nuk e dij si po e marrin disa këtë, s'ikurse kjo të jetë vetëm vendim
i marrë spontanisht "se sonte sex nuk dua" dhe u kry.
 
Ndoshta i kalon suazat e dhunimit. Munde ta quajme perdhunim. :fantazem
 
Se pari po them se kjo eshte dhune ne familje e cila mund te jete fizike por gjithsesi edhe psiqike.
Per rastin konkret, gjykata kerkon fakte - prova. Situaten do e zgjidhte ndonje deshmitar i rastit, mbase ndonje anetar i familjes i cili do kishte degjuar "rremujen" dhe kundershtimin e gruas ndaj veprimit te dhunshem te burrit.
Perndryshe, ne jeten bashkeshortore kur cdo gje shkon mire ne perjashtim te marredhenjeve intime, gruaja po s'pati oreks per seks duhet ti hapë rruge burrit.Edhe marredhenjet intime jane pjese e rendesishme e jetes bashkeshortore andaj duhet patur kujdes edhe ne kete çeshtje.
 
Zonjushë, je e martuar? Ka mundësi njeriu të jetë 24 orë
i/e gatshme për sex?
Psiqika e njeriut është ajo që e drejton çdo gjë. Edhe ndjenjat më
të vogla ndikojnë në humbjen e dëshirës për sex!
Njësoj manifestohet edhe tek mashkulli: stresi më i vogël dhe cuci nuk
lëviz nga vendi!

Nuk e dij si po e marrin disa këtë, s'ikurse kjo të jetë vetëm vendim
i marrë spontanisht "se sonte sex nuk dua" dhe u kry.

Dakort une e pranova qe eshte dhune nese behet ne ate menyre , po me duket nje gje e pallogjikshme qe burri te arri ta beje ate gje kur gruaja nuk do dhe ka argumente bindese pse nuk do , nuk ma mer mendja qe nje burre te arri te perdhunoje bashkeshorten nese ajo thote se nuk dua sot se jam semure apo kam pas stres ne pune, nuk eshte e thene qe femra te jete e gatshme 24 ore per te bere sex ama duhet te jete gjithmone e gatshme per te permbushur detyrat e saj si bashkeshorte , une ketu ne kte situate nuk shoh vetem mungese deshire nga gruaja dhe perdorimin e forces nga burri po shihet dhe nje mungese e madhe komunikimi dhe mirkuptomi ne mes kti cifti, kjo te con ne perfundimin praktik te divorcit. Nje grua kurrsesi nuk duhet te rri me nje mashkull qe e dhunon ama dhe nje mashkull kurrsesi nuk duhet te rri me nje bashkeshorte qe nuk do te beje sex me te....
 
Nuk është me rëndësi pse dhe çysh, por fakti është se ka raste
kur gruaja dhunohet dhe ëshë mu ai gjest i cili duhet të gjykohet.
Mundësitë tjera se çka duhet apo është dashur të bëhet neve
nuk na interesojnë. Rasi prej rastit dallohet dhe pse rrin një grua ende
me një burrë që e dhunon, apo një burr me një grua e cila nuk është
aftë t'ia plotësojë nevojën seksuale burrit ato janë sekundare dhe secili
duhet të jetë i vetëdijshëm për këtë vetë!
 
Une do thoja se raste tipike te dhunimit ne familje ndodhin neper zona komunale (fshatra ) ku dhe burri dhe gruaja nuk kane nje edukim sexual .

Zakonisht ne ciftet me 5 klase shkolle .
 
Mbase ka nje preponderence me te madhe ne zonen komunale, por dhe ne qytet ndodhin gjera te tilla.
Po ashtu shtoj qe ka nje pjese te mire te ketyre akteve qe ndodhin nen efektin e alkoolit, ose thjsht nje krize nervash, sepse nje mashkull mund te ndihet i ofenduar kur gruaja ( prona e tij, se jo per gje tjeter por eshte e martuar me te...dhe kjo i jep te tera te drejtat e mundcme dhe te pamundcme) e refuzon, sdo te ket mardhenje me te... E nga nervat, arrihet dhe ne dhune...
E motive ka plot...por ska sens te rim ti rjeshtojme tani
 
Po mire ndonje here duhet te beje mbrapa edhe gruaje se burri po pati shkuar ne aq gjendje te keqe do turret diku tjeter :D

:pijanec::canna::droge::haha:
 
DHUNA = Përdorimi forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik, i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë, për të kufizuar veprimet e dikujt etj.; detyrim a shtypje me anë të forcës.
s
Kur nje femer, e cila eshte e martuar me nje mashkull, nuk do te ket kontakt intim me ate, dhe ai e detyron...a nuk eshte prap DHUNE?
Femra mund ta denoncoj, por si mund ta vertetoj qe burri e saj e ka dhunuar? Pastaj ai mund te thot " eshte gruaja ime, nuk quhet dhune"
Ju si thoni? Eshte ose jo dhune, akti seksual i padeshiruar nga te dyja palet, por vetem nga njera?!

Para se gjithash mardheniet ne cift duhen bere me mirkuptim dhe me pelqimin e te dyja paleve.Ka raste qe bashkeshortet per ndonje arsye apo ndonje tjeter nuk bien dakord per te bere nje mardhenie seksi.Partneri qe nuk e deshiron ate duhet ta binde partnerin tjeter duke ja shpjeguar pse-ne.Besoj ne kushte normale ska arsye qe ta refuzosh partnerin.Fundi i fundit ai ose ajo qe martohet duhet ta mare parasysh se familja krijohet jo vetem per riprodhimin e rraces njerezore, por edhe per qellime kenaqsie seksuale.Nuk jam per perdorimin e dhunes se vrazhde ,por ne nje rast kur te ka hipur ne koke duhet perdorur nje dhune e lehte e shoqeruar me perkedheli.Ne rast se kundershtimet behen rruge duhet te mendojme se dicka nuk shkon.Ne raste te tilla ska vend dhuna e eger,martesa besoj ska me kuptim.Atehere vec divorci i zgjidh keto probleme.
 
DHUNA = Përdorimi forcës fizike, i shtrëngimit fizik ose psikik, i mjeteve e i metodave të vrazhda ndaj dikujt për ta detyruar të bëjë diçka jashtë vullnetit e dëshirës së tij, për ta nënshtruar e për ta shtypur dikë, për të kufizuar veprimet e dikujt etj.; detyrim a shtypje me anë të forcës.
s
Kur nje femer, e cila eshte e martuar me nje mashkull, nuk do te ket kontakt intim me ate, dhe ai e detyron...a nuk eshte prap DHUNE?
Femra mund ta denoncoj, por si mund ta vertetoj qe burri e saj e ka dhunuar? Pastaj ai mund te thot " eshte gruaja ime, nuk quhet dhune"
Ju si thoni? Eshte ose jo dhune, akti seksual i padeshiruar nga te dyja palet, por vetem nga njera?!

Si do qe te jete, asnjeri nuk ka te drejten te detyroj tjetrin te ket kontakt seksual te padeshirueshem..
Une isha kurioze se si mund te vertetohet nje gje e till, psh nje femer hedh ne gjygj burrin per dhune, por si e verteton..se eshte fjala saj kundra fjales tij...
Ju qe jeni ne juridik ndonje ide?

Eshte krim dhe mund te denohet edhe me burg. Veprime te tilla jane dhune dhe jane kriminale. Nuk ka rendesi se cfare e ke ate qe te abuzon, bashkeshort, komshi apo cfaredo tjeter. Nuk e di saktesisht si qendron ligji ne Shqiperi, por ketu ne MB dhe ne shumicen e juridiksionet (autoritetet) e shteteve perendimore qendron nje regjister me te gjithe emrat e atyre qe jane gjendur fajtor per perdhunim dhe ngacmime seksuale. Pavaresisht nga denimi qe kane mare, ato kane nje qendrim te perhershem ne kete regjister.

Problemi qe hasin viktimat qe abuzohen nga bashkeshortet eshte evidenca. Ndonese testet e ADN'se mund te percaktojne qe nje i pandehur e ka perdhunuar viktimen e tij, eshte me e veshtire per tu provuar ne nje cift sepse (1) nuk ka deshmitare, (2) nese nuk eshte perdorur force, nese vajza ka thene "po" apo "jo" eshte nje fjale goje qe shume lehte mund te mohohet nga pala tjeter dhe, pastaj hyjne aftesite e avokateve & te prokuroreve – kush eshte me i afte etj.

Eshte interesante kjo teme pasiqe, per arsye politike, ne Gusht u miratua nje ligj ne Afganistan ku iu jepej e drejta bashkeshortëve te linin grate e tyre pa buke nese ata u refuzonin seks. Prapambetja dhe injoranca e ketyre shteteve eshte e dukshme. Fatkeqsisht, dhuna ne familje eshte nje problem serioz ne Shqiperi. Shume femra jane ende te turpshme dhe nuk guxojne qe te nxjerin informata te tilla jashte deres se shtepise, vuajne vetem dhe ne denese. Eshte gjynah sepse te gjithe jemi njerez dhe te gjithe meritojme nje jete paqesore sado e gjate apo e shkurter te jete ajo.
 
Pe: Kjo eshte dhune apo jo?

Eshte per te ardhur keq mos kesh liri te vendosesh cfare te besh me trupin tend...
Nqs je martuar sdo te thote qe parteneri ka prone te plot mbi ty, dhe mund te bej cfare te doj, kur te doj, si te doj....
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top