Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kivi

Kivi është një frut i vogël që ka shije të mirë.
A e dini se konsumimi i dy kivi në ditë ju dhuron 130 mg vitaminë C? Kjo dozë e nevojshme jo vetëm që do të ulë tensionin e gjakut, por edhe do të shmangë problemet e zemrës. Ndërsa vitamina E sjell një tjetër përfitim për organizmin duke larguar toksinat e dëmshme.
Më poshtë do të gjeni çfar përfitimesh kemi nga konsumimi i Kivit.

1-Ndihmon në tretje

Kivit përmbajnë shumë fibër, që është shumë e mirë për tretjën. Këta fruta përmbajnë gjithashtu një enzimë proteolitike që quhet aktinidin, e cila ndihmon në zbërthimin e proteinave.

2-Ndihmon në trajtimin e astmës

Sasia e madhe vitaminës C dhe antioksidantëve që përmban kivi mund të ndihmojnë në trajtimin e astmës. Një studim i vitit 2010,zbuloi se konsumimi rregullisht i kivit ka efekt pozitiv në funksionin e mushkërive. Frutat e freskëta si kivi mund të reduktojnë problemet me frymëmarrjen tek fëmijët.

3-Redukton riskun e problemeve të tjera shëndetësore

Stresi oksidativ mund të rezultojë në dëmtim të ADN. Kjo mund të çojë në probleme shëndetësore. Pjesërisht për shkak të antioksidantëve që përmban, konsumimi rregullisht i kivit redukton mundësinë për stress oksidativ. Meqë dëmtimi oksidativ i ADN lidhet shumë me kancerin e kolonit, konsumimi i kivit mund të ulë rrezikun për t’u prekur nga ky kancer.

4-Përmirëson sistmin imunitar

Kivit përmbajnë shumë vitaminë C. Një filxhan kivi siguron 273% të sasisë së rekomanduar ditore për këtë vitaminë. Vitamina C është një nutrinent bazik për sa i përket përmirësimit të sistemit imunitar, duke reduktuar mundësinë për zhvillimin e gripit apo sëmundjeve të tjera të ngjashme.

5-Mbron ndaj humbjes së shikimit

Arsyeja kryesore e humbjes së shikimit është degjenerimi i makulës, dhe kivit mund t’ju nidihmojnë që t’i mbroni sytë nga kjo. Ngrënia e tre racioneve kivi në ditë, e redukton degjenerimin e makulës me 36%. Nivelet e larta të zeaksanthinës dhe luteinës besohet që kontribuojnë për këtë efekt.

6.Redukton mpiksjen e gjakut

Një studim nga Universiteti i Oslos zbuloi se ngrënia e dy deri në tre kivi në ditë, ul në mënyrë domethënëse riskun për mpiksjen e gjakut. Gjithashtu u zbulua se kivit reduktojnë sasinë e yndyrnave në gjak. Studiuesit e krahasuan efektin e kivit me efektin e një aspirine në ditë.

7-Ndihmon në menaxhimin e tensionit të gjakut

Substancat bioaktive në tre kivi në ditë mund ta ulin tensionin e gjakut më shumë se një mollë në ditë. Në term afatgjatë, kjo mund të sjellë një risk më të ulët për zhvillimin e problemeve qe kanë të bëjnë me tensionin e gjakut si ataket kardiake apo goditjet në tru.
Shiko fotografinë 1761893
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back