Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kisha ortodokse shqiptare krahason kishën ortodokse serbe me ISIS-in

Në një deklaratë për shtyp, kreu i Kishës Ortodokse Kombëtare të Pavarur Shqiptare, “Shën Maria” në Elbasan, i përfaqësuar nga at Nikolla Marku u shpreh se “Kisha Ortodokse Kombëtare Shqiptare e themeluar nga Kryepeshkopi Imzot Fan Noli ka përcaktuar territorin, besimin dhe objektet e kultit”.
Kisha ortodokse shqiptare krahason kishën ortodokse serbe me ISIS-in

“Ato i përkasin kombit shqiptar dhe kushdo që tenton të manipulojë me ndërtime fantazmë si në Prishtinë apo kudo qoftë, bën gabime të vjetra luftënxitëse”, citohet të ketë thënë at Nikolla, nga portali infoelbasani.al.

Sipas tij askush nuk mund të cenojë territorin shqiptar në Kosovë e aq më tepër në Prishtinë me petkun e Milosheviqit dhe me kambanat e kishës serbe.

At Nikolla ka fajësuar direkt patriarkun e Serbisë Irineu që sipas tij mban përgjegjësi teologjike dhe kristiane për shovinizmin e tij kundër kombit shqiptar. Sipas tij, çdo investim në emër të besimit ortodoks në Prishtinë i ngjan investimeve famëkeqe të ISIS që po gjakos botën.

Kosova nuk mund të pushtohet me fantazma pseudo fetare apo spirituale. Janullatus në Shqipëri dhe Irineu në Beograd nuk mund të mbajnë petkun e Kryepeshkopit pa kërkuar më parë falje kundrejt viktimave dhe të zhdukurve pa adresë në Kosovë, shkruan ky portal.

Pavarësinë e Kosovës e njeh Shqipëria, kisha Ortodokse e pavarur Kombëtare Shën Maria, gjithë ortodoksia kombëtare nëpër botë, citohet në deklaratë.

“Asgjë në sheshin e Universitetit të Prishtinës nuk është objekt kulti e shenjë sllavizmi. Rilindasit shqiptarë i kanë ndarë me kohë këto shovinizmi e kanibalizmi që me lidhjen e Prizrenit”.

Në fund at Nikolla shpreh mbështetjen e plotë ndaj studentëve dhe patriotëve kosovarë që me mirëkuptimin hyjnorë do të kapërcejë politikat hegjemoniste dhe primitive të Serbisë. Ai u bën thirrje studentëve që të mos e lëshojnë asnjë pëllëmbë tokë pasi janë në të drejtën e Zotit. /Insajderi.com
kreu-730x440.jpg
 

Attachments

  • kreu-730x440.jpg
    kreu-730x440.jpg
    67.6 KB · Shikime: 0

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back