• Mirësevini tek Forumi Virtual

    Nëse ju shfaqet ky mesazh do të thotë se ju nuk jeni regjistruar akoma. Edhe pse nuk jeni regjistruar ju arrini të shihni pjesën me të madhe të seksioneve dhe diksutimeve të forumit, por akoma nuk gëzoni të drejten për të marrë pjesë në to dhe në avantazhet e të qënurit anëtar i këtij komuniteti.

    Regjistrimi është plotësisht falas në komunitetin tonë, pasi të regjistrohesh do të gëzosh shumë të drejta si të japesh mendimin tënd në një diskutim, të hapësh një diksutim tëndin, të komunikosh me anëtarët e tjerë të komunitetit në mënyrë private, të marësh pjesë dhe të votosh në konkursin e poezisë dhe të fotografisë dhe shumë opsione të tjera... duke përdorur mënyrën më të thjeshtë dhe të sigurtë për tu rregjistruar
    GOOGLE Microsoft Yahoo

    Për cdo problem mos hezitoni të na " KONTAKTONI ".

Kisha bëhet “xhami” për myslimanët që s’kanë ku të falen në Gjermani

legjenda

Tetova



Ilustrim
Një kishë në Berlin është duke mirëpritur myslimanë, që nuk janë në gjendje të shkojnë në xhami për Lutjet e së Premtes, pas udhëzimeve për distancim fizik, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.
Xhamia Dar Assalam në Neukolln zakonisht mirëpret qindra myslimanë për shërbimet e së premtes. Mirëpo tani mund të pranojë vetëm 50 persona, në kohën kur Gjermania zbaton masat e izolimit, me qëllim të luftimit të koronavirusit. Gjatë Muajit të Shenjtë të Ramazanit, kisha Martha Lutheran ka ofruar ndihmë, duke u mundësuar besimtarëve myslimanë lutje në gjuhën arabe dhe gjermane.


“Është një shenjë e mirë pasi sjell gëzim në Ramazan dhe në mesin e krizës” ka thënë imami i xhamisë, Mohamed Taha Sabry. “Kjo pandemi na ka bërë komunitet. Krizat i bëjnë njerëzit bashkë”, ka shtuar mes tjerash ai.
Objektet fetare janë rihapur më 4 maj në Gjermani, pas mbylljes disajavore, ndonëse edhe tani besimtarët duhet të mbajnë distancë nga njëri-tjetri prej 1.5 metrave./REL
 

legjenda

Tetova


Çifti është mërzitur shumë kur ka marrë një letër nga zyra e rrethit, e cila e kërcënonte me gjobë për shkak të pasaportës me afat të skaduar, të cilës nuk i ishte vazhduar vlefshmëria
Për shkakun se, si pasojë e krizës së koronavirusit, nuk mund të bënte me kohë zgjatjen e vlefshmërisë së pasaportës, një qytetare nga rrethi Fürstenfeldbruck, landi i Bavarisë, është kërcënuar me gjobitje nga zyra e rrethit, shkruan merkur.de.
Pasaporta e qytetares nga Kosova kishte skaduar. Përpjekjet e saj për ta zgjatur vlefshmërinë e pasaportës kishin dështuar sepse ambasada kosovare nuk punonte. Një e njohur që punon atje ka konfirmuar se zyra ishte e mbyllur, transmeton albinfo.ch. “Kjo vlen jo vetëm për Gjermaninë por kështu është në gjithë botën”, ka thënë ajo, duke iu referuar ambasadave kosovare në botë.
Çifti është mërzitur shumë kur ka marrë një letër nga zyra e rrethit, e cila e kërcënonte me gjobë për shkak të pasaportës me afat të skaduar, të cilës nuk i ishte vazhduar vlefshmëria. “Ajo që mungon këtu, është qasja më fleksibile ndaj rastit”, thotë burri i kosovares, përcjell albinfo.ch. Sigurisht, nuk është ndjenjë e mirë kur nuk keni pasaportë.
“Nga njëra anë, ligji në Kosovë është ndryshuar”, thotë ai. Dokumentet ekzistuese janë bërë të pavlefshme si rezultat i këtij ndryshimi dhe prandaj ato duhet të përtëriten. Edhe kjo është një arsye përse çifti nuk ka arritur të mbarojë punë tek autoritetet përgjegjëse.
Për më tepër, gruaja e tij i përket grupit të rrezikuar nga koronavirusi dhe aktualisht nuk mund të merret vetë me kërkimin e dokumenteve.
Në zyrën e rrethit aktualisht nuk ka asnjë informacion në lidhje me faktin se amabsadat janë të mbyllura, përcjell albinfo.ch. “Në disa raste, sigurisht mund të jetë e pamundur të shkosh në ambasadë personalisht”, thonë në departamentin juridik.
Sidoqoftë, autoritetet duhet të kenë qasje përmes telefonit, postës elektronike ose postës fizike. Në parim, nëse vendoset gjobë ose jo, është çështje e vendimit individual të zyrtarit, thotë Bausewein nga departamenti juridik
“Në thelb, mund të thuhet se i huaji nuk duhet të gjobitet në rethana normale nëse pasaporta ka skaduar në tre muajt e fundit”. Megjithatë, sipas zyrtarit në fjalë, nëse dëshmohet se personi i prekur nuk ka bërë përpjekjet e duhura për të zgjatur pasaportën, ai mund të gjobitet, përcjell albinfo.ch. Gjoba e zakonshme në këto raste është 1 euro për çdo ditë vonese. Në raste konkrete edhe kjo gjobë mund të reduktohet
 

legjenda

Tetova
Ndryshe nga vitet e tjera, këtë herë Bajrami nuk do të falet në sheshin ‘Skënderbej’ sikur është traditë.
Lajmin e ka konfirmuar Hoxhë Ahmed Kalaja, i cili përmes një postimi në ‘Facebook’ bënë me dije se secili besimtar do ta falë Bajramin në xhami.
Ai ka njoftuar edhe orën e faljes, që është 06:00.
Ndërkohë mësohet se i gjithë ky ndryshim ka ardhur si pasojë e situatës së krijuar nga pandemia Covid-19.

Kujtojmë që pas dy muajsh mbyllur tashmë janë hapur xhamitë, por me një protokoll masash si përdorimi i maskave e dorezave dhe sexhadet personale nga besimtarët.
‘Bajrami do te falet ne oren 06:00
Ne te gjitha shtepiat e Allahut qe quhen Xhamia.
Mos perhap panik, mbill shprese edhe gezim!
Sonte pas namazit faljes se jacise darkes do te jene edhe fishekzjarret e festes!
Gezuar Per Shume Vjet!’, shkruan Hoxhë Ahmed Kalaja.
Fotot e vitit të kaluar:
Tirane-1.jpg Tirane-2.jpg Tirane-4.jpg fiter-bajrami.jpg

Share Now
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Një raport i ri i grupit Americans for Tax Fairness (ATF) dhe i Institutit të Studimeve Politike thuhet se pasuria e më të pasurve në SHBA është rritur me $434 miliardë ose me 15 përqind, gjatë izolimit të koronavirusit, nga mesi i marsit deri në mesin e majit. Pasuria e tyre totale ishte rritur nga $2.948 miliardë në $3.382 miliardë.



Pesë më të pasurit e SHBA, Jeff Bezos, Bill Gates, Mark Zuckerberg, Warren Buffett e Larry Ellison—shënuan një rritje totale të pasurisë prej $75.5 miliardë.


Në muajin mars në revistën Forbes raportoheshin 614 miliarderë, ndërsa dy muaj më vonë numri i tyre ishte 630, duke përfshirë dhe muzikantin Kanye West që kishte arritur pasurinë $1.3 miliardë. Pronari i Tesla-s Elon Musk ishte mes atyre që kishin rritur më shumë pasurinë gjatë kësaj periudhe, në $36 miliardë.




Raporti shtonte se gjatë të njëjtës periudhë, rreth 38 milionë amerikanë kishin humbur vendet e tyre të punës. “Pandemia ka zbuluar pasojat e rënda të rritjes së diferencës së pasurisë dhe rritja e numrit të miliarderëve është simboli i kësaj pabarazie,” tha kreu i ATF, Frank Clemente

 

legjenda

Tetova
Një çift nga Kosova, që jeton në Zvicër, Njomza dhe Rinori s’po e lënë “rehat” njëri-tjetrin duke i bërë video prank.


Video e fundit është nga Njomza e cila e futi në kurth të dashurin e saj, transmeton Indeksonline


Ajo hapi një instagram “fake”, në emër të një vajze, ku edhe vazhdoi bisedën me Rinorin.


Për më shumë, shikoni më poshtë bisedën e plotë:
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Sot në Gjermani u fal namazi i parë i xhumasë u krye në kuadër të procesit të normalizimit në xhami, të cilat ishin të mbyllura për një kohë për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), raporton Anadolu Agency (AA).



Namazi në xhamitë në Gjermani u lejua nga 9 maji, edhe atë në vaktet e sabahut, drekës dhe ikindisë, duke u zbatuar rregulla të rrepta.


Pas një pushimi dhjetëjavor, sot u fal namazi i parë i xhumasë. Me kushtin e respektimit të rregullave, xhamitë u lejuan të kryejnë namazet e xhumasë, teravisë dhe Bajramit, si dhe të gjitha vaktet e tjera në mënyrë kolektive.


Besimtarët në Xhaminë Qendrore të Këlnit, e cila funksionin në kuadër të Unionit Islam Turk të Çështjeve Fetare (DITIB) me qendër në këtë qytet, sot përjetuan xhumanë e parë pas pandemisë.


Xhemati dhe autoritetet e xhamisë respektuan rregullat e miratuara për mbrojtje nga virusi, siç është distancimi, dezinfektimi i duarve dhe mbajtja e maskave.


Kazım Türkmen, kryetari i përgjithshëm i DITIB-it, tha për AA se falënderon Allahun që edhe pse në masë të kufizuar, patën mundësi ta falin namazin me xhemat.


“Falë Zotit, qytetarët tanë i respektojnë rregullat. Ata marrin maska, sixhade dhe i kushtojnë rëndësi distancës. Tashmë dy netë ne falim namazin e teravisë dhe do ta falim edhe namazin e Bajramit në kushtet e njëjta”, tha Türkmen.




Namazi i parë i xhumasë pas pauzimit prej më shumë se dy muajsh u fal edhe në disa xhami të Federatës Islame në kryeqytetin Berlin.


Megjithatë, në xhami namazi u fal nga dy herë, pasi Berlini nuk lejon tubimin e më shumë se 50 njerëzve në ritualet e përbashkëta. Po ashtu, personave që kanë shprehur dëshirë ta falin xhumanë u është dashur t’i lajmërojnë shoqatat e xhamive për t’i regjistruar emrat e tyre.


Sefa Demirhan, kryetari i Shoqatës “Xhamia Ajasofja”, deklaroi për AA se ka interesim të madh nga xhemati për ta kryer këtë adhurim në xhami.


“Është mbushur edhe lista e javës së ardhshme”, tha ai.


Duke u respektuar masat mbrojtëse, edhe në xhamitë që veprojnë brenda Federatës Islame në Berlin do të falet namazi i Bajramit, duke regjistruar emrat e tyre paraprakisht.


Ndërkaq, në xhamitë e DITIB-it në Berlin këtë javë nuk u fal namazi i xhumasë dhe nuk do të falet as ai i Bajramit.
 

legjenda

Tetova


Advertisment
Besimtarët myslimanë, hytben e myftiut, Naim Tërnava, të dielën do të mund ta përcjellin vetëm virtualisht. Por, as i pari i Bashkësisë Islame, nuk do ta falë namazin e Bajramit. Kështu pa falje, lajmërimi i arritjes së kësaj feste do të bëhet vetëm përmes thirrjes në minaret e krejt xhamive.



“Do të ketë edhe një program me Kuran dhe ilahi dhe me kaq përfundon ceremonia e festës së Bajramit”, thonë në BIK.


Edhe pritjet tradicionale në zyrat e BIK, sivjet janë anuluar si shkak i pandemisë.




Bajrami karakterizohet me vizitat familjare por Bashkësia Islame dhe institucionet shëndetësore besojnë se besimtarët do të respektojnë rekomandimet e tyre andaj edhe nuk do të merren masa shtesë.


Ndërkohë Turqia ka vendosur që nga e shtuna e deri të martën kur edhe përfundon festa e Bajramit të shkojë në izolim të plotë. Masë e njëjtë e karantinimit do të zbatohet edhe në Maqedoninë e Veriut
 

legjenda

Tetova


Lajme Vendi
Nuk e lexuan statusin e Ramës në Facebook, ja si po gjobiten bizneset në Tiranë
May 23, 2020 G. Basha




TIRANE
Kryeministri Edi Rama ditën e sotme i ka bërë lëmsh të gjithë.
Shumë biznese nuk e dinin nëse duhej të punonin apo të rrinin në shtëpi.


Kjo pasi Rama u kujtua të njoftonte vetëm mbrëmë rreth orë 22:00 përmes një statusi në facebook.
Duke mos qenë të informuar, pronarët kanë hapur dyqanet, lokalet, baret e restorantet por janë ndeshur me gjoba të majme nga policia, veçanërisht në kryeqytet.
“KJO FUNDJAVË DO TË VIJOJË NJËSOJ SI E SHKUARA TA KALONI SA MË QETË ”, njoftoi fiks në orën 21:33 kryeministri.
Vetëm se bizneset nuk ishin ‘abonuar’ në facebook-un e kryeministrit Rama dhe jo të gjithë rrinë zgjuar në orët e vona të natës
 

legjenda

Tetova
Featured Image



135 Shares
facebook sharing button
135
twitter sharing button

pinterest sharing button

email sharing button

sharethis sharing button



Studentja shqiptare, Qëndresa Sahiti është një ndër 10 fitueset e Çmimit Kombëtar të Ekselencës për të diplomuarit e vitit 2020 në Kanada.

Përmes një postimi në rrjetet sociale bëhet e ditur se ajo është e sapo diplomuar me titull nderi nga dega e shkencave neurologjike, nga Dalhousie University, Kanada. Qëndresa sapo është çertifikuar dhe në “Udhëheqje Shkencore dhe Komunikim”.
Postimi i Qëndreses ne Facebook.
Sahiti është vlerësuar si një rast suksesi nga Shoqata për Arsimin e Lartë, si brezi i parë në Kanada. Ajo dhe familja e saj ishin fillimisht refugjatë në Australi, ndërsa me t’u kthyer në Kosovë, ata emigruan për në Kanada. Qendresa u rrit me vlerat e rëndësisë së komunitetit.
Ajo kontribuon në forcimin e lidhjeve në komunitetin e saj duke shërbyer si mentore dhe vullnetare në organizatat e shëndetësisë dhe avokatisë. /KultPlus.com
 

legjenda

Tetova
Më: 23 maj 2020 Në ora: 22:56



Foto galeri



Sulejman Rexhepi dhe Emine Jetishi
Pas pamjeve të reja, zbulohen edhe detaje shtesë nga martesa e kryemyftiut të Maqedonisë së Veriut, Sulejman Rexhepi, me gruan 50 vjet më të re. Mësohet se kush është gruaja e re e Rexhepit.
Disa media shqipe në Maqedoni kanë shkruar se kurorëzimi i Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.


Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re.
Kurorëzimi është bërë në muajin e Ramazanit.

Raportohet se gruaja e re e Rexhepit quhet Emine Jetishi. Është nga Shkupi, dhe është nënkryetare e një dege të Bashkimit Demokratik për Integrim.
Image
Foto galeri

 

kitrra 123

plak gjufurrak
U be bashke politika dhe feja. Qameti nuk eshte larg.
 

legjenda

Tetova



Ilustrim
Fillon falja e namazit të Fitër-Bajramit - Drejtpërdrejt

(E plotësuar) - Myslimanët e Kosovës po festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit, por për shkak të pandemisë Covid-19, nuk është organizuar falja e Fitër- Bajramit në xhamitë e Kosovës.
Në kohën e Fitër Bajramit, myftiu i Kosovës, Naim Tërnava iu drejtua opinionit drejtpërdrejt me mesazhin e Bajramit, duke thënë se sot është me ndjenja të përziera si asnjëherë më parë, pasi është hera e parë të Fiter Bajramit, po iu drejtohet pa gjematë dhe pa faljen e namazit të Fiter Bajramit. Megjithatë, shtoi se besimtarët mysliman në trojet tona dhe në mbarë botën, kanë arsye të ndihen të gëzuar, pasi festojnë njërën ndër festat më të rëndësishme në islam.



Tërnava:Nuk mund të quhet festa e plotë kur vëllau është në vështirësi
“Festa e Fitër Bajramit në vete ka edhe aspektin e solidaritetit, e bamirësisë, që kërkon kujdes ndaj atyre që kanë nevojë për mbështetjen e ndihmën tonë. Kujdesi ndaj tjetrit e sidomos ndaj kategorive që kanë nevojë, është obligim i atyre që kanë mundësi të kontribuojnë, andaj në këtë ditë feste kërkohet që të kemi kujdesin e duhur për fqinjin tonë në nevojë, për vëllezërit tanë në vështirësi dhe nuk mund të quhet festa e plotë kur fqinji apo vëllau jonë është në vështirësi“, tha ai.

Ai foli edhe për vendimet siç i quajti të vështira për të hequr dorë nga organizimet fetare.
Tërnava: Kemi hequr dorë nga manifestimet dhe nuk ishin vendime të lehta
“Agjërimi i sivjetëm është më i ndryshëm nga vitet e tjera e më e veçantë është edhe festa e Fitër Bajramit që po e përjetojmë sot për shkak të pandemisë që ka shkaktuat virusi Covid-19, i cili na ka privuar nga shumë aktivitete e organizime fetare. Qe një kohë për shkak të pandemisë, respektivisht për shkak të rrezikut që paraqet ky virus, jemi detyruar që të jemi të izoluar në familjet tona, të pezullojmë faljet e organizuara në xhamitë tona, të heqim dorë nga manifestimet publike, ashtu siç kemi hequr dorë nga manifestimet e falja e namazit të Fiter Bajramit. Të gjitha këto vendime jo të lehta janë marrë në të mirë të komunitetit tonë, në të mirë të shëndetit tonë, sepse këtë e kemi obligim e parim në fenë tonë“, tha ai.
Myftiu Tërnava lavdëroi institucionet që kanë treguar profesionalizëm, ndërsa qytetarët që kanë treguar përgjegjësi në kohën e pandemisë.
Tërnava:Unë e kuptojë ndjesinë e besimtarëve se sot nuk janë në xhami

“Unë e kuptojë ndjesinë e besimtarëve se sot nuk janë në xhami për të madhëruar krijuesin e gjithësisë, nuk janë në manifestim anekënd Kosovës për të përjetuar kënaqësinë që ofron festa e bajramit. Nuk janë këtu pranë njëri-tjetrit për ta uruar e përgëzuar gjithëpopullore jo vetëm ndër ne por edhe në tërë botën myslimane. Ky realitet paraqet një ndjesi jo të këndshme, megjithatë domosdoshmëri për të mirën tonë dhe për të mirën e shëndetit publik. Edhe pse kemi arsye për festë kur është në pyetje shëndetit publik dhe kur përballemi me rreziqet e përgjithshme, duhet vepruar e punuar përgjegjshëm e ndërgjegjshëm, ashtu siç kërkojnë institucionet tona profesionale. Në përballje me pandeminë, institucionet tona brenda mundësive kanë bërë më të mirën e mundshme për ta ruajtur shëndetin e popullatës tonë, për çfarë meritojnë mirënjohjen e respektin tonë. Ata Zoti i shpërbleftë, ndërsa ne edhe në këtë ditë feste i përgëzojmë për punën e mundin që kanë bërë“, tha ai, duke shtuar se falënderim të veçantë meriton populli jonë i mrekullueshëm, i cili me përgjegjësi të lartë zbatoi udhëzimet dhe rekomandimet e institucioneve tona përgjegjëse.

Kurse, në fund luti besimtarët që të kenë kujdes edhe për disa ditë.
Tërnava: Ju ftoj që të shmangeni vizitat familjare
“Në këtë ditë Bajrami ju ftojë që të keni durim edhe për pak kohë derisa ta kalojmë rrezikun nga virtusi Covid-19, ju ftoj që të shmangeni vizitat familjare, miqtë dhe farefisit, vetëm e vetëm me qëllim të ruajtjes së shëndetit tonë”, tha ai, duke lutur Zotin që sa më parë të kalojë pandemia dhe t’i kthehemi normalitet.

***
Ka përfunduar falja e Fitër-Bajramit, duke uruar të gjitha të mirat kërkohet të ketë kujdes të shtuar në vizitat familjare. Duhet theksuar që ky Fitër-Bajram është falur pa qytetarë në Xhamia.
***
Myslimanët e Kosovës, por edhe të mbarë globit sot festojnë Fitër Bajramin, festë kjo që vjen pas agjërimit njëmujor të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Mirëpo siç është bërë e ditur edhe më parë për shkak të Pandemisë COVID-19, kësaj radhe nuk do te falet namazi i Bajramit në xhamitë e Kosovës.
Në kohën e Fitër – Bajramit, ora 05:40 myftiu i Kosovës, Naim Tërnava do t’i drejtohet opinionit drejtpërdrejt (në kohë reale) me Mesazhin e Bajramit, por se nuk do të ketë organizim të faljes së Fitër- Bajramit.
Po ashtu për shkak të pandemisë, Myftiu Tërnava ka anuluar edhe pritjen tradicionale të Fitër- Bajramit .
Kryesia e Bashkërisë Islame të Kosovës, por edhe liderët politikë, kanë ftuar besimtarët dhe gjithë opinionin e gjerë që t’u përmbahet udhëzimeve dhe rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik për t’u mbrojtur nga pandemia, duke anuluar edhe vizitat familjare.
 

legjenda

Tetova



Sylejman Rexhepi dhe gruaja e tij 50 vjeç më e re
Disa media shqipe në Maqedoni kanë shkruar sot se kurorëzimi i Sulejman Rexhepit ka ndodhur mbrëmë.
Kanë publikuar edhe fotografinë ekskluzive nga kurorëzimi i kreut të BFI-së, Sulejman Rexhepi dhe bashkëshortes së tij të re.


Kurorëzimi është bërë në muajin e Ramazanit. Siç raporton Libertas, bashkëshortja e re e reisit Rexhepi është 50 vite më e re.
Kryetari i BFI-së është kurorëzuar për herë të dytë, katër vite pasi ndërroi jetë bashkëshortja e tij e parë.

Ndërkohë, gazetari Zoran Bozhinovski sot ka kumtuar informacionin se kreu i BFI-s Sulejman Rexhepi ne vend të unazës si shenjë e kurorëzimit të dashurisë së tij me të rejën i ka dhuruar orën e shtrenjtë 37.000 euro!
 
Top