Kiropraktika - per problemet me kurrizin

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Problemet me kurrizin, si vepron kiropraktika


Vërtetë pak kush mund të besoj se astma dhe problemet paramenstruale mund të jenë shkak të qëndrimit, (shtrembërimit) të trupit. Në rast se kur kurrizi “çmontohet”, nevojitet ndihma e kiropraktikut, i cili i kthen unazat dhe nyjet, lidhëset e kurrizit në vendin e vet. Kiropraktika është e bazuar në mënyrë shkencore se sistemi nervor udhëheq dhe koordinon të gjitha funksionet në trupin tonë.
Qëndrimi i gabueshëm, muskujt e dobët për shkak të mungesës së ushtrimeve, ushqimi jo i duhur, lëndimet fizike, shtrati tepër i butë apo stresi, madje edhe njëra prej këmbëve më të shkurta, mund të jenë ndonjëra nga arsyet e qëndrimit të keq apo të gabuar.

Kiropraktika
Kiropraktika nuk fokusohet vetëm në pjesën e trupit që na dhemb për momentin, por shqyrton tërë organizmin se në çfarë gjendje gjendet. Të themi më thjesht, të paramendojmë se si nga kurrizi degëzohen nervat të cilat shkojnë nga çdo organ vital në trup në dy drejtime. Dhe nëse një nerv i tillë thjesht “zihet keq” që çon deri te përflakja në atë vend, do të lajmërohen dhimbjet dhe do të durojë organi nga i cili shkon ai nerv, sepse thjesht nuk ka mjaft furnizim.
Dhembja e kokës, probleme me sinus, pagjumësia, lodhja kronike, dhimbjet në vesh, neuralgjia, aknet, ethet virusale, angina e fytit, aritmia e zemrës, bronkitisi, vështirësitë me lukthin, tensioni i ulet, anemia, të thatët në vende të ndryshëm, reumatizma, problemet me qesen e urinës, qarkullimi i dobët i gjakut në këmbë, hemorroidet, kruarja, dhimbjet në bishtin e kurrizit në rast të uljes në karrige të gjitha këto sëmundje mund të bëhen për shkak të problemeve me kurriz.

“Hekurosja e kurrizit”
Kiropraktiku bënë palosjen, vendosjen në vend të nyjeve të cilat janë “çmontuar”, kanë lëvizur apo lëvizja iu është bërë e kufizuar. Lëndimet e qelizave mund të bëhen për shkak të ndonjë fatkeqësie, ngritjes jo të rregullt të ndonjë mjeti të rëndë, stresit, qëndrimit jo të drejtë dhe uljes së gjatë në karrige. Kjo qelizë e dëmtuar është e nënshkruar e ndryshimeve fizike dhe kimike të cilat do të shkaktojnë përflakjen, dhimbjen si dhe lëvizjen e kufizuar të personit. اlirimi i nervit të zënë keq, kthimi i kurrizit në pozitën e duhur do të mundësojë që të shëroheni.
Pas intervenimit të kiropraktikut, pacienti nganjëherë mund të ndjejë një ndryshim të konsiderueshëm që mund të zgjasë 1–2 orë. Pacienti, i cili për të parën herë shkon tek kiropraktiku, është e këshillueshme që të marrë me vete incizimet e rëntgenit të kurrizit. Mjeku, në bazë të gjendjes së pacientit dhe kontrollit të nënshtruar do përcaktojë terapinë e mëtejshme. Kiropraktiku mund të shërojë të gjithë personat që kanë probleme me kurrizin, duke filluar nga fëmijët, gratë shtatzëna dhe deri tek më të moshuarit.
Mënyra e shërimit

Faza e parë
Në fazën e parë të deformimit, boshti kurrizor ndryshon pozitën e vet edhe pse ndryshimi në mes të disqeve mund të jetë normal. Në fazën fillestare të ndryshimit degjenenerativ, ndryshimi i nervave të qelizave do të bëhet i ndjeshëm, prandaj qëllimi i kiropraktikut do të jetë që me kthimin e kurrizit në pozitë normale ta çliroj shtypjen në nerv, e cila ka ardhur për shkak të pozitës keqe të disqeve. Varësisht nga gjendja në të cilën gjendet pacienti terapia mund të zgjasë 3–4 javë.

Faza e dytë
Në fazën e dytë vazhdon deformimi i kurrizit me lëvizjen e disqeve. Me përparimin e ndryshimeve degjeneruese vjen deri tek atrofia e nervave. Tek këta pacientë kiropraktiku duhet që boshtin kurrizor ta kthej në pozitën normale, nervat e tendosur t’i qetësojë, të kthejë qarkullimin e gjakut, kurse muskujve dhe ligamenteve t’u kthejë fuqinë dhe simetrinë. Gjithashtu, terapia mund të zgjasë 3–4 javë, varësisht nga gjendja e pacientit.
Faza e tretë
Në fazën e tretë degjenerative të kurrizit paraqitet lëvizja e disqeve. Përparon ngjitja e disqeve dhe vjen deri tek atrofia e qelizës së nervit. Kur fillon faza e sëmundjes, caku i kiropraktikut është që të rimëkëmbë shëndetin e boshtit kurrizor, që të ndalojë problemet e tjera shëndetësore dhe në mënyrë maksimale që të përmirësojë gjendjen e pacientit. Terapia zgjatë aq sa pacienti është i gatshëm t’i kushtohet shëndetit të tij.
Si ndihmon kiropraktika?
Kiropraktika më së shpeshti përdoret që të mënjanohen dhimbjet në:
Qafë dhe krahë
Tendosja dhe dhimbjet në muskuj
Lëvizja e zvogëluar
Dhimbjet e kokës për shkak të pjesës qafore të kurrizit
Dhimbjet neurologjike në duar dhe këmbë
Diskopatia
Dhimbja e kokës e përcjellë me marramendje dhe turbullime
Skolioza dhe kifoza (zakonisht ndodh për shkak këmbës më të shkurtër, e cila edhe nuk vërehet në shumicën e rasteve)
Dhimbjet kur jemi në pozitë të ulur
Dhimbjet në pjesën e poshtme të kurrizit.G Albania
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top