KFOR-i tërhiqet nga Rudare

Loverboy

A pretty face can never trick me


E plotësuar) Trupat e KFOR-it ka nisur tërheqjen nga fshati Rudare aty ky rruga është e bllokuar nga serbët lokal.

Siç raporton “Klan Kosova”, ky vendim është marr pas bisedave të shumta gjatë gjithë ditës mes KFOR-it dhe proteuseve ndërsa shihet si shenj e vullnetit të mirë për tërheqjen edhe të serbëve lokal të cilët bllokuan rrugën.

Situatë e tensionuar në Rudare

Në afërsi të fshatit Rudare, rrugë kjo që shpie në drejtim të pikës kufitare 1, përkatësisht në Jarinje, janë të vendosura barrikadat nga ana e grupeve të serbëve lokalë, të cilat gjenerali Buhler ka urdhëruar të hiqen deri në ora 16.

Gjithnjë e më shumë serbë janë duke u tubuar në këtë lokacion, të cilët po qëndrojnë ulur, e disa edhe të shtrirë në rrugë. Në anën tjetër të barrikadave, në gjendje të lartë gatishmërie janë pjesëtarë të KFOR-it amerikan dhe slloven.

Serbët lokalë kanë porositur se nuk do të largohen në asnjë mënyrë nga rruga, dhe se KFOR-i mund të kalojë vetëm duke i shkelur ata.

Situata është e tensionuar, ndërsa gjenerali Buhler nuk ka mundur të arrijë ndonjë marrëveshje me banorët serbë, të cilët janë tubuar pothuajse nga të gjitha anët.

Rreth orës 14:00 në këtë vend pas arritjes së gjeneralit këtu, janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri që kanë ardhur nga malet përreth këtij lokacioni, me ç’rast ushtarët e KFOR-it janë detyruar të shtrihen për tokë. Situatë shumë e tensionuar ka zgjatur përreth 10 minuta dhe nuk dihet nëse ka të lënduar.

Burime të Kosovapress-it nga veriu bëjnë të ditur se barrikada e parë me rërë, në afërsi të Rudares është larguar para pak çastesh nga ana e KFOR-it, mirëpo aty nuk ka pasur banorë të tubuar, dhe se janë edhe dy barrikada tjera deri në Rudare, ku janë të tubuar serbët.

KFOR, dy orë ultimatum serbëve


Komandanti i KFOR-it, gjenerali Erhard Buhler, ka arritur pak para orës 14.00 në Rudare të Zveçanit për të biseduar me njeriun e parë të njësisë së KFOR-it amerikan.

Njësit amerikane dhe sllovene të KFOR-it me automjete të blinduara kanë ardhur rreth orës 13.40 deri te barrikadat serbe në Rudare dhe kanë kërkuar serbët lokalë që brenda dy orësh t’i heqin bllokadat në rrugën drejt Bërnjakut. //gazetaexpress
 
Redaktimi i fundit:
Top