Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Këto janë veprimet e deputetëve që kanë ndodhur mbrëmë në Kuvend

Të zgjedhurit e popullit e kanë luajtur një rol tjetër, mbrëmë, në Kuvendin e Kosovës. Për më shumë shihni videon.


z_1445679426-9936030.jpg
B lajmi
 
Titulli: Këto janë veprimet e deputetëve që kanë ndodhur mbrëmë në Kuvend

Visar Ymeri krenohet me ngjarjet e mbrëmshme, thotë se triumfoi Opozita
konferenca-ne-vetevendosje-650x358.jpg


Në një konferencë për media, Ymeri tha se partitë opozitare do të vazhdojnë me protesta derisa Qeveria dhe kryeministri Isa Mustafa të tërheqin nënshkrimin e tyre për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe.

Vazhdimin e seancës në një sallë tjetër në Kuvend, Visari e ka quajtur jo demokratike.

“Mbajtja e seancave në restorante dhe anashkalimi i 1/3 të deputetëve tjerë të Kuvendit, paraqet shkelje të demokracisë”.

“Ne do të vazhdojmë me protesta sikurse mbrëmë dhe do t’i detyrojmë të fshihen skutave”, ka thënë Ymeri, raporton lajmi.net.

I pyetur se përse nuk kanë shkuar në sallën e improvizuar të seancës, Ymeri ka thënë se një gjë e tillë u është pamundësuar pasi që nuk kanë pasur ftesë dhe nuk i ka lejuar sigurimi.

Ndërsa ish lideri i kësaj lëvizje, Albin Kurti, ka thënë se aktualisht janë vetëm dy skenar të mundshëm në skenën politike, ose të bije Asociacioni i Komunave me shumicë serbe “Zajednica”, ose Qeveria e Kosovës.

“Mbrëmë kemi shënuar një fitore të madhe, pasi të bashkuar kemi mundësuar pamundës
uar normalizimin e Zajednicës. Në Kosovë nuk mund të ndërtohet edhe Zajednica. Ose do të bie Zajednica ose Qeveria”, ka thënë Kurti.
 
Titulli: Këto janë veprimet e deputetëve që kanë ndodhur mbrëmë në Kuvend

Mediat botërore: Opozita bllokon Kuvendin i cili mblidhet në restorant

retu.jpg

Hedhja e sërishme e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës nga deputetët e opozitës, në vazhdimin e seancës plenare të Kuvendit të Kosovës, të premten ka zënë vend edhe në mediat botërore.
Ato kanë raportuar lidhur me këtë incident që ka ndodhur dhe pse po protestohet nga deputetët e opozitës. BBC nga Britania e madhe ka raportuar për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend me titullin “Deputetët protestojnë me gaz lotsjellës në Parlament”. Në këtë artikull raportohet edhe për arsyet e bllokadës dhe atë se kush po qëndron në krye të saj.

Edhe televizioni ndërkombëtar Euroneës i ka kushtuar vëmendje ngjarjeve në Kuvendin e Kosovës. Ai ka shpërndarë video nga momenti i hedhjes së gazit lotsjellës.

Mediat ndërkombëtare kanë raportuar gjerësisht për bllokadën në Kuvendin e Kosovës. Agjencitë kryesore të lajmeve botërore, Reuters, DPA, AP, AFP etj. raportojnë që Kosova tashmë është futur në një krizë të thellë politike. Sipas Reuters, “Parlamenti i Kosovës tash disa kohë është bllokuar nga opozita e cila Qeverinë e ka vënë në një pozitë të vështirë duke hedhur gaz lotsjellës në seancat plenare”, raporton Gazeta Blic.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA raporton që mbrëmë pos në parlament ka pasur konflikt edhe mes protestuesve dhe policisë jashtë ndërtesës së Kuvendit. Pas mbajtjes së seancës në restoranin e Kuvendit të Kosovës, kjo agjenci ka cituar ish-Kryeministrin e Kosovës Ramush Haradiajn të ketë thënë “Parlamenti nuk ekziston më”.

Haradinaj citohet të ketë thënë që Opozita do ta bllokojë punën derisa Qeveria të tërheqë marrëveshjet me Serbinë për të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Për bllokadën e Kuvendit të Kosovës kanë raportuar të gjitha mediat botërore.B expres
 
Titulli: Këto janë veprimet e deputetëve që kanë ndodhur mbrëmë në Kuvend

Booo kto jan edhe 50 vjet mrapa 30 majtas edhe 20 n`tynel.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back