Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Këshilli Kombëtar i Librit shpall vitin 2014, “VITI DERADIAN”

Sot ne ambientet e Ministrisë së Kulturës u mblodh për herë të parë që nga viti 2008, Këshilli Kombëtar i Librit, i cili shpalli vitin 2014, “VITI DERADIAN”. Në këtë takim ku merrte pjesë edhe Ministria e Kulturës Mirela Kumbaro, u diskutua për sfidat e librit dhe qasjen e të rinjve drejt leximit.

Në mbledhje u diskutua për sfidat e librit shqip në realitetin e sotëm artistik, ekonomik, juridik dhe teknologjik. Në qendër të diskutimit ishte edhe emancipimi i mëtejshëm i raporteve autor, përkthyes, botues, lexues si tregues i emancipimit të shoqërisë shqiptare. Fuqizimi i raporteve me librin dhe leximin në përgjithësi tek fëmijët dhe të rinjtë, si dhe zgjerimi i audiencave

Gjithashtu u përkrah ideja e shpalljes së vitit të De Radës,me bashkëfinacim të Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës dhe Sporteve të Kosovës dhe përgatitjes se veprës nga studiues dhe autoret arbereshë. Fakulteti Filologjisë, departamenti i gjuhës shqipe, përfaqësuar nga Dhurata Shehri kërkoi që edhe aktivitetet e organizuara nga departamenti të përfshihen në këtë veprimtari, kushtuar personalitetit të letrave shqipe.

Anëtarët e Këshillit diskutuan dhe shfaqën interesimin e jashtëzakonshëm nga pjesa shqiptare e Malit të Zi dhe Maqedonisë në botimin dhe zhvillimin e aktiviteteve në ndër të De Radës në këto treva. Njëzëri u shtrua ideja e mbledhjeve të afërta të Këshillit Kombëtar të Librit. Me rëndësi do të jetë edhe shpallja së afërmi e Konkursit Kombëtar për të rinj deri në moshën 18 vjeç me temën “Unë, Milosao”.

noa.al
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back