Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Këshilla për lehonat

Procesi i inflamacionit (pezmatimit) mund ta përfshijë tërë indin e gjirit ose thelbin e gjirit. Në mbi 90% të rasteve shkaktarët e infeksionit vijnë nga jashtë, sidomos gjatë periudhës së lehonisë. Shkaktar më të shpeshtë janë: stafilokoket dhe streptokokët. Këto pezmatime paraqiten në fund të javës së parë të lehonisë. Shenjë e parë është dhembja e lokalizuar në gjirin të cilin e ka kapluar inflamacioni dhe atë në vendin ku ndodhet ky pezmatim. Më vonë pos dhimbjeve, fillojnë të paraqiten edhe shenjat tjera lokale të inflamacionit si: skuqja e gjirit, tërheqje e lëkurës së vendit të inflamuar dhe ënjtje. Nëse nuk fillohet mjekimi menjëherë, pezmatimi avancon dhe kalon në proces belbëzues ose absces. Nga shenjat e përgjithshme lehona ka ethe-temperaturë të lartë dhe gjendje të përgjithshme të rëndë.

اka duhet të bëjë lehona e cila ka pezmatim të gjirit?
Që në fillim duhet t’i paraqitet mjekut më të afërt, i cili do t’i përshkruajë barnat përkatëse. Derisa të mos është paraqitur te mjeku, ajo mund të përdorë fasha të ftohta dhe ndonjë bar simptopatik (për temperaturë dhe dhimbje), pastaj mjeku i përshkruan terapinë përkatëse me antibiotikë. Nëse ka ardhur deri te formimi i qelbit (absces), atëherë duhet të bëhet një prerje dhe të largohet qelbi, por për këtë vendos mjeku përkatës. Nuk mund t’i jepet gji foshnjës gjatë në këtë gjendje por laktacioni (mos humbja e qumështit) mbahet duke e mjelë gjirin deri sa ai të mjekohet e pastaj mund të vazhdohet me dhënien gji edhe me gjirin që ka qenë i sëmurë.

Si të parandalohen
proceset inflamatore ose pezmatuese?
Duhet t’i kushtohet rëndësi higjienës së gjinjve në përgjithësi dhe në periudhën e laktacionit (dhënies gji) në veçanti, të mos futen mjete të ndryshme në gji ose para të pastrohen duart para dhënies gji fëmijës. Mundësisht, thithat të pastrohen para dhe pas dhënies gji foshnjës. Në rastet me ragade (çarje) mirë është që pas dhënies gji thithat të lyhen me një yndyrë me antibiotikë psh. Hidrokortizon, Bivacyn, Stanicid etj. Nëse lehona ka shumë qumësht dhe foshnja nuk mund ta thithë gjithë sasinë, atëherë duhet që pjesa e mbetur të milet dhe të largohet.KS
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back