Këshilla motrave muslimane

Princesha

Warrior Princess
V.I.P
E'udhu bil-lahi minesh shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-rahmanir-rahim
Këshilla motrave muslimane​

1. Pakushtësisht besoi All-llahut si Zot të Vetëm, i cili të ka krijuar dhe beso se Muhammedi u (paqja qoftë mbi të) është i Dërguari i fundit i Zotit.

2. Mos u mbështet në askë pos All-llahut. Dije se Ai ta cakton fatin dhe fatkeqësinë. Lutju që të të ndihmojë, por nëse te gjen ndonjë fatkeqësi, duro.

3. Frikësoju vetëm All-llahut dhe dije se një ditë do te japësh llogari para Tij.

4. Kërko nga All-llahu falje mëkatesh se Ai pranon pendimin, por të jesh e vendosur se më nuk do t'i përsërisësh gabimet.

5. Ruaju nga mëkati më i madh - shirku (kur i përshkruan All-llahut shok). اdo vepër që e bën, bëje vetëm për All-llahun, ndërsa nga shirku kërkoi ndihmë All-
llahut me këtë lutje:
"All-llah, në Ty mbështetem nga shirku që e njoh
dhe kërkoj falje prej Teje për shirkun që nuk e njoh"

6. Shpesh përmende All-llahun, se Ai është me ata që e përmendin.

7. Dije se All-llahu vëzhgon çdo hap tënd.

8. Beso se krijesa të All-llahut janë edhe engjujt (melekët), të cilët i zbatojnë urdhërat që ua jep All-llahu.

9. Mëso sa më shpejt të falesh (nëse akoma nuk din) dhe filloja të falurit, sepse ky është një ndër kushtet për të qenë muslimane. Me anë të të falurit do ta pastrosh shpirtin dhe trupin, e nga ana tjetër nuk do të të ngelë kohë për gjëra të kota.

10. Agjëroje ndër muajin Ramazan (kjo është gjithashtu një kushtet për të të qenë muslimane), ndërsa ditët që të ngelin paagjëruara agjëroi sa më shpejtë, madje menjëherë pas festës së Bajramit.

11. اdo punë filloje me qëllim të mirë dhe duke thënë:
"Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim"
(Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëberësit)

12. Lexoje Kur'anin sa më shpesh që të njohtohesh me urdhërat dhe ndalesat e All-llahut. Gjithashtu lexo libra që përmbajnë Hadithe të vërteta (fjalë të Muhammedit u) sepse këto më së miri e shpjegojnë Kur'anin.

13. Respektoi dhe ndihmoi anëtarët e familjes (posaçërisht prindërit) dhe lute All-llahun për to, lutja yte shpejt do të pranohet nëse do Zoti.

14. Lexo sa më tepër se kjo ta përmirëson të shprehurit dhe nëse ke mundësi studjo ndonjë shkencë.

15. Ruaju nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri.

16. Buzëqeshju shoqeve dhe jepju dhurata, që të shtohet dashuria dhe mëshira mes jush.

17. Mos gënjej, mos përqesh dhe mos u bë dyftyrëshe, se këto ta nxijnë nderin, ndërsa i bën njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.

18. Asnjeherë mos u bë kokëforte dhe mos hy në konflikt me shoqet, por nëse vjen deri te konflikti sillu sa më butë (ashtu siç i përngjan një muslimaneje) se vetëm në këtë mënyrë mund të ngadhnjesh.

19. Bëhu e drejtë dhe e vendosur, stabile në qëndrimet e tua, por kur ta shohësh se ke gabuar, pranoje haptazi.

20. Mos përgojo (kjo bëri kështu, ajo bëri ashtu) qoftë edhe nëse je në të drejtë dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës.

21. Kurre mos shpif. Shpifja është është mëkat edhe më i madh se përgojimi.

22. Asnjëherë mos u vetmo me ndonjë djalë dhe shmangiu bisedave me djemtë.

23. Gjithmonë kur takon ndonjë të varfër jepi diçka sado qoftë e vogël dhe përpiqu që këtë ta bësh fshehurazi duke shpresuar në shpërblim më të madh tek All-llahu.

24. Përpiqu që sa më pak të të duken pjesët (islamikisht) të turpshme të trupit: mos vish tesha të shkurta, të ngushta ose të tejdukshme. Burri yt le të martohet për bukurinë tënde shpirtërore, e jo atë trupore (trupi humb
bukurinë pas një kohe, kurse shpirti është i përjetëshëm).

25. Gjithmonë ha me dorën e djathtë, ndërsa të majtën përdore për pastrim.

26. Pastroi dhëmbët para dhe pas fjetjes, si dhe para çdo namazi.

27. Mos lexo revista dhe libra me tematikë "të ndytë", sa më pak shiqo filma
dhe sa me pak dëgjo muzikë, se këto ta robërojnë shpirtin, të bëjnë të jetosh në botën e ëndërrave dhe ta dobësojnë të mbajturit mend.

28. Shoqëroju me besimtare, që të këshilloheni njëra me tjetrën.

29. Respektoje çdo urdhër të All-llahut dhe të Lajmëtarit të All-llahut s.a.s (bekimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te).

30. Kudo që je, bëju shembull për muslimanet dhe vajzat tjera.
 
Kisha nje pyetje te vogel fare. Me duket mua apo kjo shprehja motra, duket shume komuniste. Mjafton valle besimi qe pjesetaret e nje gjinie te quhen te nje "gjaku" ?

22. Asnjëherë mos u vetmo me ndonjë djalë dhe shmangiu bisedave me djemtë.
28. Shoqëroju me besimtare, që të këshilloheni njëra me tjetrën.

Vetem keto lexova ne fakt dhe mua nuk me duket aspak nje keshille me shume se nje nxitje per percarje mes njerezish, kur besimi presupozohet te jete personal.

22-shin ma paskeni felliqur fare si numer, duket si nxitje lezbicizmi.

Gjithe te mirat !
 
hehe... nejse Nostra, nuk ta kam felliq numrin, se nuk shoh gje te felliqur aty, kuptohet vetem nese je vet ti.....
Nejse mos me lodh kot, e lexove temen, per motrat muslimane, keshtuqe ti nuk ben pjes askundi... keshtuqe te lutem mos ma felliq temen ok...
shpresoj se u kuptuam, ...
 
A thua valle nje besimtare e mire flet me nje gjuhe te tille ?

Dhe mqs u ndala serish :
27. Mos lexo revista dhe libra me tematikë "të ndytë", sa më pak shiqo filma dhe sa me pak dëgjo muzikë, se këto ta robërojnë shpirtin, të bëjnë të jetosh në botën e ëndërrave dhe ta dobësojnë të mbajturit mend.

Muzika ta roberon shpirtin ?

A jam kaq gabim une qe mendoj qe nje "shpirt" qe nuk adhuron muziken, ve ne dyshim ekzistencen e tij !!!!

P.s Kush eshte rryma juaj muzikore dhe aktori juaj i preferuar ?
 
A..... thua valle nje ateist nuk eshte ne vendin e gabuar...
Te lutem mos shkruaj ne kete teme, dhe ne cfardo teme qe postoj ne lidhje me Islamin, se qellimi yt eshte vetem te kritikojsh dhe kundershtosh....
Nuk te kuptoj ty nuk te intereson Islami, as ta kerkon njeri ose te detyron te lexosh ose behesh musliman... thjesht eshte per vajzat muslimane kjo teme, dhe kushdo qe deshiron ta lexoj pamvarsisht,,, por jo per te kritikuar...
Thash keshille motrave muslimane, nuk don te thot se secila i praktikon, si ti qe keshillon dike, mos besoj ose mos i praktikoj keto, une e bej te kunderten, prandaj jemi plusi edhe minusi, keshtuqe, mos shkruaj me...
Te kisha thene edhe njeher, mos me nderhy ne temat fetare, ok... nese ti nuk beson mos prit qe gjith bota mos besoj...
Edhe une besoj, por nuk pres edhe ti te besosh... eshte problemi yt... prandaj shpresoj se u kuptuam...:ciaoo:
 
princesha flm shum per keto keshilla qe i ke sjell ketu :puc
Une deshta me i vequ disa po hajt po e veqoj kete hajte kete te gjitha po me pelqejn ishalla edhe i praktikojm
 
LOLLOL SA KOM QESH KU I KE GJET KTO INFORMACIONE TE DOBISHME ???
13. Respektoi dhe ndihmoi anëtarët e familjes (posaçërisht prindërit) dhe lute All-llahun për to, lutja yte shpejt do të pranohet nëse do Zoti.

ATEHERE I BJE ME NEJT PA PUNE DHE ME U LUT PRANAJ TE GJITH MAROKINET I KE NEPER ITALI PA PUNE DHE VETEM SHESIN DROGE DHE VJELLIN SE PO PRESIN PERGJIGJEN E ALL-LLAHUT QE TI THERRASI PER PUNE

11. اdo punë filloje me qëllim të mirë dhe duke thënë:
"Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim"25. Gjithmonë ha me dorën e djathtë, ndërsa të majtën përdore për pastrim.

DOMETHEN CDO GJE QE DO BEJME DHE ME NEZ CIGAREN DHE ME PI UJE PUNE QUHET DUHET ME THON BISMIL-LAHIR-RRAHIM?? PO KUSH NA SHIKON NA MER PER TE BUDALLEJ PASTAJ SI U HAKA VETEM ME DOREN E DJATHTE ?? ME PRE BUKEN ME I DORE SI I BEHET ? E MAJTA PER PASTRIM !! KUR BEN DUSH PERDOR VETEM TE MAJTEN ??

26. Pastroi dhëmbët para dhe pas fjetjes, si dhe para çdo namazi.
KET SHPREHJE E KAN THENE DENTISTET APO SHKRUHET NE KURAN ?? INTERESANTE TEMA PO ME PELQEN TEJ MASE
 
23. Gjithmonë kur takon ndonjë të varfër jepi diçka sado qoftë e vogël dhe përpiqu që këtë ta bësh fshehurazi duke shpresuar në shpërblim më të madh tek All-llahu. <= me pelqeu kjo keshille shume :).e gjithe tema e bukur shume, Allahu te shpeblefte princesha :)
 
Allahu te shperblefte per keto keshilla. Me te vertete jane te arta :)
 
Po Angel devil, muslimanet vetem per pastrim e perdorin doren e majt si pastrim hundesh, pastrim te organit gjenital, pastrim pas nevojes (tahret)etj., ndersa per dush perdorim te dy duart. Prandaj me nje dore qe e perdorim per pastrim ne nuk hame e as nuk veme unaze ne ate dore. Ajo eshte dore ndihmese pra sherbyese e dores se djatht. Me te djathten punojme, e majta mban gozhden ndersa e djathta çekanin, me te djathten prejme kafshaten dhe e fusim ne goje, me te dhjathten pershendetemi etj.

Lutja Allahut i behet per ti ndihmuar anetaret e familjes ne besim, durim, per udhezim, bereqet, shperblim me xhennet etj. dhe nuk thuhet aty te mos punojme.

Bismilahi mund te thuash me vete dhe jo me ze se nuk ka nevoje te te degjojne te tjeret.

Shprehjen e thone edhe dentistet por para dentisteve e ka thene Profeti Muhamed s.a.w.s.
 
Redaktimi i fundit:
23. Gjithmonë kur takon ndonjë të varfër jepi diçka sado qoftë e vogël dhe përpiqu që këtë ta bësh fshehurazi duke shpresuar në shpërblim më të madh tek All-llahu. <= me pelqeu kjo keshille shume :).e gjithe tema e bukur shume, Allahu te shpeblefte princesha :)

E di ti e dashur deliza qe lemosha ndihmon shfrytezimin e femijeve dhe parazitizmin e nje pjese te shoqerise ?

Dikush qe nuk i sherben shoqerise por madje i behet nje barre, nje parazit, nuk meriton asgje prej saj. Me pak fjale ti pandeh se i ke bere nje te mire, kur ne te ver8 i ke bere shume keq, e ke bere te besoje qe mund te jetoje si parazit edhe pa punuar, ke shperblyer dembelizmin...

Gjithashtu kete arsyen e fshehtesise nuk e kapa une ? Nese qenka veper pozitive, pse duhet bere fshehurazi atehere ?

behet ne fshehtesi se pse nuk ka pse te mburremi per veprat e mira.nese fillon mburrja,atehere ky veprim s'eshte bere me zemer por per tu dukur!
 
.

Gjithashtu kete arsyen e fshehtesise nuk e kapa une ? Nese qenka veper pozitive, pse duhet bere fshehurazi atehere ?

Ose ose akoma me thjeshte ne ne KS themi
"Nuk e bej me ma dite nje njeri po e rendesishme eshte me ma dite Zoti"(parim te cilin e perdori gjithnje)
 
behet ne fshehtesi se pse nuk ka pse te mburremi per veprat e mira.nese fillon mburrja,atehere ky veprim s'eshte bere me zemer por per tu dukur!

Po ku do t'ia dije lypsari pse e ben ti, atij i dhemb barku per buke ose per te luajtur bixhoz...

Sipas kesaj ideje lypsaret duhet te dalin naten, atje ku nuk i sheh njeri, ose te hapin logari bankare ku te ruajne anonimatin e dhuruesve.

C'lidhje ka mburrja ketu njehere, une i dhuroj shtepise se femijeve dhurata qe me kushtojne mua para, para ( kjo te shqeteson) dhe te tjeret do gjykojne nese eshte mburrje apo jo ( e mua do me vije keq :eek:hh:)... ku eshte logjika ketu..!!!:eek:hh:
 
Ose ose akoma me thjeshte ne ne KS themi
"Nuk e bej me ma dite nje njeri po e rendesishme eshte me ma dite Zoti"(parim te cilin e perdori gjithnje)

Po ku do t'ia dije lypsari pse e ben ti, atij i dhemb barku per buke ose per te luajtur bixhoz...

Sipas kesaj ideje lypsaret duhet te dalin naten, atje ku nuk i sheh njeri, ose te hapin logari bankare ku te ruajne anonimatin e dhuruesve.

C'lidhje ka mburrja ketu njehere, une i dhuroj shtepise se femijeve dhurata qe me kushtojne mua para, para ( kjo te shqeteson) dhe te tjeret do gjykojne nese eshte mburrje apo jo ( e mua do me vije keq :eek:hh:)... ku eshte logjika ketu..!!!:eek:hh:

fc besia e ka thene mjaft qarte tek ajo shprehje..

thjesht logjika qendron se nese x person i jep lemoshe dikujt nuk ka pse ti thote atij y qe ka ne krah apo qe do takoje........:i dhash lemoshe un atij!
ketu esht shpjegimi i asaj fraze..
pastaj edhe bamiresia,ska pse qe per nje donacion tendin te flasin rreth 10 tv.ti e bere bamiresine..te lumt...por pa thene e perhapur ne te kater anet:ja cfar bera un!
 
23. Gjithmonë kur takon ndonjë të varfër jepi diçka sado qoftë e vogël dhe përpiqu që këtë ta bësh fshehurazi duke shpresuar në shpërblim më të madh tek All-llahu.

Une kur i jap te varferve dicka pavaresisht vleres monetare qe me kushton, nuk e jap pse ma thote X-i apo Y-i. E dhuroj sepse ashtu ma ndjen zemra.

Nuk e bej kete bamiresi duke shpresuar shperblim hyjnor, nuk eshte ky qellimi, kjo eshte hipokrizi e gjalle.
Une e bej bamiresine sepse shperblim per mua jane syte e dashur dhe te lumtur te fatkeqit ne ato caste, ky eshte nje shperblim shume me i madh sa do thoja qe te qenit njerezor eshte nje stad shume me lart sesa ai hyjnori juaj. ;)
 
Problemi ketu qendron (ketu dhe ne cdo teme qe prek fete) se keshillat dhe citimet qe behen nga librat e shenjte.....nuk i zbatohen duke filluar nga besimtaret e flakte e jo me te ndryshojne, te bindin apo te diskutohet me ata qe sbesojne.

Ka shume debate dhe kundershtime nga te dyja palet qe sme bindin...kalohet ne ekstrem edhe nga besimtaret.

Sa per temen....per motrat myslymane eshte shume e drejte.

Por personalisht ka shume pika qe sme duken te drejta, nese nje individ do jete i zoti i vetes dhe te dije te ndaje te miren nga e keqja....duhet ti bej ato eksperienca qe feja ja ndaloka.
 
E di ti e dashur deliza qe lemosha ndihmon shfrytezimin e femijeve dhe parazitizmin e nje pjese te shoqerise ?

Dikush qe nuk i sherben shoqerise por madje i behet nje barre, nje parazit, nuk meriton asgje prej saj. Me pak fjale ti pandeh se i ke bere nje te mire, kur ne te ver8 i ke bere shume keq, e ke bere te besoje qe mund te jetoje si parazit edhe pa punuar, ke shperblyer dembelizmin...

Gjithashtu kete arsyen e fshehtesise nuk e kapa une ? Nese qenka veper pozitive, pse duhet bere fshehurazi atehere ?

Ndoshta ben parazitizmin mirepo ne shume raste nuk mund te qendrosh indiferente dhe te jesh aq gjakftohte para nje femije qe mund te te perulet dhe qe e sheh te zbathur e te zverdhur - ne ato momente nuk ke kohe te besh anazliza se ku i con ato te holla ose kush ja merr. ( Ky thjeshte eshte nje mendim i imi nuk do te thote qe duhet te jete i sakte dhe i pranuar nga te tjeret.)
E per kete pyetjen qe e ke bere une kam vetem nje pergjigje : Nuk i jap nje njeriu qe ka nevoje per ta ngritur veten dhe per t'ju thene te tjereve se shi cfar kam bere une, e bej thjeshte se me ate pak qe i kam dhene une, dua qe ai/ajo te ndihet mire.

P.S. Kerkoj falje qe tani u pergjigja, por tani e pash.
 
Po ku do t'ia dije lypsari pse e ben ti, atij i dhemb barku per buke ose per te luajtur bixhoz...
Sa cudi, edhe kur behet thirrje per mire arrin te gjesh dicka per tia "humbur" vleren asaj qe thuhet. Kaq urrejtje ke per ate qe eshte ndryshe nga ty?
Sipas kesaj ideje lypsaret duhet te dalin naten, atje ku nuk i sheh njeri, ose te hapin logari bankare ku te ruajne anonimatin e dhuruesve.
Sbehet fjale per anonimat te lypsarit, por te atij qe i jep lypsarit dicka, per ta mbytur disi varferine..

C'lidhje ka mburrja ketu njehere, une i dhuroj shtepise se femijeve dhurata qe me kushtojne mua para, para ( kjo te shqeteson) dhe te tjeret do gjykojne nese eshte mburrje apo jo ( e mua do me vije keq :eek:hh:)... ku eshte logjika ketu..!!!:eek:hh:
Shume gjera ne Islam varen nga qellimi..Dhe ketu sbehet fjale per njerez qe bejne bamiresi sepse duan te ndihmojne, por per ata qe duan te duken..Seshte ndonje cudi, ka raste te tilla plot ne bote sot..

"Beni bamiresi anonime, sepse ato kane avantazhin e dyfishte qe shmangin mosmirenjohjen dhe abuzimin." ---Duma.

PS: Tema shume e bukur dhe e dobishme. Te lumte Princeshe. :kiss
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top