E'udhu bil-lahi minesh shejtanir-raxhim, Bismil-lahir-rahmanir-rahim
Këshilla motrave muslimane
Këshilla motrave muslimane
1. Pakushtësisht besoi All-llahut si Zot të Vetëm, i cili të ka krijuar dhe beso se Muhammedi u (paqja qoftë mbi të) është i Dërguari i fundit i Zotit.
2. Mos u mbështet në askë pos All-llahut. Dije se Ai ta cakton fatin dhe fatkeqësinë. Lutju që të të ndihmojë, por nëse te gjen ndonjë fatkeqësi, duro.
3. Frikësoju vetëm All-llahut dhe dije se një ditë do te japësh llogari para Tij.
4. Kërko nga All-llahu falje mëkatesh se Ai pranon pendimin, por të jesh e vendosur se më nuk do t'i përsërisësh gabimet.
5. Ruaju nga mëkati më i madh - shirku (kur i përshkruan All-llahut shok). اdo vepër që e bën, bëje vetëm për All-llahun, ndërsa nga shirku kërkoi ndihmë All-
llahut me këtë lutje:
"All-llah, në Ty mbështetem nga shirku që e njoh
dhe kërkoj falje prej Teje për shirkun që nuk e njoh"
6. Shpesh përmende All-llahun, se Ai është me ata që e përmendin.
7. Dije se All-llahu vëzhgon çdo hap tënd.
8. Beso se krijesa të All-llahut janë edhe engjujt (melekët), të cilët i zbatojnë urdhërat që ua jep All-llahu.
9. Mëso sa më shpejt të falesh (nëse akoma nuk din) dhe filloja të falurit, sepse ky është një ndër kushtet për të qenë muslimane. Me anë të të falurit do ta pastrosh shpirtin dhe trupin, e nga ana tjetër nuk do të të ngelë kohë për gjëra të kota.
10. Agjëroje ndër muajin Ramazan (kjo është gjithashtu një kushtet për të të qenë muslimane), ndërsa ditët që të ngelin paagjëruara agjëroi sa më shpejtë, madje menjëherë pas festës së Bajramit.
11. اdo punë filloje me qëllim të mirë dhe duke thënë:
"Bismil-lahir-rrahmanir-rrahim"
(Në emër të All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëberësit)
12. Lexoje Kur'anin sa më shpesh që të njohtohesh me urdhërat dhe ndalesat e All-llahut. Gjithashtu lexo libra që përmbajnë Hadithe të vërteta (fjalë të Muhammedit u) sepse këto më së miri e shpjegojnë Kur'anin.
13. Respektoi dhe ndihmoi anëtarët e familjes (posaçërisht prindërit) dhe lute All-llahun për to, lutja yte shpejt do të pranohet nëse do Zoti.
14. Lexo sa më tepër se kjo ta përmirëson të shprehurit dhe nëse ke mundësi studjo ndonjë shkencë.
15. Ruaju nga mendjemadhësia, se mendjemëdhenjtë i urren çdo njeri.
16. Buzëqeshju shoqeve dhe jepju dhurata, që të shtohet dashuria dhe mëshira mes jush.
17. Mos gënjej, mos përqesh dhe mos u bë dyftyrëshe, se këto ta nxijnë nderin, ndërsa i bën njerëzit që ta humbin respektin ndaj teje.
18. Asnjeherë mos u bë kokëforte dhe mos hy në konflikt me shoqet, por nëse vjen deri te konflikti sillu sa më butë (ashtu siç i përngjan një muslimaneje) se vetëm në këtë mënyrë mund të ngadhnjesh.
19. Bëhu e drejtë dhe e vendosur, stabile në qëndrimet e tua, por kur ta shohësh se ke gabuar, pranoje haptazi.
20. Mos përgojo (kjo bëri kështu, ajo bëri ashtu) qoftë edhe nëse je në të drejtë dhe mos paragjyko, sepse shpesh këto janë mëkate dhe traditë e injorancës.
21. Kurre mos shpif. Shpifja është është mëkat edhe më i madh se përgojimi.
22. Asnjëherë mos u vetmo me ndonjë djalë dhe shmangiu bisedave me djemtë.
23. Gjithmonë kur takon ndonjë të varfër jepi diçka sado qoftë e vogël dhe përpiqu që këtë ta bësh fshehurazi duke shpresuar në shpërblim më të madh tek All-llahu.
24. Përpiqu që sa më pak të të duken pjesët (islamikisht) të turpshme të trupit: mos vish tesha të shkurta, të ngushta ose të tejdukshme. Burri yt le të martohet për bukurinë tënde shpirtërore, e jo atë trupore (trupi humb
bukurinë pas një kohe, kurse shpirti është i përjetëshëm).
25. Gjithmonë ha me dorën e djathtë, ndërsa të majtën përdore për pastrim.
26. Pastroi dhëmbët para dhe pas fjetjes, si dhe para çdo namazi.
27. Mos lexo revista dhe libra me tematikë "të ndytë", sa më pak shiqo filma
dhe sa me pak dëgjo muzikë, se këto ta robërojnë shpirtin, të bëjnë të jetosh në botën e ëndërrave dhe ta dobësojnë të mbajturit mend.
28. Shoqëroju me besimtare, që të këshilloheni njëra me tjetrën.
29. Respektoje çdo urdhër të All-llahut dhe të Lajmëtarit të All-llahut s.a.s (bekimi dhe paqja e All-llahut qofshin mbi te).
30. Kudo që je, bëju shembull për muslimanet dhe vajzat tjera.