Lauri
Anunnak
Filozofi i madh grek Diogjeni, kurdoherë kur e lexojmë pjesë- pjesë, apo shfletojmë fletët e librit të tij me ngadalë, vërejmë se filozofia e tij njerëzore është ndër më aktualet, ndër më të bukurat, ndër më njerëzoret, ndër më të diskutuarat, ndër më madhështoret, një ndër filozofitë me mesazh kaq të paqtë, sikur ky njeri gjeni të jetonte sot në kohët moderne, dhe jo disa mijëravjeçarë më parë, kur bota nuk e njihte kompjuterin, televizorin, internetin. Si e kanë përcjellë Diogjenin dhe filozofinë e tij në kohët moderne, historianët, studiuesit, kritikët, akademikët e filozofisë?! Me shprehjen kaq njerëzore dhe mbi njerëzore, kaq të thjeshtë, por po kaq të ndërlikuar, kaq të shkurtër, por me mendim të pakonceptueshëm, dy fjalë, baraz me vepra të tëra, me dy fjalë të urta por shumë poetike, që kanë brenda gjithçka që na duhet. Pra shprehja e tij brilante është dhe sot magjia njerëzore e fjalës; Kërkoj NJERIUN! Me mjekrrën e bardhë si dëbora, me veshjen e thjeshtë, me gjuhën e bukur të popullit, me zërin e ëmbël si këngëtarë, me kokën lartë dhe gjithmonë qëmtues Diogjeni në mes të ditës me diell, plot dritë, ku gjithçka duket saktë, me një fener në dorë gjezdiste nëpër rrugët e Greqisë të kërkonte NJERIUN. Lind pyetja, kë njeri? E pra, atë, NJERIUN e urtë dhe punëtor, atë që punon shumë dhe flet pak (vepra flet më shumë se fjala), atë që bën veprën dhe rri në fund të turmës, atë që nuk rreh gjoksin edhe kur ka bërë shumë, atë që nuk dinë të ofendojë dhe vrasë, atë që kërkon të vërtetën në botën e trazuar nga luftërat dhe etja për para… Diogjeni me fenerin e tij kërkonte njeriun e ndershëm. Mos vallë feneri i tij kishte më shumë ndriçim se vetë ndriçimi diellor në mesin e ditës të Greqisë plot dritë?! A e gjeti Diogjeni “KËRKOJ NJERIUN”, njeriun e ndershëm…?!
Diogjeni, ai që kërkon NJERIUN
(Ripost me kast)
A.Vataj
Po ti e gjete njeriun ?
Diogjeni, ai që kërkon NJERIUN
(Ripost me kast)
A.Vataj
Po ti e gjete njeriun ?