Kërkoj njeriun.

Lauri

Anunnak
Filozofi i madh grek Diogjeni, kurdoherë kur e lexojmë pjesë- pjesë, apo shfletojmë fletët e librit të tij me ngadalë, vërejmë se filozofia e tij njerëzore është ndër më aktualet, ndër më të bukurat, ndër më njerëzoret, ndër më të diskutuarat, ndër më madhështoret, një ndër filozofitë me mesazh kaq të paqtë, sikur ky njeri gjeni të jetonte sot në kohët moderne, dhe jo disa mijëravjeçarë më parë, kur bota nuk e njihte kompjuterin, televizorin, internetin. Si e kanë përcjellë Diogjenin dhe filozofinë e tij në kohët moderne, historianët, studiuesit, kritikët, akademikët e filozofisë?! Me shprehjen kaq njerëzore dhe mbi njerëzore, kaq të thjeshtë, por po kaq të ndërlikuar, kaq të shkurtër, por me mendim të pakonceptueshëm, dy fjalë, baraz me vepra të tëra, me dy fjalë të urta por shumë poetike, që kanë brenda gjithçka që na duhet. Pra shprehja e tij brilante është dhe sot magjia njerëzore e fjalës; Kërkoj NJERIUN! Me mjekrrën e bardhë si dëbora, me veshjen e thjeshtë, me gjuhën e bukur të popullit, me zërin e ëmbël si këngëtarë, me kokën lartë dhe gjithmonë qëmtues Diogjeni në mes të ditës me diell, plot dritë, ku gjithçka duket saktë, me një fener në dorë gjezdiste nëpër rrugët e Greqisë të kërkonte NJERIUN. Lind pyetja, kë njeri? E pra, atë, NJERIUN e urtë dhe punëtor, atë që punon shumë dhe flet pak (vepra flet më shumë se fjala), atë që bën veprën dhe rri në fund të turmës, atë që nuk rreh gjoksin edhe kur ka bërë shumë, atë që nuk dinë të ofendojë dhe vrasë, atë që kërkon të vërtetën në botën e trazuar nga luftërat dhe etja për para… Diogjeni me fenerin e tij kërkonte njeriun e ndershëm. Mos vallë feneri i tij kishte më shumë ndriçim se vetë ndriçimi diellor në mesin e ditës të Greqisë plot dritë?! A e gjeti Diogjeni “KËRKOJ NJERIUN”, njeriun e ndershëm…?!
FB_IMG_1580892294001.jpg
Diogjeni, ai që kërkon NJERIUN
(Ripost me kast)
A.Vataj

Po ti e gjete njeriun ?
 
Kam gjetur shume njerez...por askund njeriun brenda vetes!
 
Nuk kam kerkuar kurre te gjej dike
shpesh here e kam gjetur veten tek ndonje!
 
:)) drita e vertet ,behet me e ndritshme ,nen rrezet e diellit te forte te veres.
Keta filozofet e lashte ,dinin mire ta veconin, ta kerkonin si ne erresire si ne mes te dites me diell ne vere.
 
Kur ishte pranë vdekjes Diogjeni (323 p.e.s.,) nxënësit e tij e pyetën se ku donte ta varrosnin. “Askund, më lini të pavarrosur, u tha ai“. “Kjo ështe e pamundur“, ngulmuan ata, “kafshët e egra kanë për të të shqyer“. Ai u kërkoi veç një shkop përkrah tij. Nxënësit e pyetën: “Po pse e do shkopin një i vdekur?”. Atëherë, Diogjeni u tha: “Ashtu si kafshët e egra nuk do të trembeshin nga shkopi i tij, as ai nuk do të frikësohej nga dhëmbët e tyre, akoma dhe i vdekur”.
 
Hera motra. E kuptuan nxensit e tij ? :)
 
Sipas gojëdhënave religjioze, mjaftojnë katër NJERËZ që bota mos përmbyset.
A i gjeti Diogjeni, këtë nuk e zbulojmë dot! .....nga që kemi perceptime të ndryshme rreth të qenurit NJERI.....

Personalisht jam optimiste e pashëruar. Besoj në mirësinë e fshehur brenda secilit.
 
Kur lexoj ndonjehere keto idet e filozofeve me dhimben po shume e kane munduar e lodhur trurin dhe ne fund asgje skane gjete !
 
Redaktimi i fundit:
Kur lexoj ndonjehere keto idet e filozofeve me dhimben po shume e kane munduar e lodhur trurin dhe ne fund asgje skane gjete !

Sa keq qe sdin cdo thote fundi i tyre ....
 
Nese nje filozofi nuk arrin te te shprehi njohuri te reja por vec riperseritje nuk ka vlere fare.
 
Njeriu?!
Per mua njeriu varet nga mundesia per te vepruar. Pra nese t'i nuk ke mundesine per te vepruar munde te jesh njeri i mire por je njeri i mire ne mundesine tende per te vepruar.
Sa me e madhe te jete mundesia e njeriut per te vepruar aq me shume vehet ne pyetje/ pikepyetje njerezorja e tij.
Megjithate kam takuar njerez me mundesi te medha veprimi qe kane arritur te ruajne veten dhe se paku akoma u vjen aroma njeri.
 
Njeriun, sa pak e gjej tek njeriu* kte e ka pasur @Ivy me duket. Thenie e bukur.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top