Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kërkimi i lumturisë na bën të palumtur

Kërkimi i lumturisë na bën të palumtur


Shiko fotografinë 1428701

Në përgjithësi njerëzit duan të ndihen të lumtur, por arritja e një gjendje të lumturisë merr kohë dhe përkushtim.


Hulumtuesit tani kanë zbuluar se personat që e ‘ndjekin’ lumturinë shpeshherë ndihen sikurse nuk kanë shumë kohë brenda dite, dhe kjo, në mënyrë paradoksale, i bën ata të palumtur.

Aekyoung Kim nga Universiteti Rtugers dhe Sam Maglio nga Universiteti i Torontos e kanë analizuar këtë efekt përmes eksperimenteve të ndryshme dhe i kanë publikuar rezultatet e tyre në revistën ‘Psychonomic Bulletin & Review’. Kim dhe Maglio gjithsej i kanë kryer katër studime për të parë se si kërkimi i lumturisë ndikon në perceptimin e kohës te njerëzit. Ky kërkim ka shkaktuar që personat ta mendojnë kohën si diçka të limituar.

Në studime, pjesëmarrësve iu është kërkuar t’i listojnë gjërat që i bëjnë të lumtur ose të përpiqen ta bëjnë veten të ndihen të lumtur gjatë kohës kur e kanë shikuar një film të mërzitshëm rreth ndërtimit të urave – rrjedhimisht e kanë demonstruar lumturinë si një qëllim që duhet ndjekur. Pjesëmarrësve tjerë iu është kërkuar ta mendojnë lumturinë si një qëllim që veçse e kanë arritur, dhe në vend se të shikonin filma me ura, ata kanë shikuar filma komedi dhe i kanë listuar vetëm gjërat që veçse i kanë bërë ata të ndihen të lumtur.

Rezultatet e hulumtuesve kanë treguar se perceptimi i një personi për kohën si diçka e limituar ndikohet nga kërkimi i tyre i lumturisë (i cili shpeshherë është i pa arritshëm). Por, ndjesia se koha është diçka e pamjaftueshme zbutej për pjesëmarrësit të cilët vazhdimisht mendonin se e kanë arritur qëllimin e tyre për të qenë të lumtur në ndonjë shkallë të caktuar.


/TE/
 
Eshte bere lumturia si me qene tu ble qepe e hudhra.
Lumturia eshte me shume "abstraksion" mendimesh se sa prakticitet veprimesh.
 
edhe shpeshherë degjohet se permes muzikes njeriu behet me i lumtur, por nuk eshte e vertet.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back