Kërcënim me tritol gjyqtarit të Pogradecit

sweetzzinna

Dum spiro, spero くる
Shpërthimi në garazhin e gjyqtarit Liradin Lila ka shkaktuar panik tek banorët e Pogradecit. Policia, në kërkim të autorëve Shkatërrohet makina e gjyqtarit Liradin Lila. Pista më e mundshme: Hakmarrje për shkak të detyrës
POGRADEC- Kërcënim me tritol gjyqtarit të Pogradecit. Rreth orës 22.00të mbrëmjes së djeshme, një shpërthim i fuqishëm ka tronditur lagjen nr.1 të qytetit, duke shkaktuar panik tek banorët. Sipas burimeve të policisë lokale, që kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje mësohet se eksplozivi është vendosur nga persona ende të panjohur, në garazhin ku mbante makinën e tij gjyqtari Liradin Lila,i cili deri pak kohë më parë ishte kryetari i Gjykatës së Pogradecit. Fatmirësisht nuk ka patur dëme në njerëz, pasi garazhi i makinës së Lilës ishte në bodrumin e betonuar të pallatit ku ai banon, buzë liqenit. “Si rezultat i shpërthimit është shkatërruar makina Golf në ngjyrë të zezë e gjyqtarit Liradin Lila”,-bënë me dije mbrëmë, zyrtarë të policisë në vendngjarje. Shpërthimi ka qenë shokues, pasi pallati ndodhej buzë liqenit dhe fare pranë shëtitores së qytetit, ku ka patur shumë kalimtarë dhe pushues.
Të sinjalizuar për ngjarjen e rëndë, në vendin e shpërthimit kanë mbërritur jo vetëm drejtuesit e policisë së Pogradecit, por edhe ekspertë të antiterrorit të drejtorisë së Korçës. Hetimet për zbulimin e autorëve, por edhe të motivit të kësaj ngjarjeje kanë filluar menjëherë, ndërsa dyshimet e para bien mbi profesionin e gjyqtarit. Liradin Lila ka rreth 16 vjet qëshërben në gjykatën e Pogradecit, ku për 15 vjet ka qenë kryetar gjykate dhe vetëm para pak muajsh është zëvendësuar nga Niko Rrapi, i zgjedhur nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë.
Hakmarrje për shkak të detyrës. Kjo është pista kryesore e hetimit për shpërthimin e eksplozivit në makinën e gjyqtarit të Pogradecit. Banorë të zonës bënë me dije mbrëmë për “Shekullin” se Liradin Lila ka shkuar të banojë tek blloku i ri i pallateve buzë liqenit gjatë muajve të fundit, ndërsa zotëronte edhe një garazh për makinën e tij, një “Golf” i zi tresh. Ky është shpërthimi i dytë brenda pak ditësh që trondit Pogradecin, duke pasur si objektiv punonjës të rendit dhe gjyqësorit. Pak ditë më parë, shpërthimi ndodhi tek ish- shefi i krimeve të Elbasanit, që banonte në Pogradec, Lytfi Bufit, ndërsa mbrëmë u kërcënua me tritol ish-kreu i Gjykatës së këtij rrethi. Për shkak të errësirës, policia rrethoi vendin e ngjarjes, duke e shtyrë ekspertizën e plotë për ditën e sotme. “Në kushtet e një errësire të plotë ishte e pamundur të kryhej ekspertiza dhe të përcaktohej lloji i eksplozivit dhe sasia e përdorur.Vendi po ruhet me policë, ndërkohë që po hetohet në disa pista të mundshme, kryesisht mbi çështjet që ka pasur gjyqtari Lila gjatë kohëve të fundit”,-bëri me dije policia e Pogradecit.

TRITOLI
Shpërthimi në pallatin buzë liqenit ka shkaktuar panik mes banorëve të Pogradecit. Për pak kohë u zbulua se atentati kishte si objektiv gjyqtarin e këtij rrethi, Liradin Lila

PISTAT
Kërcënim për shkak të detyrës. Kjo është pista kryesore mbi të cilën po heton policia, për të zbuluar autorët e vendosjes së eksplozivit në garazhin e gjyqtarit që ka drejtuar për 15 vjet Gjykatën

Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top