braziljania
Anëtar i Nderuar
As këpucët e rrafshëta nuk janë të padëmshme
Prej se janë bërë sinonim i modës së lartë dhe feminilitetit, takat “stilleto” kanë famë të keqe si të dëmshme për shëndet, por ekspertët thonë se as këpucët e rrafshëta nuk janë hiç më të mira. Këpucët e rrafshëta mund të jenë të dëmshme për shkak se ndikojnë në tendosjen e muskujve dhe të tetivës së Akilit, me ç’rast dhembja mund të shfaqet vetëm pak ditë pas përdorimit të këtyre këpucëve.
- Gjatë katër viteve të fundit është rritur numri i lëndimeve për shkak të përdorimit të këpucëve të rrafshëta, ngase shputat nuk janë të krijuara për këtë lloj këpucësh – thotë ortopedi Majk O’Nil, i cili shton se lartësia optimale e takave duhet të jetë rreth 2,5 centimetra. Këpucët e rrafshëta mund ta deformojnë shputën në drejtim të brendshëm, por edhe mund të shkaktojnë dhembje dhe shtrëngim. Në rastin më ekstrem, këto këpucë mund të shkaktojnë edhe artrit të nyjave.
Telashet me rastin e bartjes së këpucëve me taka të larta nuk paraqesin çmim tepër të lartë për një ecje seksi dhe për “zgjatjen” e figurës, sidomos pasi që shkencëtarët kanë konstatuar se bartja e këpucëve me taka, duke ndikuar në zhvillimin e muskujve të pelvikut (legenit), ndikojnë pozitivisht në forcimin e orgazmave të shumëfishta. Por, në anën tjetër, nëse i bën këmbët copë e grimë duke bartur këpucë me taka, atëherë zor se mund të jesh në gjendje që të bësh “akrobacione” në shtrat. Takat tepër të larta shkaktojnë rritjen e presionit në pjesën e poshtme të boshtit të kurrizit, duke rrezikuar shtrembërimin e tij.
Ekspertët thonë se më së miri është që herë të bartim këpucë me taka (jo tepër të larta), e herë të rrafshëta./kosova-sot