Këpucët: اfarë zbulojnë për femrat dhe meshkujt

Love

βeℓℓe â๓e
Më thuaj çfarë këpucësh ke veshur, të të them kush je. Këpucët zbulojnë personalitetin e atij që i ka veshur, thonë studimet

kepucet-1-150x150.jpg
kepucet-2-150x150.jpg
kepucet-3-150x150.jpg
kepucet-4-150x150.jpg


Sipas një studimi të mëparshëm të Universitetit të Kansasit, pjesëmarrësit ishin në gjendje që të përcaktonin saktë të dhënat e personave vetëm duke parë këpucët e tyre. Nuk ishte aspak e vështirë për të anketuarit të gjenin gjininë, moshën, të ardhurat, madje edhe mënyrën sesi personat i ndërtonin marrëdhëniet e tyre shoqërore dhe dashurore.

Këpucët e shtrenjta u përkisnin personave me të ardhura të mëdha, këpucët që binin shumë në sy dhe me ngjyra u përkisnin personave që shqetësohen më shumë për pamjen e jashtme sesa për ndjenjat dhe këpucët jo të reja, por të pastra, u përkisnin personave me ndërgjegje të lartë.

“Pavarësisht të dhënave që lëshojnë këpucët, ato nuk munden kurrsesi të përcaktojnë shkallën e bukurisë dhe tiparet e fytyrës së një personi”, u shprehën studiuesit e Universitetit të Kansasit.

اfarë tregojnë këpucët për femrat?

Këpucët balerina.
Këto lloj femrash preferojnë të mos rriten shpejt, ato dëshirojnë të jenë akoma fëmijë dhe “princesha e babait”. Këto vajza janë përgjithësisht romantike.

Sandalet me takë të lartë. Keni përpara jush një vajzë që mendon se këpucët janë një objekt më i shtrenjtë nga ç’duken për shumicën e njerëzve. Ka shumë mundësi që ajo të ketë një koleksion të pafund këpucësh në shtëpi. Femrat që veshin sandale me taka të larta janë të organizuara mirë.

اizmet me qafa të gjata dhe me taka të larta. Femrat që i veshin këto lloj çizmesh nuk janë edhe aq “të pafajshme”, ka shumë mundësi që ato të kenë përvoja të shumta se.ksuale.

Këpucët e sheshta. Këto vajza mund të mos jenë edhe shumë të dhëna pas modës, atyre u pëlqen më shumë rehatia e trupit dhe këmbës. Janë të thjeshta, por mund të shndërrohen papritur në “vajza të këqija”.

Sandalet me taka të larta dhe me rripa. Këto femra nuk janë edhe aq të lehta për t’u kuptuar. Atyre u pëlqen të ndjekin modën dhe kanë shumë vetëbesim. Në mjedise normale këto vajza nuk janë shumë të dhëna pas meshkujve, por në festa kalojnë një kohë të këndshme me ta.

Atletet. Tregojnë se keni të bëni me një vajzë të shtruar, që po i merr gjërat ngadalë, shumë e dhënë pas muzikës dhe shumë origjinale në marrëdhëniet me meshkujt dhe femrat. Kushtojini rëndësi këtyre vajzave, ato janë një surprizë e llojit femëror.

Këpucë leopard, me majë dhe takë. Këto femra e dashurojnë modën, por nga ana tjetër janë shumë të dhëna pas lojërave se.ksuale. Ndonëse në dukje të vështira, ka mundësi që të mos bëjnë jetën e shtrenjtë që pretendojnë.

اfarë tregojnë këpucët për meshkujt?

اizmet. Mashkull me qëndrim të ngurtë, i guximshëm dhe serioz. اizmet janë të përshtatshme jo vetëm për punë, por edhe në fundjava. Ato japin një pamje shumë mashkullore, ndonëse duhet të vishen në motin e duhur. اizmet me pak qafë janë një kombinim i mirë për meshkujt, që dëshirojnë të përziejnë pamjen e punës me atë të modës dhe fundjavës.

Shapkat. Janë një tregues i mirë për një mashkull, që kërkon të çlodhet dhe të duket i shkujdesur. Edhe këtë verë sandalet dhe shapkat e hapura do të jenë shumë të përhapura mes të rinjve. Stilisti Xhuljan këshillon që të zgjidhni ngjyrat e duhura për të qenë sa më pranë gjendjes tuaj shpirtërore.

Kambalet. Mashkulli që vesh kambale është me këmbë në tokë. Atij i pëlqen të jetë serioz dhe të ruajë origjinalitetin, pa e ndjekur shumë modën, por edhe pa e lënë atë pas dore. Meshkujt që veshin kambale janë përgjithësisht shumë mashkullorë dhe me një sjellje të ngurtë.

Këpucët. Meshkujt që veshin këpucë, tregojnë se janë shumë të informuar në lidhje me botën dhe se janë të zgjuar e në njëfarë mënyre edhe të pushtetshëm. Këpucët për një mashkull janë si fustanet për një femër. Ato tregojnë shumë për të dhe i japin atij një pamje sa serioze, aq edhe të moderuar.

Atletet. Në kohët e sotme, atletet nuk janë thjesht simbol i një personaliteti sportiv. Meshkujt që veshin atlete janë bashkëkohor, trendi dhe tipa interesantë. Stilistët këshillojnë që të gjeni formën dhe ngjyrën e duhur, për t’ju afruar sa më shumë mesazhit që doni të përcillni përmes tyre.
G.Shqip
 
Titulli: Këpucët: اfarë zbulojnë për femrat dhe meshkujt

Qeka i çik si studim kot pasi një femer ska vetem 1 lloj pale kepucesh...une i kam te gjitha ato qe jane liste per shembull, pavaresisht se i dite mund te vesh atlete, 1 dite tjeter kepuce balerina, ne dimer çizme...i bie ti kem te gjitha ato personalitetet.
 
Titulli: Këpucët: اfarë zbulojnë për femrat dhe meshkujt

Këpucët e sheshta. Këto vajza mund të mos jenë edhe shumë të dhëna pas modës, atyre u pëlqen më shumë rehatia e trupit dhe këmbës. Janë të thjeshta, por mund të shndërrohen papritur në “vajza të këqija”.

Nuk eshte e vertete aspak ,,tani shum inn jan kepucet e sheshta.,,perveq balerin tjerat i veshe dhe ndihem ok cdo her.
 
Titulli: Këpucët: اfarë zbulojnë për femrat dhe meshkujt

meshkujt me shapka? thjesht...argh si duroj dot
 
Titulli: Këpucët: اfarë zbulojnë për femrat dhe meshkujt

Kto femrat me kpuc leopardi dhe me strece leopardi jam tu kerku lol , domethen trecereku i shqiperis qeka i dhen pas lojrave ****uale se vishen leopard hahahahah ktu ja ka fut kot studimi , se kto femrat qe vishen leopard sa me u duk vishen se si kur kan vdek jan ne krevat si gjo e ngordhet .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top