Kepler 22-b, planet “binjak i Tokës”

kepler22-b.jpg

Astronomët kanë konfirmuar zbulimin e planetit me ngjashmërinë më të madhe me Tokën, i quajtur Kepler 22-b.

Planeti, thonë astronomët është i banueshëm me një temperaturë mesatare rreth 22 gradë celcius dhe rrotullohet rreth një ylli, jo fort të ngjashëm me Diellin tonë. I quajtur Kepler 22-b, planeti është 15 përqind më afër me yllin e tij, krahasuar me distancën mes Tokës dhe Diellit tonë.

Kepler 22-b, ndodhet 600 vjet dritë dhe 2.4 herë më i madh në përmasa se Toka.

Zbulimi u prezantua gjatë një konferencë të një grupi astronomësh, të cilët thanë se ende nuk janë të sigurtë nëse planeti “binjak i Tokës” përbëhet nga gazi, lëngje të tjera, apo shkëmbinj. Ata thanë se Kepler 22-b, bashkë me 1094 planete të tjerë, do të jenë objekt studimesh më të thella në vitet e ardhshme, për të ditur më shumë për ta.


Top-Channel
 
Pe: Kepler 22-b, planet “binjak i Tokës”

Fantastike, ,..sa keq qe nuk kemi jete disa shekullore ,,qe ti shijojme zbulimet e njepasnjeshme te universit,,ne te cilin jemi dhe ne pjes...
Ehe ne ka mundesi qe jemi vetem nje pike e vogel e banueshme ne univers..ne krahasim me popullimin e universit me jete dhe me forma te ndryshme jetesore.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top